AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Mos ndizet zjarr ndaj shqiptarëve në RMV!” Ali Ahmeti: Gjuha shqipe u arrit me pushkë. Rusia do destabilizim

by SHT Media
14/04/2026
in Politikë
0
0
Ali Ahmeti për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit: Humbje e madhe për gazetarinë dhe jetën publike shqiptare
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka paralajmëruar se prekja e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht e gjuhës shqipe, është një rrezik serioz për stabilitetin e vendit. Në një intervistë ekskluzive me Pandi Gjatën në Ditarin e Pasdites në A2 CNN, ai theksoi se shqiptarët nuk janë qiraxhinj në vendin e tyre, por autoktonë me të drejta të fituara me sakrifica dhe gjak, ndërsa u bëri thirrje autoriteteve maqedonase për reflektim.

“Unë shpresoj të reflektojnë autoritetet maqedonase, mos hyjnë në lojëra të rrezikshme, mos ndezin zjarr në shtëpi të vet. Shqiptarët në Maqedoni nuk janë një minoritet i dyndur prej ndonjë vendi tjetër, janë autoktonë, kanë dinjitet, kanë autoritet, kanë ekonomi të vetën, kanë territor të vetin ku jetojnë dhe nuk është lojë me shqiptarët në Maqedoni. Nuk është lojë me shqiptarët në Maqedoni. Po i përsëris për së treti , nuk është lojë me shqiptarët në Maqedoni dhe e kanë seriozisht që mos u rrezikohet dhe mos u cenohet një e drejtë e fituar me gjak”, tha ai në Ditarin e pasdites me Pandi Gjatën në A2 CNN.

Ahmeti nënvizoi se Marrëveshja e Ohrit mbetet themeli i bashkëjetesës dhe paqes, ndërsa çdo tentativë për ta zhbërë apo relativizuar atë përbën kthim pas dhe rrezik për tensione të reja. Sipas tij, gjuha shqipe nuk është privilegj, por një e drejtë e garantuar me ligj dhe Kushtetutë, për të cilën janë bërë sakrifica të mëdha ndër vite.

“Do t’i këshilloj autoritetet politike që përfaqësojnë komunitetin maqedonas mos bëjnë gabim dhe të kthehemi 25 vjet mbas, sepse çmimi është i lartë. Shqiptarët në Maqedoni nuk janë qiraxhi në shtëpi të vet, janë autoktonë dhe nuk bëjnë kompromis siç e them në letër, as për gjuhë, as për kulturë, as për arsim. Duam të jetojmë në paqe, stabilitet dhe të integruar NATON, Bashkimin Europian, zero problem me fqinjët. Kjo është busulla jonë. S’ka asnjë devijim nga marrëveshja e Ohrit dhe nga ligji për përdorimin e gjuhës. Gjuha shqipe është zyrtare. Pikë”.

Duke komentuar debatet e fundit dhe protestat për përdorimin e gjuhës shqipe, Ahmeti kritikoi qasjet që, sipas tij, minimizojnë arritjet e marrëveshjes dhe hapin çështje të mbyllura prej dekadash. Ai paralajmëroi se hapa të tillë mund të shfrytëzohen nga faktorë të jashtëm që nuk e duan stabilitetin në rajon.

Ahmeti përmendi edhe ndikimet gjeopolitike, duke akuzuar Rusinë se nuk është e interesuar për paqen dhe integrimin euroatlantik të rajonit.

“Rusia nuk është e interesuar të ketë stabilitet të qëndrueshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk është e interesuar siç nuk është e interesuar të Kosova të pranohet ndërkombëtarisht si shtet. Bllokohet prej Rusisë”, u shpreh Ahmeti.

ShareTweetPin

Latest Briefing

Çfarë do të ndodhë me Tiranën? Rama shkon në periferi me drejtuesit politikë dhe deputetët

29/08/2026

Përgatitje qesharake për triumfalizëm

29/08/2026

Osman Kavala fiton kundër Turqisë, Osman Gazepi është kadiu i Shqipërisë

29/08/2026

A do të bjerë Qeveria në “grackën” e Behgjet Pacollit?

29/08/2026

Kush e mori Bashkinë e Tiranës? Vendimi i Veliajt për Ristanin hap debatin mbi drejtimin real të kryeqytetit

29/08/2026

Tepsia 6-milionëshe e Startup Albania/ Ibrahimaj dhe Ymeri shtojnë 55 fitues në heshtje; dalin bizneset e reja, pjesë e rrethit të pazareve

27/08/2026
Facebook Twitter LinkedIn Instagram RSS
AlbTimes

Categories

  • Botë
  • Dossier
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Mos e humbisni
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

Recent Posts

  • Çfarë do të ndodhë me Tiranën? Rama shkon në periferi me drejtuesit politikë dhe deputetët
  • Përgatitje qesharake për triumfalizëm
  • Osman Kavala fiton kundër Turqisë, Osman Gazepi është kadiu i Shqipërisë

Categories

  • Botë
  • Dossier
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Mos e humbisni
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.