AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Home
  • Markets
  • Economy
  • Business
  • Finance
  • Policy
  • Global
No Result
View All Result
  • Home
  • Markets
  • Economy
  • Business
  • Finance
  • Policy
  • Global
AlbTimes
Home Kryesore

Përplasja në PS, Braçe: Nuk më pëlqeu statusi i Spiropalit, debati me Ramën zgjati 5-6 minuta!

by SHT Media
16/05/2026
in Kryesore, Politikë
0
0
Përplasja në PS, Braçe: Nuk më pëlqeu statusi i Spiropalit, debati me Ramën zgjati 5-6 minuta!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka folur për debatet e fundit mes ish-ministres së Jashtme Elisa Spiropali dhe kryeministrit Edi Rama.

Braçe zbuloi se mbledhja e Partisë Socialiste kishte zgjatur rreth 4-5 orë, ndërsa diskutimet me Spiropalin kishin zënë vetëm pak minuta.

“Mbledhja ka zgjatur nja 4-5 orë dhe historia e Spiropalit ka zgjatur nja 5-6 minuta. Gjërat e shtëpisë nuk nxirren në publik”, u shpreh ai.

Deputeti socialist tha se nuk është dakord me përjashtimin e Spiropalit, duke theksuar se PS ka kaluar fazën kur ndëshkoheshin mendimet ndryshe.

“Nuk duhet të përjashtohet Elisa Spiropali. PS e ka përjashtuar fazën ku mund të përjashtojë njerëz për mendime ndryshe”, deklaroi Braçe.

Ai pranoi se edhe vetë ka pasur momente pakënaqësie brenda partisë, duke përmendur raportin me Bashkinë e Tiranës dhe ambicien për të marrë drejtimin e saj.

“Edhe unë jam mbushur me Bashkinë e Tiranës, ndaj thashë se disa gjëra nuk zgjidhen me të lutur dhe kërkova të bëhem vetë kryetar”, tha ai.

Braçe komentoi edhe statusin publik të Spiropalit, ku ajo kishte kërkuar përjashtimin nga partia, duke thënë se nuk i kishte pëlqyer ajo mënyrë reagimi.

“Nuk më pëlqeu ai statusi i Spiropalit ku thoshte ‘më përjashto’”, u shpreh deputeti socialist.

Më tej, Braçe ngriti shqetësimin për atë që e quajti “personalizim të pushtetit” brenda Partisë Socialiste, duke paralajmëruar se kjo krijon pabarazi mes funksionarëve dhe dëmton shërbimin ndaj qytetarëve.

“Personalizimi i pushtetit është problem i madh për një parti politike. Krijon pabarazi mes një ministri dhe një deputeti, apo mes një drejtori dhe një deputeti, ku drejtori del më sipër deputetit”, deklaroi ai.

Sipas Braçes, ministrat apo drejtorët që e konsiderojnë institucionin si pronë personale nuk i shërbejnë interesit publik.

“Një ministër që e mendon fushën e vet si gjë personale nuk është në të mirë të shërbimit publik. Edhe një drejtor që vepron kështu nuk i shërben njerëzve”, përfundoi ai në emisionin “Kjo Javë”.

ShareTweetPin

Latest Briefing

Përgatitje qesharake për triumfalizëm

29/08/2026

Osman Kavala fiton kundër Turqisë, Osman Gazepi është kadiu i Shqipërisë

29/08/2026

A do të bjerë Qeveria në “grackën” e Behgjet Pacollit?

29/08/2026

Kush e mori Bashkinë e Tiranës? Vendimi i Veliajt për Ristanin hap debatin mbi drejtimin real të kryeqytetit

29/08/2026

Tepsia 6-milionëshe e Startup Albania/ Ibrahimaj dhe Ymeri shtojnë 55 fitues në heshtje; dalin bizneset e reja, pjesë e rrethit të pazareve

27/08/2026

Sali Berisha kërkon të ripërtërijë PD-në me Tik-Tok dhe AI!

27/08/2026
AlbTimes

Recent Posts
  • Përgatitje qesharake për triumfalizëm
  • Osman Kavala fiton kundër Turqisë, Osman Gazepi është kadiu i Shqipërisë
  • A do të bjerë Qeveria në “grackën” e Behgjet Pacollit?
  • Kush e mori Bashkinë e Tiranës? Vendimi i Veliajt për Ristanin hap debatin mbi drejtimin real të kryeqytetit
Categories
  • Banking
  • Botë
  • Business
  • Commodities
  • Crypto
  • Dossier
  • Economy
  • Editor Picks
  • Finance
  • Global
  • Industry
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Markets
  • Mos e humbisni
  • Opinion
  • Policy
  • Politikë
  • Real Estate
  • Sociale
  • Startup
  • Technology
  • Trade
  • Venture Capital
[mc4wp_form]
© 2026 JNews – Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Business
  • Industry
  • Economy
  • Finance
  • Banking
  • Global
  • Markets
  • Commodities
  • Crypto
  • Policy
  • Trade
  • Real Estate
  • Technology
  • Startup
  • Venture Capital
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.