• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

“E turpshme”, Kreshnik Spahiu: Berisha shkon në BE për të sharë Shqipërinë!

12/05/2026
in Kryesore, Politikë
“E turpshme”, Kreshnik Spahiu: Berisha shkon në BE për të sharë Shqipërinë!

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar ashpër qëndrimet e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndaj Bashkimit Europian dhe ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato.

Spahiu u shpreh se Berisha po dëmton imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, duke e paraqitur vendin në mënyrë negative sa herë ka mundësi të flasë në forume europiane.

Sipas tij, opozita shqiptare është ndër të paktat në Europë që, për shkak të betejës së brendshme politike, shkon deri në pikën e pengimit të proceseve integruese të vendit. Spahiu tha se debati për integrimin europian po shihet përmes interesave partiake dhe jo si një objektiv kombëtar.

Ai theksoi se Shqipëria ka ende probleme dhe standarde që duhen përmbushur, por kjo nuk do të thotë që politika shqiptare duhet të lobojë kundër vendit në Bruksel.

“Kemi një Shqipëri pa standarde, e duam në BE apo jashtë BE-së? Të shkojmë të gjithë të ankohemi në BE mos na fusni se nuk i plotësojmë standardet? Kjo kërkon një përgjigje”, deklaroi Spahiu për “Report Tv”.

Juristi u ndal edhe te perceptimi politik për integrimin europian, duke thënë se shqiptarët janë ndarë sipas bindjeve partiake.

Sipas tij, socialistët e shohin integrimin si një sukses të Shqipërisë, ndërsa një pjesë e demokratëve e perceptojnë si një fitore personale të Edi Ramës, çka sipas Spahiut ka sjellë tension dhe retorikë kundër procesit të integrimit.

Ai shtoi se përgjegjësia për suksesin ose dështimin e negociatave me Bashkimin Europian bie mbi qeverinë, por kjo nuk justifikon sulmet ndaj Shqipërisë apo partnerëve ndërkombëtarë.

Në deklaratën e tij, Spahiu kritikoi edhe sulmet e vazhdueshme të Berishës ndaj ambasadorëve të huaj, veçanërisht ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian, Silvio Gonzato. Ai e konsideroi paradoksale faktin që Berisha zgjedh të sulmojë pikërisht institucionin ku kërkon mbështetje dhe ankohet vazhdimisht: “A ka të drejtë Berisha për atë që thotë, që të shkojë në BE dhe të shajë atdheun e vet?”.

Spahiu komentoi gjithashtu edhe përplasjet e fundit politike lidhur me integrimin europian dhe deklaratat e Berishës ndaj përfaqësuesve të BE-së, duke i cilësuar ato të dëmshme për opozitën dhe për imazhin e Shqipërisë.

Ai tha se edhe në rast se Shqipëria nuk arrin të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, kjo nuk do të sillte automatikisht ndryshim pushteti në vend.

Spahiu reagoi ashpër edhe ndaj përfshirjes së jetës personale të ambasadorit Gonzato në debatin politik, duke e cilësuar të papranueshme një qasje të tillë: “Edhe të shkosh të ankohesh në BE dhe të merresh me gjininë dhe prirjet seksuale të ambasadorit të BE, kjo është e turpshme”.

Më të lexuarat

  • Saranda hap parkimin e parë publik dhe qendrën e re të mirëpritjes, projekt strategjik për menaxhimin e turizmit dhe fluksit veror

    Saranda hap parkimin e parë publik dhe qendrën e re të mirëpritjes, projekt strategjik për menaxhimin e turizmit dhe fluksit veror

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe nusja kërcënojnë dhe dhunojnë nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin…

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I mohuan kandidimin për kryetare të PD dhe ngriti padi, Gjykata e Tiranës refuzon mjeken Mereme Sela

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Putin paralajmëron raketën bërthamore “më të fuqishme në botë”, Rusia gati të vendosë sistemin strategjik Sarmat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Dyfisho sipërmarrjen tënde”/ Rama: Ekonomia shqiptare në rritje, kredia arriti 10 miliardë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Guvernatori Sejko: Kreditimi u rrit me 15% në vit, bizneset e vogla ende hasin vështirësi për kredi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E papritur në Ferma VIP! Mimoza Ahmeti puth në buzë Ilir Shaqirin (VIDEO)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E pazakontë/ Paditet gjykatësi në Spanjë, përdori ChatGPT për të shkruar vendimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “E turpshme”, Kreshnik Spahiu: Berisha shkon në BE për të sharë Shqipërinë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • NATO dhe Serbia stërvitje të përbashkët, 600 ushtarë nisin manovrat në Bujanoc, qëllimi ruajtja e paqes në rajon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!