AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Një stjuardesë u gjet e gjallë, detaje nga përplasja e frikshme në aeroportin LaGuardia ku humbën jetën 2 pilotët

by SHT Media
23/03/2026
in Botë
6
0
Një stjuardesë u gjet e gjallë, detaje nga përplasja e frikshme në aeroportin LaGuardia ku humbën jetën 2 pilotët
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Më shumë detaje janë mësuar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së dielës në aeroportin LaGuardia në New York, ku një avion i Air Canada u përplas me një automjet zjarrfikës në pistë.

Siç shkruan BBC, një stjuardesë u gjet gjallë nga ekipet e shpëtimit, ende e lidhur me sediljen e saj, e cila kishte rënë përmes dyshemesë së avionit të dëmtuar. Ajo ka pësuar lëndime serioze, por jo kërcënuese për jetën.

Avioni po lëvizte me një shpejtësi prej rreth 160 km/h gjatë përplasjes. Dy pilotë humbën jetën në aksident, ndërsa 41 pasagjerë dhe pjesëtarë ekuipazhi u dërguan në spital. Mes tyre janë edhe dy oficerë të automjetit zjarrfikës.

Deri tani, 32 persona kanë dalë nga spitali pas marrjes së ndihmës së nevojshme mjekësore, ndërsa të tjerët mbeten me lëndime serioze.

Një dëshmitar tha për BBC-në: “Ne ishim 100 metra larg… ishte sikur avioni të ishte prerë në mes.”

Ndërkohë, audio nga kulla e kontrollit të trafikut tregon për një përpjekje të ngutshme për të ndaluar kamionin e zjarrfikësve para përplasjes, ndërsa një operator i vetëm duket se po menaxhonte njëkohësisht trafikun ajror dhe atë tokësor. Autoritetet amerikane kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Pas aksidentit, aeroporti LaGuardia u mbyll për disa orë, duke bllokuar qindra udhëtarë. Disa prej tyre, si Nahely, 26 vjeç, u detyruan të qëndronin të bllokuar në aeroport për mbi 24 orë për shkak të vonesave dhe anulimeve të fluturimeve.

Situata u komplikua edhe nga mungesa e stafit të TSA-së për shkak të mbylljes së pjesshme të qeverisë amerikane, duke shkaktuar vonesa të gjata në kontrollet e sigurisë dhe sfida për menaxhimin e aeroportit.

Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, e cilësoi aksidentin si “thellësisht tronditës” dhe bëri të ditur se autoritetet kanadeze po punojnë ngushtë me ato amerikane për hetimin e incidentit.

Presidenti Donald Trump ka reaguar gjithashtu. Ai tha se aksidenti ishte “të tmerrshëm” dhe e përshkroi si një gabim në një biznes të rrezikshëm.

Autoritetet amerikane njoftuan se disa fluturime të kufizuara do të rifillojnë së shpejti, ndërsa hetimet për aksidentin vazhdojnë.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Nëse i ndodh gjë, do t’i shuhet familja!”, bashkëshortja e policit të plagosur shpërthen te Trauma! (VIDEO)

17/10/2026

Protesta del jashtë kontrollit, protestuesit i vënë flakën bankës te ‘Myslym Shyri

17/10/2026

VIDEO/ Tensionet zhvendosen në rrugët e Tiranës, policia u vihet pas protestuesve

17/10/2026

VIDEO/ Protestuesit i vënë flakën katit të parë të godinës së Gjykatës së Lartë! Përfshihet nga zjarri edhe një automjet

17/10/2026

Boshatiset bulevardi pas përplasjeve të ashpra mes protestuesve dhe policisë / Forcat RENEA në terren

17/10/2026

“Aktet në bulevard rrezikojnë përplasje civile”, Karamuço: Ja çfarë tregon mbërritja e RENEA

17/10/2026

Punonjësi i ambulancës: Protestuesit po na godasin me gurë! Janë qëlluar edhe ekipet mjekësore

17/10/2026

Kaos në Tiranë, protestuesit i vënë flakën ish-hotel Dajtit

17/10/2026

Lajm i mirë, protestuesi që ra pa ndjenja në bulevard përmendet në spital

17/10/2026

Bardhi akuza Hitës për kundërpërgjigjen e policisë ndaj protestuesve: Po lufton me mjete kafshërore, do të përgjigjesh personalisht

17/10/2026

Mos shkatërro biznesin, atë që të mban gjallë

17/10/2026

Video/ Molotovët e protestuesve djegin policin (pamje të rënda)

17/10/2026

VIDEO/ Përshkallëzohen përplasjet para Kryeministrisë, dy efektivë të plagosur nga molotovët dhe gurët

17/10/2026

Protesta, Ervin Salianji nxjerr detajet e forta: Drejtues të lartë të PD-së kanë ikur nga kryeqyteti

17/10/2026

Protesta del jashtë kontrollit, policia mësyn me furgonë drejt protestuesve/ Protestuesi humb ndjenjat, efektivi i jep ndihmën e parë

17/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Nëse i ndodh gjë, do t’i shuhet familja!”, bashkëshortja e policit të plagosur shpërthen te Trauma! (VIDEO)
  • Protesta del jashtë kontrollit, protestuesit i vënë flakën bankës te ‘Myslym Shyri

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.