AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Sulmi ndaj gjeneralit në Moskë, misteri pas atentatit të dështuar

by SHT Media
09/02/2026
in Botë
6
0
Sulmi ndaj gjeneralit në Moskë, misteri pas atentatit të dështuar
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjenerali Vladimir Alekseyev, numri dy i shërbimit sekret ushtarak rus GRU, u plagos në një pritë të premten e javës së kaluar. Megjithatë, ai është rikuperuar shpejt dhe tashmë po shndërrohet në heroin e ri të Moskës. Ai tregohet si një super-agjent që nuk ka frikë nga asgjë dhe arrin të kapë armën e atentatorit, duke shpëtuar jetën e tij dhe duke bërë që atentati të dështojë. Tre plumba e goditën vetëm në këmbë, ndërkohë që tashmë janë krijuar karikatura, që e tregojnë teksa sulmon agresorin.

Kapja e shpejtë e atentatorit të arratisur, Lubomir Korda, arrestuar madje në Dubai, dhe identifikimi i bashkëpunëtorëve të tij po përdoren nga propaganda e Kremlinit për të ndryshuar narrativën: nuk është më një dështim i madh i sigurisë, që lejon vrasjen e gjeneralëve kyç njëri pas tjetrit, por një provë e superioritetit rus mbi ukrainasit.

Ndërhyrja personale e Vladimir Putinit tek autoritetet e Emirateve, të cilat zakonisht janë të ngadalta në ekstradime, bëri që Korda të dorëzohej menjëherë. Ai është një biznesmen 65-vjeçar me origjinë ukrainase dhe karrierë të dobët, që sipas hetimeve ruse, mbërriti në Moskë në fund të vitit 2025 me urdhër të shërbimeve sekrete ukrainase për të kryer atentatin. Pagesat dhe mbështetja i ishin siguruar nga Viktor Vasin, një ndërtues rus 66-vjeçar me borxhe, i cili kishte studiuar në kohën e Bashkimit Sovjetik në shkollën e përkthyesve të Ushtrisë së Kuqe. Vasin është zbuluar përmes transfertave të vogla parash që i bëri Korda-s.

E vetmja që ka shpëtuar është Zinaida Antonyuk, 55 vjeçe, e cila ndryshoi mbiemrin në Serebrytskaya për të marrë shtetësinë ruse. Në attentat, Antonyuk kishte rolin e vëzhgueses. Ajo thuhet se u transferua në dhjetor në të njëjtin pallat ku jetonte gjenerali Alekseyev. Përpiqej mos të binte në sy, duke qëndruar në mbikëqyrje të lëvizjeve së Alekseyev. Fotot e saj në rrjetet sociale tregojnë qytetin që nga viti 2023, por ndalen para atentatit dhe besohet se ajo tashmë ka shkuar në Ukrainë.

Por dinamika e ngjarjes nuk përputhet me versionin e thjeshtë që po paraqet Kremlini. Profili i arrestuarve duket i papërshtatshëm për misionin. Alekseyev nuk ishte thjesht një oficer 007, por një veteran i Spetsnaz-it me mbi 40 vjet eksperiencë në terren. Ai ishte pjesë e njësive të specializuara të quajtura “Pipistrella” për aftësinë e tyre për të operuar në errësirë. Kodi i tij i emrit “Stepanych” besohet t’ju referohet hidraulikëve që riparonin tubat nëntokësorë.

Gjenerali Alekseyev ka kryer misione për eliminimin e armiqve të shtetit dhe për forcimin e pushtetit të Putinit. Ai ka luftuar terroristë islamikë në Çeçeni dhe Dagestan, ka marrë pjesë në sulme kibernetike në SHBA për të ndihmuar zgjedhjen e Trump-it, ka prodhuar dosje false për të penguar fitoren e Biden-it në 2020 dhe është përfshirë në helmimin e kundërshtarëve dhe disidentëve, duke përfshirë rastin e Sergej Skripal.

Në vend, ai ka luajtur një rol kyç në ndalimin e marshimit të Evgeny Prigozhin në Moskë në qershor 2023 dhe besohet se ka pasur dorë pas vdekjes së tij. Alekseyev ka bërë edhe armikë të brendshëm, duke zbuluar korrupsionin e një zv/ministri të Mbrojtjes. Ai ka pasur gjithashtu ndikim në pushtimin e Krimesë dhe në avancimin separatist në Donbass. Në vitin 2022, ai ka negociuar dorëzimin e batalionit Azov në Mariupol dhe veteranët e akuzojnë se i ka mashtruar.

Por atentatori i porositur për ta vrarë, Lubomir Korda, nuk i dha goditjen përfundimtare dhe e la gjeneralin të plagosur në tokë. Kamera e ka filmuar teksa largohet dhe bën një hap tjetër aspak profesional, teksa hedh armën në borë. Kjo është e pazakontë, sepse më parë gjeneralët, shkencëtarët dhe influencuesit rusë që ishin objekt i spiunëve ukrainas, kishin rënë viktimë të bombave që nuk linin shanse shpëtimi për personin që ishte në shënjestër, madje nuk linin gjallë as dëshmitarë, për t’u marrë në pyetje.

Edhe pse Kremlini përpiqet ta shesë incidentin si sukses dhe provë të fuqisë ruse, profili i atentatorëve dhe mënyra si u krye sulmi lë shumë dyshime mbi të vërtetën e ngjarjes. /La Repubblica/

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Djali i Elda Hotit në fushë me Kombëtaren, deputetja emocionon me dedikimin për bashkëshotin e ndjerë: Do të doja ta ndaja me ty

27/09/2026

U përplas me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari në Cërrik, plagoset pasagjeri

27/09/2026

Falimenton media e vëllezërve Veshaj që i blenë Fidel Yllit për 300 mijë euro, biznesmenia Silvana Kulla e vetmja sponsore për platformën, dyshime për pastrim parash

27/09/2026

Marshim në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

27/09/2026

“Nuk ka asnjë firmë që më implikon”, Rama: Jam për të bërë histori, jo për të fryrë xhepat

27/09/2026

“Çështjet me drejtësinë janë personale”, Rama: S’ka korrupsion! Nuk jam palë me asnjë

27/09/2026

“Drejtuesit rrëshqasin nga binarët”, Rama: Vlora Hyseni në borxh me shqiptarët

27/09/2026

“Arrest shtëpie” për Vlora Hysenin, Rama: Masë ekstreme! Akuzat të provohen në mënyrë të paanshme

27/09/2026

Ukraina drejt legalizimit të pornografisë, nisma e bujshme synon të sjellë miliona për luftën

26/09/2026

Rrjeti i Agasit, mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së Meçes dhe sekreteve të SHISH

26/09/2026

“Të jesh k*uçkë mund të jesh dhe super shëmtirë”: Lorna Hysa shpërthen ndaj Vlora Hysenit

26/09/2026

Gjyqtarët i përgjigjen Ramës për pagat, Sadushi: Dialogu nuk zëvendëson vendimin e Gjykatës Kushtetuese

26/09/2026

Pse Rinasi po konkurron aeroportet e Rumanisë dhe Bullgarisë?

26/09/2026

Të shtëna me armë ndaj një lokali në Athinë, plagoset një 10-vjeçare shqiptare

26/09/2026

Rama për protestat në Tiranë: Algoritmi aktivizoi urrejtjen, fabrikimi u bë realitet

26/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Djali i Elda Hotit në fushë me Kombëtaren, deputetja emocionon me dedikimin për bashkëshotin e ndjerë: Do të doja ta ndaja me ty
  • U përplas me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari në Cërrik, plagoset pasagjeri

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.