• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Zemra e taksistit “VIP” pushon së rrahuri, vdes fansi i çmendur i Ervis Martinajt, Sali Berishën e kishte të gdhendur në gjoks

05/05/2026
in Kryesore
Zemra e taksistit “VIP” pushon së rrahuri, vdes fansi i çmendur i Ervis Martinajt, Sali Berishën e kishte të gdhendur në gjoks

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së shtunës në Tiranë, në zonën e Oxhakut, ku një 47-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda automjetit të tij. Burime për mediat bëjnë me dije se viktima është taksisti Uljan Kolgjegja, i cili dyshohet të ketë pësuar një atak kardiak teksa ndodhej në timon pasditen e 2 majit.

Sipas të njëjtave burime, pak para ngjarjes ai kishte qenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po vijonte normalisht aktivitetin e tij të përditshëm. Mësohet se Kolgjegja kishte transportuar një klient drejt Spitalit Pediatrik dhe gjatë kthimit, pasi kishte ndaluar pranë zonës së Oxhakut, dyshohet se ka pësuar një infarkt fatal.

Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta ka tronditur familjarët, miqtë dhe të njohurit e tij, të cilët e përshkruajnë si një njeri të respektuar dhe të dashur.

Ndërkohë, Kolgjegja nuk ishte një emër i panjohur për publikun. Në vitin 2020, ai ishte përfshirë në një incident para Kryeministrisë, ku tentoi të vetëdigjej me benzinë pasi i ishte hequr patenta nga policia për shkelje rrugore. Po ashtu, ai ishte bërë i njohur edhe për deklaratat publike lidhur me personazhet e njohur, përfshirë Sali Berishën, si dhe për “mbretin” e lojërave të fatit, Ervis Martinajt.

“Pa Visin nuk kam frymë!” Zemra e taksistit “VIP”

Tatuazhi qe Kolgjegja kishte bere per Ervis Martinajn

Në një intervistë të dhënë më herët, Kolgjegja kishte folur hapur për raportin e tij me familjen Martinaj. Ai shprehej se kishte një lidhje të fortë emocionale me Ervis dhe Brilant Martinajn, duke i konsideruar ata si njerëz shumë të afërt, madje kishte bërë dhe tatuash për Visin.

“Brilantin e kam pasur si vëllanë e vogël. Visin e kam mbretin tim. Pa Visin nuk kam frymë. Atë ditë që do vdesë Visi, atë ditë do jem edhe unë në botën tjetër. Kam parandjenjë që Visi do jetë mirë. Brilantin e kam vëlla të vogël. Sa kam mbushur 18 vjeç e kam çuar me taksi në Europë, në Amsterdam. Atë që i kanë bërë për Brilantin…Zoti vonon por nuk harron. E takoja shpesh. Herën e fundit folëm për punët tona, nuk thuhen ato gjëra. Gjëra çunat. Ka pasur shumë qejf muzikën, ndiqte muzikën.

Mbaronte pas Stresit. Ishte i muzikës. Vëllai im. Për Visin, pa atë nuk kam frymë. Nuk vendos as familjen time para tij. Ta dijnë mirë. Është parandjenja ime që nuk e ka gjetur gjë. Komunikoj javë për javë. Iki tek Brilanti, shkoj edhe tek ata. Mediat nxjerrin gjëra, kuptoje vetë si janë bërë. Unë u jap kurajo. Unë Visin e kam bërë tatu tek dora para 2 viteve. Brilanti thoshte ma bëj edhe mua tatuazh. Këmbëngultë gjithmonë, edhe ka qenë prezent edhe Stresi. Do e bëj portret Brilantin. Unë nuk e kam bërë për klientët këtë gjë.

 Nuk flasin për fotot që kam vendosur unë. Ata që i kanë prerë ëndrrën e Brilantit kanë bërë shumë gabim. Zoti vonon por nuk harron, për ata të tre e kam. Do marrin dënimin që meritojnë. Dënimin e marrin nga shteti. E vendos ligji. Normale që e vendos ligji. Luani ecën vetë. Është mbreti im, Visi. Nuk preket Visi, le ta harrojnë të gjithë”, thoshte ai aso kohe.

“Pa Visin nuk kam frymë!” Zemra e taksistit “VIP”

Tatuazhin per Sali Berishen

Më të lexuarat

  • Bushati ndjek recetën e Mamicës, Heroizëm nga Facebook-u, jo në terren

    Bushati ndjek recetën e Mamicës, Heroizëm nga Facebook-u, jo në terren

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gazetari “zbërthen” prapaskenat e protestës: Ja kush vendos

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjyqtari Rexhep Bekteshi shpall të pafajshëm Trifon Muratajn: Kokainën në bananet e tij e kanë harruar trafikantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U përplas fizikisht me gazetarin para Kuvendit, reagon Braçe: Më kishin zënë pritë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Enno Bozdo i PD me 31 pasuri ‘duke kursyer’ nga rroga, 26 prona në emrin e babait

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Kthimi i Veliajt imediat’, Valteri sulmon Ristanin: Kryetarja më e tmerrshme që ka pasur Tirana, nuk pastron as qytetin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 40% e tokës bujqësore për fotovoltaikë, debate të forta te ‘Ligjet’; Gjiknuri dhe PD braktisin komisionin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Plas debati në grupin e PD, deputetët kundër vendimit të Berishës: I dimë pasojat e bojkotit!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha negociata me organizatorët e protestës, Këlliçi takime me Luçiana Kokajn, dy revolucionet drejt bashkimit, Haçkaj rrezikon Alimehmetin për Tiranën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marta Kos i ‘pret hovin’ Ramës: Integrimi do reforma, shfuqizo ligjet për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!