• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Fundjavë e zezë në Alpet Austriake, tetë skiatorë humbin jetën nga ortekët brenda një dite

18/01/2026
in Botë, Kryesore
Fundjavë e zezë në Alpet Austriake, tetë skiatorë humbin jetën nga ortekët brenda një dite

 

Një seri ortekësh vdekjeprurës kanë shkaktuar një bilanc tragjik në Alpet Austriake, ku tetë skiatorë humbën jetën brenda vetëm një dite, pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme për rrezik të lartë.

Tre skiatorë nga Republika Çeke u vranë në Austrinë qendrore, pasi një ortek goditi një grup prej shtatë personash në rajonin Murtal të Styria-s, njoftoi policia. Viktimat u varrosën plotësisht nga bora. Ekipet e shpëtimit arritën t’i lokalizonin dhe t’i nxirrnin, por autoritetet konfirmuan se, pavarësisht përpjekjeve, ata u gjetën pa shenja jete.

Më herët gjatë së shtunës, në rajonin Pongau pranë Salzburgut, një tjetër ortek rrëmbeu shtatë skiatorë jashtë piste, duke shkaktuar vdekjen e katër personave dhe plagosjen e një të pesti, raportoi transmetuesi publik austriak ÖRF.

Në të njëjtën zonë, një skiatore u varros nga bora bashkë me bashkëshortin e saj pas një orteku tjetër. Shërbimet e emergjencës, të njoftuara nga bashkëshorti, nuk arritën ta shpëtonin gruan.

“Pavarësisht paralajmërimeve të qarta dhe të përsëritura, sot patëm disa ortekë me pasoja fatale”, deklaroi Gerhard Kremser, kreu i shërbimeve të emergjencës në malin Pongau. Sipas tij, ngjarjet tregojnë seriozitetin ekstrem të situatës aktuale të ortekëve.

Tragjeditë në Alpet Austriake pasojnë një sërë incidentesh të ngjashme ditët e fundit. Të martën, një djalë 13-vjeçar nga Republika Çeke humbi jetën në një ortek në Bad Gastein, ndërsa ndodhej jashtë piste në vendpushimin e skive Sportgastein. Të dielën e kaluar, një skiator 58-vjeçar u vra në një ortek në Werberg, Tirol.

Ndërkohë, rreziku i ortekëve ka shkaktuar viktima edhe në vende të tjera alpine. Gjatë së njëjtës fundjavë, gjashtë persona humbën jetën në Alpet Franceze, ndërsa në pjesën zvicerane të Alpeve një skiator gjerman u vra dhe katër të tjerë u plagosën.

Më të lexuarat

  • Trump rihap lojën bërthamore në Lindjen e Mesme

    Trump rihap lojën bërthamore në Lindjen e Mesme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nesër “rrethohet” Kuvendi, qytetarët mobilizohen me vezë e domate; afro 1.200 efektivë në gatishmëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Del video, momenti kur betonierja përplaset me makinën dhe bie nga mbikalimi i TEG-ut

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ukraina: Dy mësime mbi realizmin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Lufta për algoritmin: Qindra profile të rreme targetojnë mbështetësit e protestës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shqipëria, bumi i ndërtimit dhe dyshimet për pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga CNN e Fox News te NYT dhe The Times, mediat e huaja “mësyjnë” te SPAK për dosjen ‘Aruba’ dhe Zvërnecin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Korrupsion dhe pastrim parash – Si u amnistua Benet Beci me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Të intimidosh deputetët, s’është demokraci”, Lamallari ‘trembet’ nga vezët dhe u bën thirrje qytetarëve të protestojnë paqësisht

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Platforma e Spiropalit, Kulla: Brenda PS-së “vlon”, por askush nuk ka guxim të përballet me Ramën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!