AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

by SHT Media
22/02/2026
in Botë
6
0
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një konteshë gjermane, e cila për rreth 20 vite ka pasur njohje me financierin e dënuar për abuzime seksuale Jeffrey Epstein dhe e quante atë “Z. i mrekullueshëm”, dyshohet se ka tentuar ta lidhte me politikanë të lartë britanikë, sipas emaileve të publikuara së fundmi.

Nicole Junkermann, 50 vjeçe, investitore teknologjie me bazë në Londër dhe e njohur edhe si Kontesha Nicole Brachetti Peretti, dha dorëheqjen javën e kaluar si administratore e The Royal Marsden Cancer Charity, pasi u zbuluan detaje mbi marrëdhënien e saj me Epstein.

Emri i saj përmendet qindra herë në dosjet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë. Sipas raportimeve, ajo ka shkëmbyer emaile me përmbajtje personale me Epstein edhe vite pasi ai ishte burgosur për abuzim seksual ndaj të miturave, deri pak javë përpara arrestimit të tij në vitin 2019.

Në një prej emaileve, Epstein përmendte “s*ksin tonë para 15 vitesh”, ndërsa Junkermann i referohej atij si “zemër” dhe “Z. i mrekullueshëm”, edhe gjatë kohës që ai ndodhej në burg.

Emailet bëjnë me dije se Junkermann ka tentuar të ndërmjetësojë takime mes Epstein dhe figurave të larta në Britani. Në vitin 2018 ajo i shkroi Epstein për një drekë në bregun perëndimor ku do të merrte pjesë ish-kryeministri David Cameron, duke e pyetur nëse dëshironte të bashkohej.

Në një tjetër email të vitit 2012, ajo i tregonte Epstein se kishte drekuar me Lord Kenneth Baker, ish-ministër i Arsimit në kohën e Margaret Thatcher.

Gjithashtu, në një komunikim të vitit 2013, ajo shprehte dëshirën për të takuar Prince Andrew, duke shkruar me shaka: “Doja të takoja Princ Andrew”.

Junkermann ka investuar në dhjetëra kompani teknologjie, përfshirë Owkin, një firmë e inteligjencës artificiale në shëndetësi që ka bashkëpunuar me disa struktura të National Health Service (NHS). Ajo ka shërbyer gjithashtu si këshilltare për NHS dhe në vitin 2018 u emërua në Bordin Këshillimor të Healthtech nga atëherë sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock.

Emailet tregojnë gjithashtu se ajo dhe Epstein diskutonin për lidhje dhe prezantime me figura të fuqishme, si dhe për këshilla financiare. Në vitin 2017, Epstein e përfshiu Junkermann në një email drejtuar ish-kryeministrit izraelit Ehud Barak, ku diskutohej për çështje fiskale dhe alternativa si Luksemburgu.

Po atë vit, Junkermann u martua me konten italian Ferdinando Brachetti Peretti, pjesë e një dinastie të pasur që kontrollon gjigantin energjetik italian API.

Përmes një zëdhënësi, kontesha deklaroi se “shkalla e krimeve të Jeffrey Epstein është tronditëse” dhe se ajo “pendohët thellësisht” për komunikimet me të, duke shtuar se ishte “plotësisht e mashtruar dhe e keqorientuar”.

Ajo theksoi se mendimet e saj janë me viktimat dhe se shpreson që autorët e vërtetë të përballen me drejtësinë.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Të maskuarit e vandalizuan, deputeti Shalsi për monumentin e ‘Lahutës së Malcis’: Si lufton për të ardhmen, kur s’njeh krenaritë e vendit?

20/10/2026

Qetësohet sërish situata, një pjesë e protestuesve rikthehen para Kryeministrisë!

20/10/2026

Vandalizmi dhe anonimati në botën digjitale, a duhen kontrolluar rrjetet sociale?

20/10/2026

Shtohen thirrjet në Iran për prodhimin e armëve bërthamore

20/10/2026

Ishte i dehur, qytetari gjendet i shtrirë në “Sheshin Skënderbej”, Policia dhe qytetarët i vijnë në ndihmë!

20/10/2026

Paralajmërimi i Trump: Nëse Europa dorëzohet përballë emigracionit, SHBA do të largohet

20/10/2026

Protestuesit shpërndahen rrugëve, u vënë flakën koshave të mbeturinave, shkulën dhe pllakat e “Sheshit Skënderbej”! Policia i ndjek nga pas

20/10/2026

Lavrov: Zelensky ka sabotuar negociatat. Marrëveshja e paqes do sillte fundin e tij

20/10/2026

“Akte të papranueshme”- Protestuesit i vunë zjarrin Gjykatës së Lartë dhe Apelit, Shoqata e Gjyqtarëve: Dënojmë me forcë sulmet e dhunshme!

20/10/2026

Ministri Nufi takohet me Komandantin e ri të KFOR, Roberto Vergori: Shqipëria kontributin aktiv në sigurinë dhe stabilitetin e Kosovë e më gjerë

20/10/2026

Studentët me maska sulmojnë me molotovë institucionet, reagon Policia! Një prej tyre kërcënon se do djegin bizneset nëse nuk dalin në shesh

20/10/2026

NATO do të dërgojë aeroplanë dhe dronë në Detin e Zi pas sulmeve ndaj anijeve

20/10/2026

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë!

20/10/2026

Refuzimi i dialogut nga studentët protestues? Kronikë e paralajmëruar

20/10/2026

Aksident në bypassin e Fierit, betonierja karambolohet me mjetin e transportit, plagoset një nga drejtuesit

20/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Të maskuarit e vandalizuan, deputeti Shalsi për monumentin e ‘Lahutës së Malcis’: Si lufton për të ardhmen, kur s’njeh krenaritë e vendit?
  • Qetësohet sërish situata, një pjesë e protestuesve rikthehen para Kryeministrisë!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.