• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Vrasja e dyfishtë në Lezhë, avokati dhe i afërmi i çiftit Mujeci hedh poshtë motivin e hakmarrjes: Kreshniku i pafajshëm!

26/04/2026
in Kronikë
Vrasja e dyfishtë në Lezhë, avokati dhe i afërmi i çiftit Mujeci hedh poshtë motivin e hakmarrjes: Kreshniku i pafajshëm!

Gjergj Neli, avokat dhe i afërm i Kreshnik Mujecit, i cili së bashku me bashkëshorten e tij, Gentjanën, mbeti viktimë e një atentati të rëndë në Balldren të Lezhës, ka reaguar në lidhje me ngjarjen.

Në një postim në Facebook, Neli shkruan se vrasja nuk ka lidhje me pretendimet e ngritura në media për hakmarrje, pasi sipas tij Kreshnik Mujeci është shpallur i pafajshëm nga drejtësia.

“Në përfundim të këtyre proceseve, shtetasi Kreshnik Mujeci nuk është gjetur fajtor në lidhje me atë ngjarje. Për rrjedhojë, çdo përpjekje për ta lidhur ngjarjen e sotme me pretendime të tilla është e papranueshme dhe cenon të vërtetën, si dhe rëndon padrejtësisht mbi familjen e viktimave”, shkruan avokati.

Po ashtu, Neli i ka bërë thirrje drejtësisë që të zbardhë këtë krim makabër.

Reagimi i plotë i avokatit Gjergj Neli:

Deklaratë publike

Për ngjarjen e rëndë dhe makabre të atentatit ndaj Kreshnik Mujecit dhe familjes së tij

Me mallëngjim dhe keqardhje morëm vesh lajmin e hidhur për atentatin e ndodhur sot në fshatin Balldren, Njësia Administrative Balldren, Bashkia Lezhë, ku humbën jetën tragjikisht shtetasit Kreshnik Mujeci dhe Gentjana Mujeci. Për këtë akt makabër shprehim dhimbjen e thellë dhe solidaritetin me familjarët e viktimave në këtë moment të vështirë.

Dënojmë me forcë këtë akt të rëndë kriminal dhe kërkojmë nga organet ligjzbatuese zbardhjen e plotë dhe të shpejtë të ngjarjes, si dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorëve.

Njëkohësisht, dënojmë publikisht deklarimet e disa mediave, të cilat kanë aluduar se kjo ngjarje lidhet me motive hakmarrjeje. Theksojmë se familja Mujeci nuk ka asnjë detyrim gjaku. Edhe pse kjo mund të jetë një nga pistat e hetimit për organet ligjzbatuese, kërkojmë që të mos lihen pas dore edhe pista të tjera të mundshme.

Kreshnik Mujeci ka qenë një familjar i rregullt, i dashur dhe i respektuar nga të afërmit dhe komuniteti në zonën e Lezhës dhe Shkodrës. Ai merrej me blegtori, së bashku me bashkëshorten e ndjerë, për të siguruar jetesën e familjes.

Pretendimet për përfshirjen e tij në ngjarjen e vitit 2017 në Malin e Jushit janë të pavërteta dhe të pabazuara. Kjo çështje është trajtuar dhe përfunduar nga organet kompetente, përkatësisht Prokuroria e Shkodrës, si dhe nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Apelit Shkodër.

Në përfundim të këtyre proceseve, shtetasi Kreshnik Mujeci nuk është gjetur fajtor në lidhje me atë ngjarje. Për rrjedhojë, çdo përpjekje për ta lidhur ngjarjen e sotme me pretendime të tilla është e papranueshme dhe cenon të vërtetën, duke rënduar padrejtësisht mbi familjen e viktimave.

U bëjmë thirrje mediave të tregojnë përgjegjësi profesionale, të verifikojnë informacionin dhe të shmangin përhapjen e lajmeve të pasakta, që mund të ndikojnë negativisht në opinionin publik dhe në dinjitetin e familjeve që supozohet të jenë të përfshira në konflikt.

Kërkojmë drejtësi, zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe transparencë të plotë për këtë krim të rëndë.

Zoti i forcoftë familjarët dhe miqtë kudo që janë.

Lamtumirë, kushëriri im!
Lamtumirë, kunata ime!
Pushofshi në paqen e Zotit!

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!