AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Dosja/ Qendra luksoze ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar, detoksifikim dhe shkrirje yndyre me paratë e korrupsionit

by Alb Times
22/05/2026
in Kryesore, Politikë
0
0
Dosja/ Qendra luksoze ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar, detoksifikim dhe shkrirje yndyre me paratë e korrupsionit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dosja e SPAK-ut për disa nga episodet korruptive të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit ka zbuluar edhe një nga qendrat që ka frekuentuar çifti politik për t’u dobësuar dhe tonifikuar, si gjithnjë me para që buronin nga aferat e tyre me pasuritë dhe paratë publike. Bëhet fjalë për Lanserhof Lans Austria’s një nga qendrat më të famshme për detoksifikimin, matjen dhe përmirësimin e parametrave shëndetësor.

Sipas dosjes së SPAK-u, bazuar në përgjigjen e letërporosisë që kanë dhënë autoritetet austriake, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nga viti 2013 deri në vitin 2023 kanë shpenzuar 98 mijë euro në qendrën e detoksifikimit në Lanserhof të Austrisë. Meta dhe Kryemadhi nuk i kanë deklaruar këto shpenzime sipas ligjit në ILDKPKI. Dhe frekuentimi i kësaj qendre përfshin vetëm një pjesë të shërbimeve për transformimin e pamjes së jashtme.

Sipas prokurorëve, Meta dhe Kryemadhi nuk i kanë deklaruar shpenzimet pasi nuk i justifikonin me të ardhurat e ligjshme. Koha kur Meta dhe Kryemadhi kanë nisur të frekuentojnë qendrën përkon me kohën kur çifti nisi të shfaqej më i dobët në publik.

Sipas dosjes së SPAK-ut, Meta dhe Kryemadhi kanë shpenzuar dhjetëra mijëra euro edhe në klinika dhe qendra të tjera për shërbime shëndetësore dhe estetike.

Monika Kryemadhi ka frekuentuar klinikën Domus Medica në San Marino. Tek kjo klinikë ka marrë shërbime dobësimi edhe vajza e çiftit Meta-Kryemadhi, Bora.

Ndërkaq, sipas dosjes, Ilir Meta dhe Bora kanë marrë shërbime me vlerë dhjetëra mijëra euro në një spital privat në Austri. Bëhet fjalë për Confraternität Private Hospital një nga spitalet më të njohur në Evropë.

Pas vitit 2013, Monika Kryemadhi, Ilir Meta dhe fëmijët e tyre kanë shpenzuar gjithashtu dhjetëra mijëra euro për blerje në dyqanet e Londrës dhe vende të tjera, pushime, udhërime dhe për frekuentim të hoteleve luksoze, shpenzime të cilat në asnjë rast nuk i kanë deklaruar sipas ligjit në ILDKPKI pasi nuk i justifikonin me të ardhura të ligjshme. Pavarësisht këtyre fakteve, Meta dhe Kryemadhi pretendojnë se SPAK nuk ka prova dhe se procesi ndaj tyre është politik.

ShareTweetPin

Lajmet e fundit

Lëkundje të forta tërmeti në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Himarës

30/08/2026

A ia vlen të blesh një shtëpi për ta dhënë me qira?

29/08/2026

Edhe të lë prift, edhe të rruan mjekrën

29/08/2026

Shpërthimi me 6 të lënduar në Lezhë, flet i afërmi i familjes Kola: Sajmiri martonte nesër vajzën e vëllait! Fillimisht kujtova se u ça ndonjë gomë kamioni

29/08/2026

Takimi special në burgun e Drenovës, Laert Haxhiu dhe modelja kosovare në bashkëjetesë! Firmosën kontratën para noterit

29/08/2026

Protesta përçahet! Alfred Cako dhe grupi i “intelektualëve” me plan të ri: Të bllokojmë rrugët!

29/08/2026

Producentja e “Big Brother VIP Kosova 5”, Olsa Muhameti zbulon detaje: Ky edicion nis në tetor

29/08/2026

Rozana Radi ndez rrjetin nga Capri, këngëtarja shqiptare pozon me bikini në jaht

29/08/2026

Plas në “Elbasan Arena”, presidenti i Vllaznisë godet me grusht arbitrin

29/08/2026

Tragjedi në Vaun e Dejës! Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën roja i lokalit dhe elektricisti

29/08/2026

Bildt ngre alarmin për Ballkanin: Flitet më shumë për hakmarrje se për pajtim, historia mund të përsëritet

29/08/2026

Ky është personi që mund të të ndryshojë jetën, sipas datës kur ke lindur

29/08/2026

Pas ndarjes Roza Lati gjen dashurinë? Moderatorja surprizohet me 500 trëndafila të kuq

29/08/2026

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Lezhë, plagosen 6 persona; 3 prej tyre në gjendje të rëndë!

29/08/2026

Çfarë do të ndodhë me Tiranën? Rama shkon në periferi me drejtuesit politikë dhe deputetët

29/08/2026
Facebook Twitter LinkedIn Instagram RSS
AlbTimes

Categories

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

Recent Posts

  • Lëkundje të forta tërmeti në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Himarës
  • A ia vlen të blesh një shtëpi për ta dhënë me qira?
  • Edhe të lë prift, edhe të rruan mjekrën

Categories

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.