• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Spastrime në majën e ushtrisë kineze, dy gjeneralë të lartë nën hetim për shkelje të rënda disiplinore

26/01/2026
in Botë
Spastrime në majën e ushtrisë kineze, dy gjeneralë të lartë nën hetim për shkelje të rënda disiplinore
Shpërndaje me miqtë

Autoritetet kineze kanë konfirmuar shkarkimin dhe hapjen e hetimeve ndaj dy figurave kyçe të udhëheqjes ushtarake të vendit, në një zhvillim që hedh dritë mbi tensionet e brendshme në aparatin e pushtetit të Kinës.

Zhang Youxia, nënkryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, dhe Liu Zhenli, shef i Departamentit të Shtabit të Përbashkët, janë larguar nga detyrat dhe janë vënë nën hetim për “shkelje të rënda disiplinore”, njoftuan burime zyrtare nga Pekini. Një formulim që, në praktikën politike kineze, përdoret shpesh për të mbuluar akuza për korrupsion apo shkelje politike.

Zbulime të publikuara nga Wall Street Journal sugjerojnë se Zhang Youxia dyshohet se ka zbuluar sekrete mbi programin bërthamor kinez ndaj Shteteve të Bashkuara, si edhe se ka pranuar shuma të mëdha parash për të favorizuar emërime dhe ngritje në gradë në ushtri. Këto pretendime nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet kineze.

Në një veprim të pazakontë, gazeta zyrtare e Ushtrisë Popullore Çlirimtare publikoi një artikull shpjegues mbi këtë çështje, duke akuzuar dy zyrtarët se kanë “minuar” autoritetin e presidentit Xi Jinping, kanë përkeqësuar korrupsionin brenda ushtrisë dhe kanë dëmtuar përgatitjet për “luftë reale”.

Sipas artikullit, hetimet tregojnë se “nuk ka tolerancë” ndaj korrupsionit dhe se Zhang dhe Liu “kanë tradhtuar besimin e Partisë dhe të ushtrisë”, duke dëmtuar sistemin e përgjegjësisë që përqendrohet te kryetari i Komisionit Qendror Ushtarak, post që mbahet nga vetë Xi Jinping.

Gjuha e ashpër e përdorur në publikimet zyrtare, e ngjashme me retorikën e Revolucionit Kulturor, ka nxitur spekulime mes analistëve për një moment dobësie politike të presidentit kinez. Aktualisht, nga Komisioni Qendror Ushtarak i emëruar në vitin 2022, raportohet se vetëm përgjegjësi i disiplinës, Zhang Shengmin, mbetet aktiv.

Disa vëzhgues kanë rikujtuar precedentë historikë, si rasti i Lin Biao-s në vitin 1971, një nga figurat më të afërta të Mao Ce Dunit, i akuzuar për tentativë grushti shteti dhe i vrarë gjatë arratisjes.

Mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një komplot kundër Xi Jinping apo për një rast të rëndë tradhtie individuale. Në një sistem ku transparenca është e kufizuar, e vërteta pritet të mbetet e fshehur për një kohë të gjatë.

Ajo që duket e sigurt është se presidenti Xi Jinping po konsolidon gjithnjë e më shumë pushtetin në duart e tij, një zhvillim me pasoja të paparashikueshme për Kinën dhe stabilitetin rajonal.

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • Media greke: Kryeministri Rama viziton Athinën këtë javë

    Media greke: Kryeministri Rama viziton Athinën këtë javë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Bllokadë detare deri në një marrëveshje!”- Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë për shkak të kufizimeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Paketa e Maleve, Rama zbardh skemën: Prona fitohet vetëm pas investimit, si do të zgjidhet ngërçi i ligjit 7501

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Braho dhe dy drejtues të SPAK priten në Departamentin e Drejtësisë në SHBA

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!