AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Nazarko përplaset me Nokën: Përdorni shërbimet sekrete greke për të sulmuar drejtësinë shqiptare

by SHT Media
20/03/2026
in Politikë
7
0
Nazarko përplaset me Nokën: Përdorni shërbimet sekrete greke për të sulmuar drejtësinë shqiptare
8
SHARES
381
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, debatoi me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Nokën, mbi drejtësinë.

Noka: Ne e mbështesim këtë betejë që po bëhet por, SPAK nuk është aktor politik sepse e kemi parë që duartrokitej nga mazhoranca kur sulmonte opozitën, Sali Berishën. Në atë kohë u trajtua si aktor politik. Nuk është aktor politik. Pra, ne nuk presim që zgjidhjen politike ta bëjë askush tjetër përveçse vetë ne, por absolutisht çdo luftë që i bëhet krimit të organizuar, karteleve të drogës dhe korrupsionit ka patur dhe do të ketë mbështetjen pa kufij të Partisë Demokratike dhe të opozitës. Dhe çdo tentativë për t’i lidhur duart drejtësisë për këtë gjë do ketë kundërshtimin e hapur dhe të pandalshëm të opozitës.

Nazarko: Pse, kur e shani ju me emër Dumanin dhe Gjokën, çfarë i bëni? Nuk është ftesë për t’i lidhur duart? Nuk është shantazh? T’i përmendësh emrin është ftesë për linçim.

Noka: Mos u ngut! Shqipëria ka sot një të dënuar në vendin fqinj, një mashtruese të formularit të deklarimit të pasurisë në krye të drejtësisë. Është turp.

Nazarko: Të ndihmohesh nga përpjekja e këtyre shërbimeve greke pse ajo dënoi Belerin? Ajo mund të ketë mëkate të tjera, ta zemë se i ka bërë “like” një statusi të Edi Ramës.

Noka: Ajo mëkatin kryesor ka edhe miqësinë me Gys Agasin, që është ushtare e Gysit, por nuk po hyjmë aty.

Nazarko: Ishte edhe një lloj heroi i juaj në fakt, për hir të vërtetës. Nga sa kam dëgjuar se unë nuk e kam njohur kurrë. Jo hero, domethënë i lidhur edhe me juve…

Noka: Me neve jo, është djali i deputetit të PS-së, jo i imi.

Nazarko: Bënte ndere mbase.

Noka: Kurrë! Asnjë lidhje. E vërteta është dokumenti që ajo është e dënuar. E dënuar në Greqi dhe e ka fshehur dokumentin. E dënuar që ka falsifikuar deklarimin e pasurisë dhe e ka fshehur.

Nazarko: SPAK-u e ka legalizuar atë. SPAK-u thotë që i plotëson kushtet.

Noka: Irena Gjoka sot është turpi i drejtësisë, këtë nuk e ndryshojmë ne.

Nazarko: Ata që merren me gjyqet tuaja janë turpi.

Noka: Jo! Ajo është e dënuar për mashtruese, falsifikatore dhe nuk mund të japë drejtësi një njeri i tillë. Kaq gjë, shumë e thjeshtë.

SendShare3Tweet2

Lajmet e fundit

Protestat në Francë, Macron: Dhuna nuk ka vend në demokracinë tonë

17/10/2026

Edhe Italia përfshihet nga protestat, kaos dhe përleshje mes qytetarëve dhe policisë

17/10/2026

Protesta/ OKB thirrje për uljen e tensioneve: Dhuna nuk ka vend në demokraci

17/10/2026

Berisha i kërkon dorëheqjen Ramës pas protestës së dhunshme: Po e çon vendin në konflikt civil

17/10/2026

Në kërkim të një protestuesi të vdekur dhe një udhëheqësi të gjallë

17/10/2026

“Kujdes dhe ndihmë mjekësore pa asnjë dallim”, Spahiu viziton policët dhe protestuesit e lënduar te ‘Trauma’

17/10/2026

Ku i ke bandat, Edi Rama?

17/10/2026

Protestuesit thyejnë qepenin e dyqanit të një kompanie celulare, plaçkisin celularë e pajisje, shkatërrojnë edhe një bankomat

17/10/2026

Dhuna zhvendoset pranë selisë së PS-së, policia përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit

17/10/2026

Lëndohet gjatë protestës drejtori i Policisë së Tiranës, paraqitet në Spitalin e Traumës me krahun e fashuar

17/10/2026

Zjarri te Gjykata e Lartë, ministri i Drejtësisë: Dhuna nuk është protestë

17/10/2026

“Mitraloz” fishekzjarresh kundër policisë, çfarë është pajisja e rrezikshme që u përdor në protestën e Tiranës dhe si rrezikoi jetën e efektivëve! (VIDEO)

17/10/2026

PS nxjerr videon e zjarrit te Gjykata e Lartë: I parapriu Berisha me sulmet ndaj gjyqtarëve! Nuk ka kthim pas për Shqipërinë

17/10/2026

Bajrami apel studentëve: Distancohuni nga maskat! Faktorët e jashtëm mund të nxisin kaos, protestat duhet të jenë paqësore

17/10/2026

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës ngre alarmin: Një dorë e zezë po përdor protestën

17/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Protestat në Francë, Macron: Dhuna nuk ka vend në demokracinë tonë
  • Edhe Italia përfshihet nga protestat, kaos dhe përleshje mes qytetarëve dhe policisë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.