AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Editorial

Nga kastravecat në Kuvend te dosjet e Hipotekës/ Denoncimi: Bëmat e Saimir Korreshit me pronat në Lushnje

by SHT Media
18/05/2026
in Editorial
6
0
Nga kastravecat në Kuvend te dosjet e Hipotekës/ Denoncimi: Bëmat e Saimir Korreshit me pronat në Lushnje
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Duke u shfaqur herë me kastraveca e shalqinj në duar, e herë duke folur për minj e mace në foltoren e Kuvendit, Saimir Korreshi duket se ia ka arritur qëllimit për të ‘ndërruar lëkurë’ duke u bërë viral në rrjet.

Deputeti demokrat i Lushnjes me zotësinë e tij për ta banalizuar çdo diskutim, duket se e ka fshehur paq të shkuarën e tij që sipas denoncimeve, ka qenë problematike dhe të diskutueshme kur drejtonte hipotekën në Lushnje.

Sot, pakkush e di që Korreshi ka mbatjur pozicione të larta në administratën e Sali Berishës dhe ka shkaktuar jo pak probleme pronash në Lushnje.

Në Lushnjen që nuk guxoi të kandidonte me fuqinë e tij në listë të hapur, por duke u ‘fshehur’ nga Berisha në listë të mbyllur. E nëse Lushnja e Berishës mbahet mend për Rrapush Xhaferrin, preshin e Tritan Shehut apo bandat nga e Aldo Bares tek Loshi i Karbunarës, asaj i shtohen edhe bëmet që ka bërë Korreshi në rolin e ish-kreut të Hipotekës.

Madje përveç aktrimit të sotëm, Saimir Korreshi e kalon përciptazi faktin se ka qenë Inspektor i Hipotekës në Tiranë e më pas Kryeregjistrues i ZVRPP Lushnje.

Media jonë disponon një dosje të plotë që e nxjerr zbuluar Saimir Korreshin për firmat që ka hedhur në qytetin e tij.

Tjetërsimi i pronave në zonat më të lakmuara të Lushnjes, siç janë Kolonja, Ardenica etj. janë nga rastet që Saimir Korreshin e kanë çuar deri në dyert e Prokurorisë.

Denoncimet e qytetarëve të prekur nga firma e ish-Kryeregjistruesit të Hipotekës Lushnje janë një tjetër dëshmi e manovrave që Korreshi ka bërë, deri në nivelin që Korreshi u afrua në PD për t’u bërë më pas deputet.

Në dokumentacionin origjinal që ne disponojmë, duket qartë jo vetëm firma e Saimir Korreshit në një Certifikatë Pronësie të vitit 2010, por edhe praktikat e dyshimta të regjistrimit të disa pronave. Pa llogaritur këtu rastet e abuzimeve me legalizimet, apo siç është rasti më i rëndë: Falsifikimi i Certifikatave të Pronësive për qëllime elektorale.

Në një denoncim të shtetasit L.S, drejtuar këtë vit Agjencisë së Kadastrës Shtetërore, denoncohet skandali si më poshtë duke listuar edhe rasyet që e kanë çuar Saimir Korreshin të bëjë çorap pronat e Lushnjes:

“Arsyeja e parë, lidhej me mashtrimin e banorëve të zonave që kishin për të regjistruar pasurinë e tyre nga ish drejtuesit e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lushnje, kjo për qëllime të qarta elektorale si për zgjedhjet parlamentare të viteve 2009 dhe 2013, si dhe, për zgjedhjet vendore të vitit 2011.

Arsyeja e dytë, lidhej me afera krejt korruptive, ku banorë të këtyre zonave pajiseshin me certifikata pronësie për sipërfaqe banese, tokë truall apo tokë are, në një kohë që, nuk rezultonte brenda zyrave të ishte dokumentacioni i nevojshëm për posedimin prej tyre të këtyre pronave. Më pas, këta shtetas që përfitonin nga këto certifikata të falsifikuara për pasuri të paluajtshme, i shisnin këto pasuri te persona të tjerë, duke i mashtruar blerësit e tyre, e duke siguruar të ardhura nga mashtrimi”.

Në denoncmin në fjalë, shtetasi L.S me banim në Lushnje tregon sesi certifikatat e lëshuara nga Korreshi kanë shkaktuar problem të vazhdueshme gjatë përdorimit të tyre.

“Nxjerrja e tyre nga zyrtarët e ngarkuar me ligj është realizuar duke shkelur legjislacionin e kohës, pasi dokumentacioni që shoqëronte nxjerjen e tyre nuk ka qenë conform detyrimeve ligjore në fuqi” – vijon denoncimi teksa thekson se shumë nga të mashtruarit nga Korreshi dhe sekserët e tij janë detyruar më pas të ri-aplikojnë.

Nga kastravecat në Kuvend te dosjet e Hipotekës/ Denoncimi: Bëmat

Kjo është një pjesë e ‘bëmave’ të deputetit demokrat që ka zgjedhur të konkurrojë me memexhinjtë e rrjeteve sociale sepse ska faj, jemi në vitin 2026. Por e gjithë padrejtësia me pronat që ka bërë nën petkun e ish-Kryeregjistruesit po rëndon edhe sot mbi lushnjarët. Media jonë disponon dosje voluminoze me emra, firma e dokumente konkrete që do të publikohen ditët në vijim. Ndërkohë që inkurajojmë raste të tjera që të denoncojnë të gjithë masakrën e pronave në Qarkun Fier 2009-2013. / Marrë nga “Lexo.al”

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Arrestohet taksisti në Dibër, transportonte kallashnikov dhe pistoletë drejt Maqedonisë së Veriut

18/10/2026

“Shqiptarët po zgjohen”/ Ideologu i Putinit komenton protestat në Shqipëri

18/10/2026

Kanada, viktima dhe të plagosur nga zjarri në bazën ushtarake (VIDEO)

18/10/2026

78 protestuesit e arrestuar para gjykatës, zbardhen emrat e tyre

18/10/2026

Mbrëmë iu vu zjarr rendit kushtetues!

18/10/2026

Rama: Kjo rini është peng i grupit të zjarrit, pas dhunës fshihen duar të huaja

18/10/2026

Kaos në Milano, të rinjtë përplasen me policinë në Piazza Duomo: Gurë, bomba artizanale dhe gaz lotsjellës

18/10/2026

Pamje nga shkatërrimet pas protestës, Gjykata e Lartë e shkrumbuar, dëme edhe në banka e biznese

18/10/2026

Rama fton studentët në dialog: Kush dëshiron të më takojë, jam gati në Kryeministri apo fakultet

18/10/2026

Rama zbulon pse policia përdori plumbat e gomës: Efektivit iu ça nofulla

18/10/2026

Tensionet në protestë, Macron paralajmëron protestuesit: Në Republikën tonë nuk ka vend për dhunë

18/10/2026

Rama: 200-300 protestues të maskuar janë paguar për dhunë, gurët ndaj policisë janë armë vdekjeprurëse

18/10/2026

Protestat/ Rama: U neutralizua një dron me eksploziv që synonte Kryeministrinë

18/10/2026

Rama reagon për protestat: Nuk kam ikur, po përpiqem të shmang kurthin e dhunës që kërkon gjak

18/10/2026

Protestat në Francë, Macron: Dhuna nuk ka vend në demokracinë tonë

17/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Arrestohet taksisti në Dibër, transportonte kallashnikov dhe pistoletë drejt Maqedonisë së Veriut
  • “Shqiptarët po zgjohen”/ Ideologu i Putinit komenton protestat në Shqipëri

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.