• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Kallëzoi në SPAK familjen Berisha dhe besnikët e tij, Kokalari publikon dokumentat: Si u mor peng PD, roli i televizionit të Shkëlzenit dhe ‘trashëgimia’ te Argita! 3 njerëzit kyç në parti

22/05/2026
in Kryesore, Politikë
Kallëzoi në SPAK familjen Berisha dhe besnikët e tij, Kokalari publikon dokumentat: Si u mor peng PD, roli i televizionit të Shkëlzenit dhe ‘trashëgimia’ te Argita! 3 njerëzit kyç në parti

Aktivistja e Partisë Demokratike, Evi Kokalari (e përjashtuar nga gara për kreun e PD-së), ka publikuar sëfundi rreth 20 faqe dokumenta, për padinë e bërë në SPAK kundër Sali Berishës, anëtarëve të familjes së tij dhe disa drejtuesve të lartë të PD-së.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kokalari njofton se si bazë për kallëzimin në SPAK ka përdorur ‘skemën se si u mor PD-ja peng që nga Kuvendi më 30 Prill 2022 e deri më sot.’

Më tej Kokalari flet për pazare mes Sali Berishës dhe eksponentëve të tjerë të PD-së nga njëra anë dhe mazhorancës socialiste nga ana tjetër, që sipas saj kanë rezultuar me përfitimin korruptiv të disa pasurive.

Akuza të forta Kokalari ka hedhur edhe ndaj Albana Vokshit, për ato që ajo i cilëson si “afera korruptive të së shkuarës, si pusët e naftës që Albana Vokshi, ndërkohë që ishte pjesë e bordit të Alb-Petrol, ka aprovuar për Arjan Tartarin (i njohur si babai i fëmijëve të saj), dhe ky konçesion, sipas të dhënave të vendimit të ICC (International Court Arbitration) lidhen direkt me mbrojtjen që asaj dhe Argita Berishës, Sali Berishës, u nevojitet për t’u mbrojtur nga SPAK dhe drejtësia.”

Në dokumentin e dorëzuar në SPAK nga Kokalari dhe të publikuar nga vetë aktivistja demokrate, flitet për përdorimin e Syri Tv për të bërë propagandë të hapur që i shërben korrupsionit të familjes Berisha. Kjo skemë sipas Kokalarit, shkel nenin 257, nenbin 245 dhe nenin 242 të kodit penal.

“Të gjitha faktet formojnë një skemë të integruar korrupsioni politiko-ekonomik ku marrja peng e partisë nga familja Berisha dhe instalimi i deputetëve për të mbrojtur interesat e tyre private si dhe perdorimi i Syri TV per te bere propagande te hapur qe i sherben korrupsionit te familjes Berisha, është mekanizmi kryesor. Kjo skemë shkel sistematikisht nenin 257, nenin 245 dhe nenin 242 të kodit penal”, thuhet mes të tjerash në dokument.

Më tej në dokument Kokalari thekson se Sali Berisha ka përgatitur që Partinë Demokratike t’ja lërë vajzës së tij, Argita Malltezit. Por Kokalari e kundërshton fuqishëm marrjen e drejtimit të PD-së nga Argita, e cila sipas saj, nuk ka asnjë kontribut në këtë forcë politike.

“Gjatë një dreke në rezidencën e Presidentit Ilir Meta në shtator të 2021, më është thënë nga Çim Peka, që ishte prezent, se Argita Malltezi Berisha ishte personi i duhur për të marrë drejtimin e partisë dhe se Shkëlzen Berisha donte që ajo të zëvendësonte Sali Berishën. Argita Malltezi nuk ka asnjë kontribut konkret dhe direkt në PD, përveç kontrollimit të saj nga komoditeti i shtëpisë. Këtu kam parasysh aktivitetet e saj në 35-vjeçarin e fundit“, thuhet në dokument.

Më tej në dokumentin e publikuar nga Kokalari theksohet se Partia Demokratike kontrollohet nga Sali Berisha dhe 3 persona të tjerë, të cilët janë Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Albana Vokshi.

Sipas Kokalarit, të tre personat e sipërpërmendur janë njerëzit e besuar në PD të Sali Berishës dhe të birit të tij, Shkëlzenit.

“Belind Këlliçi ishte kryetar i FRPD në atë kohë. Albana Vokshi ishte kryetare e Forumit të Gruas. Albana, me sa më është thënë, bëri të njëjtën gjë. Këshilli Kombëtar duhet të kishte 150 veta për zgjedhje, plus kryetarët e degëve dhe deputetët. Forumi i Gruas kishte një kuotë 30% të vendeve dhe 30% e kishte Forumi Rinor. Pra 60% e Këshillit Kombëtar zgjidheshin nga Belind Këlliçi dhe Albana Vokshi direkt. Prandaj edhe këto dy pozicione ishin të një rëndësie shumë të madhe.

Flamur Noka ishte në krye të kryetarëve të degëve dhe ai i kishte instaluar ata në javët e fundit para Kuvendit. Pra, këta tre veta kontrollojnë të gjithë partinë, por janë gjithashtu njerëzit më të besuar të Sali Berishës dhe Shkëlzenit. Asgjë nuk bëhet pa aprovimin e njërit ose tjetrit, edhe pse në më të shumtën e rasteve Berisha me të birin mund të thonë dy gjëra të ndryshme sepse nuk komunikojnë gjithë kohën dhe shumica i drejtohen Shkëlzenit”, thuhet më tej në dokument.

Reagimi i Kokalarit krah dokumentave të publikuara:

Kallëzimi në SPAK, me të gjithë dokumentat shoqërues, është gati 20 faqe.

Si bazë, kam pasur ndërtimin e skemës se si u mor PD-ja peng që nga Kuvendi më 30 Prill 2022 e deri më sot. Gjithashtu, kam lidhur se si këto manipulime të vitit 2022 (Këshilli, Kryesia, FRPD, Primaret e Bashkive) kanë qenë baza e pazarëve që pasuan, dhe jo vetëm. (Kulla Malit)

Për aferet korruptive të së shkuarës, si shembull kam marrë pusët e naftës që Albana Vokshi, ndërkohë që ishte pjesë e bordit të Alb-Petrol, ka aprovuar për Arjan Tartarin (i njohur si babai i fëmijëve të saj), dhe ky konçesion, sipas të dhënave të vendimit të ICC (International Court Arbitration) lidhen direkt me mbrojtjen që asaj dhe Argita Berishës, Sali Berishës, u nevojitet për t’u mbrojtur nga SPAK dhe drejtësia.

Pra, kam ndërtuar pikërisht skemën se si marrja peng e PD-së lidhet direkt me korrupsionin e tyre të shkuar dhe aktual.

Bashkangjitur keni disa pjesë të kallëzimit, dhe provat se si u manipuluan zgjedhjet e Këshillit Kombëtar, që është baza e mbajtjes së kontrollit të PD-së.

Pra, në 20 faqe kam përshkruar se si është ndërtuar sistemi korruptiv i sotëm. Mos dyshoni, e njëjta situatë është edhe në PS, dhe pas klanit të Berishës, do të merremi me ata të anës tjetër.

Por sot, për t’u marrë me PS-në, pengesë kryesore është familja Berisha dhe këta që i mban rrotull.

Disa nga pikat dhe faktet e kallëzimit i gjeni më poshtë:

Më të lexuarat

  • Kallëzoi në SPAK familjen Berisha dhe besnikët e tij, Kokalari publikon dokumentat: Si u mor peng PD, roli i televizionit të Shkëlzenit dhe ‘trashëgimia’ te Argita! 3 njerëzit kyç në parti

    Kallëzoi në SPAK familjen Berisha dhe besnikët e tij, Kokalari publikon dokumentat: Si u mor peng PD, roli i televizionit të Shkëlzenit dhe ‘trashëgimia’ te Argita! 3 njerëzit kyç në parti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Makthi i “njëkohësisë”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 5 kapituj në tryezë, çfarë pritet në Konferencën e 26 majit BE-Shqipëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosje e re korrupsioni për Jamarbër Malltezin: A ka përfituar para në këmbim të VKM-ve të Berishës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Autoriteti Kombëtar Kibernetik paralajmëron qytetarët: Kujdes nga faqet false që imitojnë e-Albania, synojnë vjedhjen e të dhënave personale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • BE jep “dritën jeshile” për konferencën e radhës me Shqipërinë, takimi më 26 maj!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Qendrat në Shqipëri po pastrojnë Italinë nga kriminelët”, deklarata që po trondit Romën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aeroporti i Vlorës, Pacolli ‘ultimatum’ Ramës: Ke afat deri më 28 maj, ndryshe…

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosja/ Qendra luksoze ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar, detoksifikim dhe shkrirje yndyre me paratë e korrupsionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I akuzuar si vrasës me pagesë, Sabah Nuzi mbyllet në regjimin “41biss”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!