AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Home
  • Markets
  • Economy
  • Business
  • Finance
  • Policy
  • Global
No Result
View All Result
  • Home
  • Markets
  • Economy
  • Business
  • Finance
  • Policy
  • Global
AlbTimes
Home Kryesore

“Lavazhi” në TCH për Mirlinda Karçanajn dhe pyetjet që bosja e AKSHI la pa përgjigje

by SHT Media
15/05/2026
in Kryesore
0
0
“Lavazhi” në TCH për Mirlinda Karçanajn dhe pyetjet që bosja e AKSHI la pa përgjigje
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

U shfaq papritur mbrëmjen e së enjtes në “prime time” një nga emrat më të lakuar të muajve të fundit, ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Për të SPAK ka ngritur akuza të rënda që kanë të bëjnë me manipulimin e tenderëve me miliona euro dhe përfshirje në “grup të strukturuar kriminal”.

Ajo që pritej ishte një përballje me akuzat e rënda, lidhjet e saj me Ergys Agasin, një tjetër emër të bujshëm, por që mbetet në arrati, dhënie llogarie se si ndaheshin paratë publike duke manipuluar tenderat, rrëmbimet e biznesmenëve që prishnin punë, dy apartamentet dhe një vilë në Qerret, takimet me Agasin, arkat e verës të mbushura me euro… por asgjë.

Në fakt intervista rezultoi një lavazh i figurës së Karçanajt që u përlot disa herë dhe që “i qahej halli” se mediat i kishin rënë në qafë duke i përmendur emrin në një gjyq publik.

Karçanaj përsëriste fraza të gatshme se “e kishin futur në thertoren e gjësë së gjallë” se “AKSHI kishte bërë revolucion” dhe “AKSHI kishte bërë krenarë shqiptarët”, se ajo jetonte në një shtëpi me qera që e kishte marrë qëllimisht pranë punës që të mos humbte kohë në rast emergjente, se nuk kishte makinë dhe se vila e Qerretit nuk ishte e saj, por e marrë vetëm gjatë verës “si të gjithë shqiptarët që shkojnë me pushime”.

Aq shumë u përsëritën këto fraza sa në një moment u duk se kishte një defekt teknik në regjinë e TCH sepse frazat po përsëriteshin edhe një herë nga e para.

Karçanaj, akuzohet zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” (e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal), “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim parash”.

Nga hetimet e SPAK, ajo është e dyshuar në manipulimin dhe favorizimin e paligjshëm në rreth 12 tendera publikë të zhvilluar nga AKSHI. Ajo dyshohet se ka vepruar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të orientuar nga biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.

ShareTweetPin

Latest Briefing

Përgatitje qesharake për triumfalizëm

29/08/2026

Osman Kavala fiton kundër Turqisë, Osman Gazepi është kadiu i Shqipërisë

29/08/2026

A do të bjerë Qeveria në “grackën” e Behgjet Pacollit?

29/08/2026

Kush e mori Bashkinë e Tiranës? Vendimi i Veliajt për Ristanin hap debatin mbi drejtimin real të kryeqytetit

29/08/2026

Tepsia 6-milionëshe e Startup Albania/ Ibrahimaj dhe Ymeri shtojnë 55 fitues në heshtje; dalin bizneset e reja, pjesë e rrethit të pazareve

27/08/2026

Sali Berisha kërkon të ripërtërijë PD-në me Tik-Tok dhe AI!

27/08/2026
AlbTimes

Recent Posts
  • Përgatitje qesharake për triumfalizëm
  • Osman Kavala fiton kundër Turqisë, Osman Gazepi është kadiu i Shqipërisë
  • A do të bjerë Qeveria në “grackën” e Behgjet Pacollit?
  • Kush e mori Bashkinë e Tiranës? Vendimi i Veliajt për Ristanin hap debatin mbi drejtimin real të kryeqytetit
Categories
  • Banking
  • Botë
  • Business
  • Commodities
  • Crypto
  • Dossier
  • Economy
  • Editor Picks
  • Finance
  • Global
  • Industry
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Markets
  • Mos e humbisni
  • Opinion
  • Policy
  • Politikë
  • Real Estate
  • Sociale
  • Startup
  • Technology
  • Trade
  • Venture Capital
[mc4wp_form]
© 2026 JNews – Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Business
  • Industry
  • Economy
  • Finance
  • Banking
  • Global
  • Markets
  • Commodities
  • Crypto
  • Policy
  • Trade
  • Real Estate
  • Technology
  • Startup
  • Venture Capital
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.