AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

“Gjenden disa kuti…”/ Policia kontrollon shtëpinë e Mandelson, çfarë fsheh ish-ministri britanik?

by SHT Media
08/02/2026
in Botë
6
0
“Gjenden disa kuti…”/ Policia kontrollon shtëpinë e Mandelson, çfarë fsheh ish-ministri britanik?
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dy prona të Peter Mandelson janë kontrolluar nga policia britanike, në kuadër të hetimeve mbi pretendime për shkelje të detyrës publike.

Mandelson, 72 vjeç, ish-zyrtar i lartë qeveritar, është përfshirë në një skandal pas publikimit të dosjeve të Jeffrey Epstein, që zbulojnë detaje të reja mbi marrëdhënien e tyre.

Siç shkruajnë mediat e huaja, pas kontrolleve, disa kuti u morën nga forcat policore te banesa e tij në Camden, në veri të Londrës, ndërsa efektivë të tjerë qëndronin në oborrin e shtëpisë tjetër të Mandelson në Wiltshire.

Zëvendëskomisionerja e Policisë Metropolitane, Hayley Sewart, tha se kontrollet janë kryer nga “ekipi i specializuar për krimet qendrore”.

“Në kuadër të këtij hetimi po shqyrtohen shkelje të detyrës publike”, deklaroi ajo. “Ai nuk është arrestuar dhe hetimet vijojnë.”

Epstein dhe Mandelson

Kjo bastisje vjen pas detajeve të reja që tregojnë se ish-ministri britanik ka ndarë informacion të ndjeshëm me Epstein pas krizës financiare të vitit 2008. Mandelson ka mohuar çdo akuzë lidhur me dosjen dhe ka shprehur keqardhje për mbajtjen e marrëdhënies me Epstein, duke u kërkuar falje viktimave të pedofilit.

Dokumentet e qeverisë dhe presioni mbi Starmer

Starmer

Hetimi ka vënë gjithashtu kryetarin e Partisë Laburiste e njëkohësisht kryeministrin, Keir Starmer, nën presion të madh për të publikuar dokumentet që lidhen me vlerësimin e Mandelson për të marrë detyrën e ambasadorit britanik në SHBA, post për të cilin u shkarkua në shtator.

Kryeministri tha se Mandelson kishte gënjyer për miqësinë e tij me Epstein para se të merrte detyrën prestigjioze në Washington.

Në një letër drejtuar kryetarit të Komitetit të Inteligjencës dhe Sigurisë (ISC) të parlamentit, Starmer njoftoi se dëshiron që dokumentet të publikohen sa më shpejt të jetë e mundur, megjithëse një “sasi e konsiderueshme materiali” duhet të shqyrtohet më parë për të mos rrezikuar sigurinë kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Zyrtarët qeveritarë po punojnë me policinë për të siguruar që publikimi i dokumenteve të mos ndikojë në hetimin ndaj Mandelson. Nga sa mësohet, dokumentet janë në faza të hershme të shqyrtimit dhe përfshijnë mijëra faqe.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

27/09/2026

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

27/09/2026

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

27/09/2026

A vazhdon të jetë i vi*gjër? At Nikolla Xhufka tregon si vepron kur përballet me tundimet: Tundim është dhe tani këtu me vajza të bukura

27/09/2026

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

27/09/2026

Djali i Elda Hotit në fushë me Kombëtaren, deputetja emocionon me dedikimin për bashkëshotin e ndjerë: Do të doja ta ndaja me ty

27/09/2026

U përplas me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari në Cërrik, plagoset pasagjeri

27/09/2026

Falimenton media e vëllezërve Veshaj që i blenë Fidel Yllit për 300 mijë euro, biznesmenia Silvana Kulla e vetmja sponsore për platformën, dyshime për pastrim parash

27/09/2026

Marshim në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

27/09/2026

“Nuk ka asnjë firmë që më implikon”, Rama: Jam për të bërë histori, jo për të fryrë xhepat

27/09/2026

“Çështjet me drejtësinë janë personale”, Rama: S’ka korrupsion! Nuk jam palë me asnjë

27/09/2026

“Drejtuesit rrëshqasin nga binarët”, Rama: Vlora Hyseni në borxh me shqiptarët

27/09/2026

“Arrest shtëpie” për Vlora Hysenin, Rama: Masë ekstreme! Akuzat të provohen në mënyrë të paanshme

27/09/2026

Ukraina drejt legalizimit të pornografisë, nisma e bujshme synon të sjellë miliona për luftën

26/09/2026

Rrjeti i Agasit, mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së Meçes dhe sekreteve të SHISH

26/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në
  • Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.