AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Zvicër, zjarri me 47 viktima, flakët erdhën si pasojë e fishekzjarrëve/ Ja si nata e Vitit të Ri u kthye në tragjedinë e parë të 2026

by SHT Media
03/01/2026
in Botë
6
0
Zvicër, zjarri me 47 viktima, flakët erdhën si pasojë e fishekzjarrëve/ Ja si nata e Vitit të Ri u kthye në tragjedinë e parë të 2026
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të paktën 47 persona kanë humbur jetën dhe mbi 110 të tjerë janë plagosur, shumë prej tyre në gjendje kritike, pas një zjarri shkatërrues që shpërtheu natën e Vitit të Ri në lokalin “Le Constellation” në Crans-Montana të Zvicrës.

Mes viktimave ka edhe shumë të mitur.

Sipas autoriteteve zvicerane, gjatë një feste të Vitit të Ri, dhe u përhap me shpejtësi të jashtëzakonshme pasi shkëndijat nga fishekzjarrët e vendosur mbi shishe shampanje prekën tavanin e veshur me material fonoabsorbues dhe dru.

Brenda pak minutash, lokali u përfshi nga flakët, duke u kthyer në një kurth vdekjeprurës.

Autoritetet raportojnë se në lokal ndodheshin edhe të mitur, ndërsa dëshmitarët flasin për mungesë kontrollesh dhe masa të pamjaftueshme sigurie, përfshirë vetëm një dalje emergjence.

Identifikimi i viktimave po vazhdon dhe është i vështirë për shkak të gjendjes së trupave.

Mes të plagosurve ka edhe shtetas italianë.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Italisë, gjashtë italianë rezultojnë ende të zhdukur, ndërsa dhjetë të tjerë ndodhen në spitale në Zvicër dhe Itali.

Disa të plagosur janë transferuar në Francë, Poloni dhe Gjermani për trajtim të specializuar.

Autoritetet zvicerane kanë paralajmëruar se bilanci mund të rëndohet, pasi dhjetëra të plagosur ndodhen në gjendje kritike, ndërsa hetimet për shkaqet dhe përgjegjësitë e tragjedisë janë në vijim.

Lokali, ishte i blerë nga çifti më 2015 dhe i njohur për atmosferën e tij après-ski, mund të presë deri në 400 persona. Ai shtrihet në dy kate: në katin e parë ndodhet kafeneja dhe bar me verandë mbi Alpet, ndërsa kati nëntokë, ku shpërtheu zjarri, ishte i dedikuar për festa me DJ, kokteje dhe narghilè. Sipas hetimeve paraprake, materialet prej druri dhe lëkure që dekoronin ambientin kanë favorizuar përhapjen e flakëve.

Jessica Moretti ishte prezent në lokal gjatë incidentit dhe ka pësuar djegie në krah, ndërsa Jacques ndodhej në një nga lokalet e tjera që zotëronin. Të dy janë intervistuar nga autoritetet dhe kanë dhënë informacion mbi konfigurimin e brendshëm të lokalit dhe masat e sigurisë, por aktualisht nuk janë të dyshuar.

Hetimet e prokurorisë fokusohen tek materialet e përdorura, pajisjet e sigurisë, rrugët e daljes dhe organizimi i brendshëm i lokalit, me dyshime për zjarr, vrasje dhe plagosje. Autoritetet po verifikojnë gjithashtu numrin e saktë të personave të pranishëm dhe mënyrën se si është përhapur zjarri, në mënyrë që të përcaktojnë çdo përgjegjësi penale.

Le Constellation ishte i njohur si një vend i frekuentuar nga të rinjtë dhe turistët, veçanërisht gjatë aktiviteteve après-ski dhe mbrëmjeve speciale. Tragjedia ka tronditur komunitetin lokal dhe ka hapur debat mbi standardet e sigurisë dhe materialet e përdorura në ambiente të ngjashme.

Mësohet gjithashtu se lokali ishte një nga të paktët në resortin e skive që lejoi hyrjen e personave mbi 16 vjeç, ndryshe nga shumica e ambienteve të tjera ku mosha minimale ishte 18 vjeç.

Ndërkohë presidenti i Konfederatës Helvetike, Guy Parmelin, vizitoi vendin e ngjarjes dhe e cilësoi zjarrin si “një nga tragjeditë më të rënda që Zvicra ka përjetuar ndonjëherë”.

Ai premtoi se autoritetet do të bëjnë gjithçka për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen.

“Lutjet dhe mendimet tona janë me të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi. Zvicra do të qëndrojë e bashkuar për të kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe për të shmangur përsëritjen e një tragjedie të tillë”, tha Parmelin.

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, konfirmoi se 12-15 shtetas italianë janë të shtruar në spitalet zvicerane, disa në gjendje të rëndë, ndërsa 16 italianë rezultojnë të zhdukur. Tre të plagosur rëndë do të transferohen në Milano për trajtim.

Komuniteti lokal ka vendosur lule dhe mesazhe ngushëllimi, ndërsa aktivitetet festive për Vitin e Ri janë anuluar.

Autoritetet paralajmërojnë se procesi i identifikimit të viktimave dhe trajtimi i të plagosurve do të zgjasë javë, ndërsa pesë ditët e zie janë një shenjë respekti dhe reflektimi kombëtar.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

LIVE! Kuvendi nis me përplasje, Noka sulmon Taulant Ballën, Peleshi ndërpret seancën

22/10/2026

Rama, dorëhiqu! Se me votë nuk ta dalim dot

22/10/2026

Studentët serbë marshojnë drejt Beogradit në prag të tubimit elektoral

22/10/2026

Çfarë është problemi i sigurisë në PHP që shkaktoi mbylljen e përkohshme të faqeve të internetit në disa vende

22/10/2026

Pas tragjedisë me deputeten që u dëmtua rëndë në këmbë, një tjetër kërcënim trondit politikën në Australi

22/10/2026

Hetimi për kampet e emigrantëve në Shqipëri fiton çmim europian gazetaresk

22/10/2026

Makina përfundon në kanal në Lushnjë, plagosen çifti i bashkëshortëve

22/10/2026

“Shehaj dhe Qori janë ANTIFA shqiptare”/ Idajet Beqiri hedh akuza të forta: Berisha mban grupet e zjarrit!

22/10/2026

Trump “ngrin” Patriotët për Ukrainën: Çfarë fshihet pas këtij vendimi dhe cili është reagimi i Zelenskyt?

22/10/2026

Bordi Drejtues i PISA-s në Tiranë/ Kumbaro: Siguria dhe mirëqenia e nxënësve në qendër të përgjegjësisë së këtyre ditëve

22/10/2026

Alarm në fluturimin drejt Gjermanisë, pasagjerët vjellin në bord, dyshohet për përhapjen e norovirusit

22/10/2026

“Dështojnë” përpjekjet diplomatike, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme gjatë natës, 7 të vrarë në Kiev

22/10/2026

Automjeti merr flakë në lëvizje, shkrumbohet mjeti dhe plagoset rëndë drejtuesi

22/10/2026

Irani godet katër anije me naftë në Gjirin Persik, IRGC lëshon paralajmërim të ri për ushtrinë amerikane

22/10/2026

Koreja e Veriut paralajmëron vendosjen e altoparlantëve kufitarë dhe masa të reja ndaj Seulit

22/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • LIVE! Kuvendi nis me përplasje, Noka sulmon Taulant Ballën, Peleshi ndërpret seancën
  • Rama, dorëhiqu! Se me votë nuk ta dalim dot

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.