AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

“Qendrat në Shqipëri po pastrojnë Italinë nga kriminelët”, deklarata që po trondit Romën

by Alb Times
22/05/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
“Qendrat në Shqipëri po pastrojnë Italinë nga kriminelët”, deklarata që po trondit Romën
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Në pesë muajt e parë të këtij viti, mbërritjet e parregullta janë ulur me 54% krahasuar me të dhënat e konsoliduara të vitit të kaluar, i cili vetë kishte regjistruar një rënie prej 60% krahasuar me periudhën kur morëm detyrën”.

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, gjatë Festivalit të Ekonomisë në Trento, paraqiti shifrat që lidhen me luftën kundër emigracionit të paligjshëm gjatë mandatit të kësaj qeverie, duke thënë se ato dëshmojnë rezultatet e arritura, pavarësisht përpjekjeve të ndryshme për të penguar politikat e kontrollit.

Ai shtoi se “po vazhdojmë një angazhim për ta bërë më efikas procesin e riatdhesimeve. Kemi rritur raportin mes riatdhesimeve dhe mbërritjeve të parregullta nga 10,2% në 34%. Ky është rezultat i punës që po bëjmë dhe i marrëdhënieve shumë të rëndësishme ndërkombëtare”.

Sipas Piantedosit, qasja italiane ndaj emigracionit është bërë me kalimin e viteve edhe qasje europiane, pavarësisht kritikave ndaj kryeministres Giorgia Meloni për një izolim të pretenduar ndërkombëtar. Ai tha se këtë e dëshmon edhe Pakti i ri Europian për Migracionin, i cili, sipas tij, konfirmon dhe forcon modelin e Shqipërisë.

Projekti italian në Shqipëri, tha ministri, është kundërshtuar që në fillim, por po tregon se është një instrument efektiv që po merret si shembull edhe nga vende të tjera europiane.

“Është një operacion inovativ, që do të karakterizojë të ardhmen tonë. Shpenzimet janë bërë kryesisht për investime, madje përpara menaxhimit të strukturave. Personeli i policisë i angazhuar në qendër është 200 njësi dhe jo 500”, deklaroi ai, duke iu referuar edhe hyrjes në fuqi të rregulloreve europiane.

Ministri iu përgjigj gjithashtu kritikëve që gjatë muajve dhe viteve të fundit kanë folur për shpërdorim fondesh dhe dështim të projektit. “Në vitin 2025, për Qendrën e Riatdhesimeve në Shqipëri janë shpenzuar 50 milionë euro. Fondi i parashikuar në buxhet ka një mbulim maksimal vjetor prej 134 milionë eurosh. Kemi riatdhesuar 84 persona, mes tyre të dënuar për vrasje, dhunë seksuale ndaj të miturve, vjedhje dhe trafik droge”, tha Piantedosi.

Ai krahasoi këtë operacion me misionin “Mare Nostrum”, për të cilin deklaroi se “solli në Itali 500 mijë persona në tre vite, nga të cilët 70-80% nuk kishin të drejtë për mbrojtje ndërkombëtare”, duke shtuar se operacioni kishte “një kosto prej 8 miliardë lirash: në një vit u shpenzuan 110 milionë”.

“Më mirë të shpenzohen 50 milionë euro për të riatdhesuar 84 persona të rrezikshëm apo të lejohen të hyjnë qindra mijëra njerëz pa të drejtë që më pas i kushtojnë miliarda euro sistemit tonë të pritjes?”, pyeti ministri, duke e cilësuar këtë si një pyetje retorike.

Piantedosi theksoi se emigracioni “është dhe duhet të jetë mbi të gjitha një mundësi”, por paralajmëroi se “të mohosh faktin se ai mund të jetë edhe një problem që kërkon menaxhim dhe kompleksitet, do të thotë të bësh një operacion ideologjik që nuk na çon askund”.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Paditi Veliajn dhe zyrtarë të tjerë në SPAK, denoncuesi Nesti Angoni fshihet pas emrit të Monika Sojlit

28/11/2026

LIVE! Njerëz me maska në krye të protestës! Nisin aktet e dhunës në Tiranë, shkulen pllakat e bulevardit dhe semaforët!

28/11/2026

Prekazi shënon 28 Nëntori, nderohet Dita e Flamurit dhe ditëlindja e komandantit Adem Jashari

28/11/2026

Tabaku i bashkohet protestës te Sheshi Skënderbej: Shqipëria ndodhet në udhëkryq

28/11/2026

‘Gëzuar 28 Nëntorin’, Berisha: Sot protestë kombëtare, të gjithë në shesh

28/11/2026

Si duhet të jetë Kryebashkiaku i Tiranës 2030?!

28/11/2026

FOTO / Të rinjtë me maska dhe shkopinj nisin përgatitjen kundër Policisë: Gati për luftë!

28/11/2026

Ambasada gjermane uron shqiptarët për 28 Nëntorin: Mbështesim Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

28/11/2026

Parzmoret me flamurin kuqezi, gjesti simbolik i policisë në ditën e protestës

28/11/2026

Meloni telefonon Zelenskyn, presidenti ukrainas kërkon falje për operacionin në Libi: Italia nuk u informua

28/11/2026

PAMJE ME DRON / Nis protesta e mbështetur nga PD, ja pjesëmarrja në sheshin ‘Skënderbej’

28/11/2026

Ministri i Jashtëm i Kroacisë uron në shqip: Gëzuar 28 Nëntorin! Rroftë miqësia jonë!

28/11/2026

Skema KAYO propozohet dhe në Shëndetësi, “MedAL” hidhet për konsultim publik

28/11/2026

Kosova uron Shqipërinë | Shiroka-Pula: Flamuri na bashkon, Kurti: Pavarësia nuk erdhi nga qielli

28/11/2026

NATO urim për Pavarësinë e Shqipërisë: Aleanca jonë është themeli i mbrojtjes së përbashkët

28/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Paditi Veliajn dhe zyrtarë të tjerë në SPAK, denoncuesi Nesti Angoni fshihet pas emrit të Monika Sojlit
  • LIVE! Njerëz me maska në krye të protestës! Nisin aktet e dhunës në Tiranë, shkulen pllakat e bulevardit dhe semaforët!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.