AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Prapaskenat e marrëdhënieve Pekin-SHBA, Xi po fiton kohë derisa Amerika të vetëshkatërrohet

by Alb Times
15/05/2026
in Botë
0
0
Prapaskenat e marrëdhënieve Pekin-SHBA, Xi po fiton kohë derisa Amerika të vetëshkatërrohet
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Politologu dhe ekonomisti i Universitetit Stanford, Francis Fukuyama, dha analizën e tij mbi marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Kinë dhe strategjinë e Pekinit.

Fukuyama, i cili u lidh me ngritjen e neokonservatorëve në SHBA, u bë i njohur ndërkombëtarisht në vitin 1992 me publikimin e librit të tij “Fundi i historisë dhe njeriu i fundit”, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Xi kërkon të fitojë kohë derisa SHBA të dobësohet

Tashmë, “kurthi” i vërtetë i presidentit kinez është rënia e SHBA-së.

“Xi thjesht kërkon të fitojë kohë, duke pritur që Shtetet e Bashkuara të vetëshkatërrohen dhe të humbasin statusin e superfuqisë”, tha Fukuyama në një intervistë për gazetën italiane La Repubblica.

“Donald Trump shkoi në takimin me Xi Jinping shumë më i dobët se homologu i tij kinez. I bllokuar në luftën në Lindjen e Mesme, nga e cila nuk di si të dalë. Dhe me rënie në sondazhe, pasi ka humbur popullaritetin pikërisht për shkak të rritjes së çmimeve që shkaktoi lufta, e kombinuar me tarifat që vendosi vetë dhe përkeqësimin e gjendjes së tij mendore. Ndërkohë, Xi tashmë ka strategjinë ekonomike dhe ushtarake për ta përballuar”, theksoi Francis Fukuyama.

Presidenti kinez e priti Trump duke iu referuar “kurthit të Tukididit”, një thirrje e qartë që të mos bien në gabimin fatal të përfundimit në luftë. Fukuyama vlerëson se mund të mos ketë konflikt ushtarak, por konkurrenca ekonomike dhe gjeopolitike do të vazhdojë.

“Ndoshta nuk do të ketë luftë, por është e vështirë të shmanget konkurrenca ekonomike dhe strategjike mes dy vendeve si Kina dhe Shtetet e Bashkuara, që kanë objektiva dhe sisteme politike kaq të ndryshme. Çështja është tjetërkund: Xi beson se Amerika ndodhet në një fazë rënieje afatgjatë, të cilën pjesërisht ia atribuon vetë Trump. Prandaj e ledhaton me gjeste simbolike, i thotë se janë partnerë dhe superfuqi të barabarta, por në realitet thjesht pret që Amerika të dobësohet gjithnjë e më shumë”, u shpreh ai.

Xi kërkon edhe lëshime për Tajvanin

Sipas Fukuyamës, strategjia e Xi nuk konsiston vetëm në pritjen e dobësimit të SHBA-së.

“Ai kërkon lëshime sa i përket Tajvanit. Dhe fatkeqësisht, ishulli është e vetmja gjë që Trump mund t’i ofrojë sot për të arritur të paktën pamjen e një marrëveshjeje tregtare dhe një mbështetje simbolike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit. Sipas mendimit tim, gjithçka sillet rreth kësaj”, tha Fukuyama.

Amerikanët kanë bllokuar tashmë paketën e armëve me vlerë 11 miliardë dollarë, e destinuar për Tajpein.

“Xi kërkon anulimin e saj. Do ta shohim së shpejti nëse pezullimi do të bëhet i përhershëm apo nëse amerikanët do ta mbajnë premtimin që i kanë dhënë Tajvanit. Do të më habiste nëse paketa arrin në destinacionin e saj: presidenti amerikan duhet t’i japë Xi përshtypjen se samiti shkoi mirë. Në fund të fundit, Trump nuk interesohet të mbështesë demokracitë në botë. Për të, Tajvani është një vend si gjithë të tjerët, edhe pse e njëjta gjë nuk vlen për amerikanë të tjerë dhe aleatët e SHBA-së në rajon, si Koreja dhe Japonia. Megjithatë, është e qartë se sot SHBA nuk ka ndërmend të përfshihet në luftëra për mbrojtjen e Tajvanit, edhe pse ushtria e saj përgatitet prej vitesh për këtë skenar”, nënvizoi politologu.

I pyetur nëse Pekini do të ushtrojë presion ndaj Iranit për të hapur të paktën Ngushticën e Hormuzit, Fukuyama u përgjigj:

“Nuk ka aq ndikim të madh mbi Teheranin. Sigurisht që nuk do të ndërhyjë ushtarakisht për të hapur ngushticën. Më e shumta mund të thotë diçka të përgjithshme për rëndësinë e lirisë së lundrimit dhe paqes. Nuk pres asgjë më shumë”.

Sa i përket delegacionit të nivelit të lartë që shoqëroi Trump në Kinë dhe që përfshinte disa nga njerëzit më të pasur në botë, si Elon Musk dhe Tim Cook i Apple, Fukuyama shpjegoi se qëllimi ishte mbrojtja e investimeve ekzistuese amerikane dhe jo ushtrimi i presionit ndaj Kinës për të hapur tregun për kapitale të reja amerikane.

Si Tesla ashtu edhe Apple kanë tashmë interesa të rëndësishme në Kinë dhe synojnë t’i mbrojnë ato.

Trump do të humbasë zgjedhjet e mesmandatit

“Trump përpiqet, të paktën, të shkëpusë ekonominë amerikane nga ajo kineze. Dhe kërkon ta mbajë Pekinin jashtë sektorit të teknologjisë amerikane. Nuk shoh shenja të para të një bashkëpunimi ekonomik thelbësor. Çështje tjetër është sektori bujqësor, produktet e të cilit përbëjnë eksportin kryesor amerikan drejt Kinës”, tha politologu.

I pyetur se çfarë do të përfitojnë të dy liderët nga kjo afrim, Fukuyama deklaroi:

“Kina kërkon vetëm të fitojë kohë, duke pritur që Shtetet e Bashkuara të dëmtojnë më tej veten dhe të humbasin statusin e superfuqisë. Ndërsa Trump do të flasë për marrëveshjen më të madhe tregtare të arritur ndonjëherë në histori, edhe nëse bëhet fjalë vetëm për pak sojë. Por nga ky takim nuk do të dalë asgjë e rëndësishme në planin afatgjatë”.

Lidhur me tezën që ai kishte shprehur pas vitit 1992, se “fundi i historisë” thjesht është shtyrë, dhe nëse beson se institucionet amerikane do të rezistojnë, Fukuyama parashikoi:

“Administrata e dytë Trump po përpiqet realisht të minojë mekanizmat e vet të kontrollit dhe balancës së pushteteve. Megjithatë, jam i bindur se institucionet amerikane do të rezistojnë. Trump do të humbasë zgjedhjet e mesmandatit dhe kjo do të kufizojë dëmin që mund të shkaktojë. Natyrisht, ndërkohë ai ka ndërprerë financimin e kërkimit shkencor. Dhe, në planin afatgjatë, kjo do të dobësojë ndjeshëm Shtetet e Bashkuara përballë Kinës. Me pak fjalë, rruga drejt ‘fundit të historisë’ nuk është ndalur, por sigurisht përballet me pengesa të rëndësishme”. 

Shënim: Politologu Fukuyama, u bë i njohur ndërkombëtarisht në vitin 1992 me publikimin e librit të tij “Fundi i historisë dhe njeriu i fundit”, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. 

ShareTweetPin

Lajmet e fundit

Lëkundje të forta tërmeti në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Himarës

30/08/2026

A ia vlen të blesh një shtëpi për ta dhënë me qira?

29/08/2026

Edhe të lë prift, edhe të rruan mjekrën

29/08/2026

Shpërthimi me 6 të lënduar në Lezhë, flet i afërmi i familjes Kola: Sajmiri martonte nesër vajzën e vëllait! Fillimisht kujtova se u ça ndonjë gomë kamioni

29/08/2026

Takimi special në burgun e Drenovës, Laert Haxhiu dhe modelja kosovare në bashkëjetesë! Firmosën kontratën para noterit

29/08/2026

Protesta përçahet! Alfred Cako dhe grupi i “intelektualëve” me plan të ri: Të bllokojmë rrugët!

29/08/2026

Producentja e “Big Brother VIP Kosova 5”, Olsa Muhameti zbulon detaje: Ky edicion nis në tetor

29/08/2026

Rozana Radi ndez rrjetin nga Capri, këngëtarja shqiptare pozon me bikini në jaht

29/08/2026

Plas në “Elbasan Arena”, presidenti i Vllaznisë godet me grusht arbitrin

29/08/2026

Tragjedi në Vaun e Dejës! Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën roja i lokalit dhe elektricisti

29/08/2026

Bildt ngre alarmin për Ballkanin: Flitet më shumë për hakmarrje se për pajtim, historia mund të përsëritet

29/08/2026

Ky është personi që mund të të ndryshojë jetën, sipas datës kur ke lindur

29/08/2026

Pas ndarjes Roza Lati gjen dashurinë? Moderatorja surprizohet me 500 trëndafila të kuq

29/08/2026

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Lezhë, plagosen 6 persona; 3 prej tyre në gjendje të rëndë!

29/08/2026

Çfarë do të ndodhë me Tiranën? Rama shkon në periferi me drejtuesit politikë dhe deputetët

29/08/2026
Facebook Twitter LinkedIn Instagram RSS
AlbTimes

Categories

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

Recent Posts

  • Lëkundje të forta tërmeti në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Himarës
  • A ia vlen të blesh një shtëpi për ta dhënë me qira?
  • Edhe të lë prift, edhe të rruan mjekrën

Categories

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.