Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Bujar Nallbani ka komentuar së fundi situatën brenda PD dhe zgjedhjet brenda strukturës politike. Ai është shprehur se në rast se në zgjedhjet e 23 majit, do të kishte edhe kandidatë të tjerë në garë, Berisha nuk do të zgjidhej kryetar.
Këtë deklaratë Nallbani e bëri në Report Tv, ku shtoi se në rast se do të kishte garë reale në PD, në fakt kreu demokrat do të mundej edhe nga ish-pretendenjta Mereme Sela.
“Përtej Saliut nuk ka PD. Dhe gjithçka do prevalojë vetëm me këtë person. Saliu nuk jep të ardhme. Është katandisur një korrac Saliu, me 40 të mbyllur brenda listës së tij, që e mbrojnë Saliun dhe Saliu mbron këta. U jep afera, i ka bërë milionerë, i ka rregulluar dhe nuk çahet më ajo parti. Unë mendoj se edhe nëse ikën Saliu nga ajo parti, ajo parti nuk ka të ardhme, sepse duhet të ikin edhe këta 40 deputetët që e rrethojnë. Unë them se edhe kupola e vjetër duhet të shkatërrohej dhe atëherë kjo parti do të vinte në pushtet dhe do ta mbështette gjithë populli. Edhe Sela do e mundte Berishën”, tha Nallbani.

