• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Fund varfërisë ekstreme”, Berisha me pensionistët: Do vendosim minimumin jetik 200 $

07/05/2026
in Politikë
“Fund varfërisë ekstreme”, Berisha me pensionistët: Do vendosim minimumin jetik 200 $

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me pensionistët ku prezantoi disa nga prioritetet e programit të tij ekonomik dhe social. Ai deklaroi se synohet vendosja e një minimumi jetik prej 200 dollarësh, i cili sipas tij do të rillogaritet dhe do të përshtatet me realitetin ekonomik. Berisha theksoi se shpërndarja e të ardhurave duhet të garantojë drejtësi sociale dhe ulje të pabarazive ekstreme.

Ai shtoi se në Shqipëri nuk duhet të ketë qytetarë që jetojnë në varfëri ekstreme, duke e përkufizuar atë si mungesë e të paktën 5 eurove në ditë. Sipas tij, mbi këtë bazë duhet të ndërtohet edhe rritja e pensioneve në të ardhmen.

 “Ne do vendosim minimum jetik. Është thënë 200 $, do rillogaritet. Se ecën. Po, po do e shpërndajmë. Shpërndarja është drejtësi sociale. Dhe nuk mund të ndërtosh një sistem të tillë të pabarabartë në shkallë ekstreme. Nuk është barazi e madhe ajo. Por shqiptarët që të mbetet në varfëri ekstreme nuk do ketë. Jo, nuk do ketë. Dhe është varfëri ekstreme ai shqiptar që nuk ka 5 euro në ditë. Ai është varfëri ekstreme.

Dhe kjo, mbi këtë bazë do jenë pensionet. Mbi këtë bazë do fillojë rritja e fuqishme e pensioneve. Shqipëria nuk ka asnjë vend më të pasur. Asnjë vend. Në 28.000 km2 nuk ka pasuri të përrallore që ka Shqipëria. Jo. Nuk i ka tokën, detin, nëntokën, çdo gjë. Ujërat dhe çdo gjë tjetër.

Do bëjmë gjithçka që shqiptarët të ndjehen se jetojnë në një vend me pasuri të mëdha dhe të jenë ata që të përfitojnë prej tyre. Ishte qëllim. Jua them këtu. Ishte qëllimi bazuar në këtë, në këtë nocion, në këtë realitet që po them, që shqiptarët ishin më të mirë të paguarit. Dhe arritëm, se arritëm gjë të madhe. Se ato prapë të ulëta ishin. Po, më të mëdha se të tjerëve. Dhe do ta vazhdonim ne atë. Ne do ta vazhdonim me çdo kusht.”

Berisha premtoi gjithashtu ulje të taksës sociale, duke e konsideruar këtë si një mënyrë për të nxitur formalizimin dhe investimet. Sipas tij, shteti duhet të rrisë kontributin për të zgjidhur situatën e pensionistëve dhe për të përmirësuar skemat aktuale. Ai vuri në dukje se një numër i madh pensionistësh, rreth 490 mijë, përfitojnë pensione të pjesshme dhe se nevojiten reforma të thella për ndryshimin e kësaj gjendjeje.

“Në mbledhjen e kontributeve se jo. Ne do ulim taksën sociale. Ne e ulim taksën sociale. Sepse ulja e taksës sociale është një nga rrugët më të sigurta për të ulur informalitetin dhe është një nga rrugët më të sigurta për nxitur prodhimin, investimet me radhë. Por shteti do të bëjë kontributet e veta.

Shteti duhet të këpusë nyjën gordiane. Shteti nuk mund të pranojë kurrë këtë, këtë situatë dramatike. 490 mijë pensionistë janë me pensione të pjesshme. Lëre pastaj që në skemat burokratike, kjo është e vërtetë, normalisht, në qoftë se do ishe një ecuri normale në një sistem, po ne kemi kapërcyer sisteme.

Është e domosdoshme të bëhen zgjidhje që të kenë parasysh se të kalosh nga sistemi socialist në sistemin e tregut, që është sistemi i mrekullisë ekonomike, nuk ka dyshim, por nga ana tjetër është dhe sistemi i çmimeve që i kontrollon tregu.”

Më të lexuarat

  • Çfarë ka në tryezën Athinë-Tiranë? Dendias nesër takim ‘kokë më kokë’ me ministrin Ermal Nufi

    Çfarë ka në tryezën Athinë-Tiranë? Dendias nesër takim ‘kokë më kokë’ me ministrin Ermal Nufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A u shmang nga hetimi kushëriri i prokurores? Dyshime për hetim selektiv në dosjen e ndërtimeve pa leje në Ksamil

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kriset sërish romanca? Veprimi i Brikenës ndaj Mateos ndez rrjetin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Auron Tare makthi i jugut, ikën pa paguar nga hotelet dhe u vjedh dhallën fshatarëve, ‘qan’ për vaskat e Përmetit pasi shiti vëllanë’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha: Protestuesit që kërkojnë burgosjen time paguhen nga Soros

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Manja reagon pas Spahos: Edi Rama nuk ka ku ikën, ka kontratë me 860 mijë shqiptarë deri në 2029

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Imami Abedin (Rushit) Musallari ‘fut flamingot’ në xhami, akuzon PS-në për tërmetet: Kush nuk del në protestë e ka vendin në ferr

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I akuzuar si pedofil, Leonard Bombaj i afrohet Luçiana Kokajt në protestë: Ka sy të qeshur dhe zë të butë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Plani i luftës” i Putinit? Pamjet satelitore zbulojnë zgjerimin ushtarak të Rusisë pranë NATO-s

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta, sulmohen partitë e vogla: Mos ta përdorin për fushata dhe qëllime personale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!