• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Nafta me racion/ Britania ndërhyn, do të ofrojë 50 mln paund mbështetje

17/03/2026
in Botë
Nafta me racion/ Britania ndërhyn, do të ofrojë 50 mln paund mbështetje

Frika nga racionimi të naftës ka nisur të hedhë rrënjë në Britaninë e Madhe, ku Ministri i Thesarit, Dan Tomlinson, e pranoi se kjo mundësi nuk mund të përjashtohet në mesin e kaosit që ka pllakosur Lindjen e Mesme.

Tomlinson theksoi se ekzekutivi po “monitoron” situatën “me kujdes”, ndërsa furnizimet globale janë nën një presion tejet të madh. Rreth një e pesta e naftës botërore kalon përmes ngushticës së Hormuzit, por kjo rrugë e rëndësishme detare është bllokuar praktikisht nga Irani pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit. Në këtë moment, është e vështirë të parashikohet me saktësi impakti që kjo krizë do të ketë gjatë muajve në vazhdim, tha Tomlinson.

“Por gjatë dy javëve të fundit kemi parë vërtet një rritje të mprehtë të kostos së naftës dhe Qeveria ka ndërhyrë duke thënë se do të ofrojmë 50 milion paund mbështetje për njerëzit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar që varen nga nafta për ngrohje”, shtoi ai.

Eksperti i energjisë Nick Butler, u shpreh më herët se mbyllja e plotë e Ngushticës së Hormuzit do të shkaktonte një “mungesë” globale të naftës brenda disa javësh. Pasojat e situatës aktuale më fort po i ndiejnë vende si Sri Lanka, të cilat mbështetën në mënyrë të veçantë tek nafta që kalon prej kësaj rruge detare.

Vendi ka nisur nga e diela përdorimin e një sistemi racionimi të karburantit me kode, një mënyrë moderne menaxhimi kjo e shpërndarjes se produkteve të caktuara, në mënyrë që të shmanget teprica ose grumbullimi i tyre nga disa persona. Nisma është ndërmarrë pavarësisht se vendi ka furnizim mjaftueshëm për të paktën 4 muaj. Qeveria ushtarake e Mianmarit gjithashtu ka nisur të zbatojë racionimin e rreptë të karburantit për automjetet private për shkak të ndërprerjeve në zinxhirin e furnizimit të lidhura me konfliktin në Lindjen e Mesme.

Me urdhër të saj, një sistem “çift-tek” i targave të automjeteve kufizon lëvizjen sipas datës, por kjo ka sjellë radhë të gjata në pikat e karburantit dhe rritje çmimesh në qytete të mëdha si Yangon.

Më të lexuarat

  • Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dea Mishel i reagon ashpër Grida Dumës: U denigrova në emisionin tënd, të ka hidhëruar refuzimi që ia bëra ftesës tënde

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK konfirmon takimin e famshëm të Arubës, morën pjesë mafiozë dhe zyrtarë të lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Operacioni i SPAK, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berishës iu hoq “non-grata”, por ai mbetet sërish “babi i Zenit”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Do jemi si Dubai”, Rama: Shqiptarët s’mund të përdoren si mish për top për ata që s’duan Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trafik droge/ SPAK arreston Orest Sotën, shpall në kërkim Artur Shehun, mafiozin e Zvërnecit, 20 masa sigurie për grup kriminal dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Influenceret e ‘flamingove’ që nuk paguajnë taksa. Mashtrim dhe pastrim parash. A do veprojnë tatimet, krimi ekonomik dhe Prokuroria?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm: Shpirti i PS-së nuk është në antimitingun e Ramës, por në sheshin e rinisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Mustafa Nano: Isha i stresuar dhe i thash Ramës më bëj ambasador, i takon sojit tim, pasi u emërova ika se po humbisja kohë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!