• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Përshkallëzohet presioni nga Trump për Groenlandën: Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen

19/01/2026
in Botë
Përshkallëzohet presioni nga Trump për Groenlandën: Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen

Presidenti amerikan Donald Trump ka rritur ndjeshëm retorikën për marrjen e kontrollit të Groenlandës, duke deklaruar se nuk ndihet më i detyruar të mendojë vetëm për paqen, ndërsa udhëheqësit evropianë po koordinojnë përgjigjen e tyre përballë presionit në rritje nga Uashingtoni.

Gjatë natës, Trump shkroi në rrjetet sociale se NATO dhe Danimarka kanë dështuar për më shumë se 20 vjet të largojnë “kërcënimin rus” nga Groenlanda, duke paralajmëruar se tani “është koha që kjo të bëhet”.

“NATO i ka thënë Danimarkës për 20 vjet se duhet të largojë kërcënimin rus nga Groenlanda. Danimarka nuk ka qenë në gjendje ta bëjë këtë. Tani është koha dhe do të bëhet”, shkroi Trump.

Në të njëjtën linjë, sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, deklaroi për NBC se “evropianët projektojnë dobësi, ndërsa SHBA-të projektojnë forcë”, duke shtuar se sipas Trumpit, siguria globale nuk mund të garantohet pa përfshirjen e Groenlandës në SHBA.

Në një përshkallëzim të mëtejshëm, Trump duket se e lidhi çështjen e Groenlandës edhe me vazhdimin e mbështetjes amerikane për Ukrainën, duke paralajmëruar se pa ombrellën e sigurisë së SHBA-së, situata në Ukrainë do të shembej.

Debati për Groenlandën pritet të dominojë axhendën politike evropiane, ndërsa liderët e BE-së përgatiten për një samiti të jashtëzakonshëm këtë javë, ndërkohë që kryeministri britanik Keir Starmer pritet të mbajë një konferencë të posaçme për shtyp.

Ministrat danezë dhe të Groenlandës do të zhvillojnë gjithashtu një takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili konfirmoi se ka diskutuar situatën e sigurisë në Arktik me Trump, duke pranuar se çështja mbetet e hapur.

Zhvillimi më shpërthyes i ditës lidhet me një letër të dërguar nga Trump kryeministrit të Norvegjisë, Jonas Gahr Støre, vërtetësia e së cilës është konfirmuar nga vetë kryeministri norvegjez. Në letër, Trump shkruan se, për shkak se Norvegjia nuk i ka dhënë Çmimin Nobel për Paqen, ai nuk ndihet më i detyruar të mendojë vetëm për paqen, por për interesat e SHBA-së.

Trump përsëriti gjithashtu kërcënimet ndaj Danimarkës, duke vënë në dyshim sovranitetin e saj mbi Groenlandën: “Danimarka nuk mund ta mbrojë atë tokë nga Rusia apo Kina. Nuk ka dokumente të shkruara që justifikojnë pronësinë. Bota nuk është e sigurt nëse SHBA-të nuk kanë kontroll të plotë dhe total të Groenlandës”, shkruan Trump, duke e mbyllur letrën me firmën “President DJT”.

Deklaratat e fundit pritet të thellojnë tensionet diplomatike mes SHBA-së dhe aleatëve evropianë, ndërsa Groenlanda shndërrohet gjithnjë e më shumë në një pikë kyçe të përplasjes gjeopolitike në Arktik.

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • Lufta e Iranit: 10 fjalët e përdorura më shpesh dhe kuptimet e tyre

    Lufta e Iranit: 10 fjalët e përdorura më shpesh dhe kuptimet e tyre

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Incident në Firence: Turistja dëmton statujën e “Biancone”, ngjitet për t’i prekur pjesët intime

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga student ekselent i Mjekësisë te hapja e varrit në Lushnje, historia tronditëse e 36 vjeçarit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Goxhaj u qëllua pas një sherri me Daniel Nelën, i plagosur rëndë edhe vëllai i autorit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Të shtëna me armë zjarri në Memaliaj, humb jetën 33-vjeçari (EMRI)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!