AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Mesazhi i Vitit të Ri, Xi Jinping-u bën thirrje për ndërtimin e një bote më paqësore dhe me zhvillim të përbashkët

by SHT Media
31/12/2025
in Botë
6
0
Mesazhi i Vitit të Ri, Xi Jinping-u bën thirrje për ndërtimin e një bote më paqësore dhe me zhvillim të përbashkët
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në prag të Vitit të Ri, presidenti i Kinës Xi Jinping dërgoi një mesazh urimi për Vitin e Ri 2026, nëpërmjet Grupit Mediatik të Kinës dhe internetit, duke bërë thirrje për ndërtimin e një bote më paqësore dhe me zhvillim të përbashkët.

Në këtë fjalim ai theksoi që 2025-a ishte viti i fundit i Planit të 14-të Pesëvjeçar. “Kemi kapërcyer vështirësitë dhe kemi punuar shumë, duke arritur me sukses objektivat kryesore të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror,” u shpreh Xi.

Më tej ai vuri në dukje që, pas pesë vjet përpjekjesh, forca ekonomike, forca shkencore dhe teknologjike, forca e mbrojtjes kombëtare dhe forca e përgjithshme kombëtare e Kinës kanë arritur nivele të reja. Malet e gjelbra dhe ujërat e kthjellëta janë bërë një sfond i bukur i zhvillimit, dhe ndjenja e lumturisë, e përmbushjes dhe e sigurisë e njerëzve është forcuar vazhdimisht.

Prodhimi i përgjithshëm ekonomik i Kinës ka vazhduar të rritet përgjatë viteve dhe PBB-ja pritet të arrijë afërsisht 140 trilionë juanë(mbi 19.99 trilionë dollarë amerikanë) në vitin 2025.

“Këtë vit ne përkujtuam solemnisht 80-vjetorin e fitores së Luftës së Rezistencës të Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe Luftës Antifashiste Botërore dhe vendosëm Ditën Përkujtimore të Rikthimit të Tajvanit, duke mbledhur fuqinë e madhe të të gjithë popullit kinez për të promovuar rilindjen kombëtare,” vuri në dukje ai.

Sipas tij, inovacioni fuqizon zhvillimin me cilësi të lartë të Kinës. Inovacioni teknologjik dhe zhvillimi industrial janë të integruar thellësisht. Zhvillimi i modeleve të inteligjencës artificiale në shkallë të gjerë po përparon me shpejtësi, dhe janë bërë përparime në kërkimin dhe zhvillimin e pavarur të mikroçipave. Sonda“Tianwen-2”ka filluar “udhëtimin për të ndjekur yjet”; aeroplanmbajtësja e parë kineze e pajisur me katapultë elektromagnetike ka hyrë zyrtarisht në shërbim. Ndërkohë, në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s u shtuan përsëri objekte kineze.

Xi vuri në dukje që më 2025 ai mori pjesë në kremtimet përkatësisht për 70- dhe 60-vjetorin e krijimit të rajoneve autonome të Xinjiang-Ujgurit dhe Xizang-ut dhe pa nga afër zhvillimin e tyre. Ndërkohë, duke premtuar zbatimin e palëkundur të politikës “Një vend, dy sisteme” për lulëzimin afatgjatë të Hong-Kongut dhe Makaos, kreu i shtetit i Kinës theksoi në mesazhin e vet të urimit edhe prirjen e pandalshme të ribashkimit të dy brigjeve të Ngushticës së Tajvanit.

Lidhur me politikën e jashtme, Xi veçoi angazhimet e reja të Kinës për përballimin e ndryshimeve klimatike dhe paraqitjen e Nismës së Qeverisjes Globale.

Në Samitin e OKB-së për Klimën 2025, Kina shpalli se deri në vitin 2035, do të ulë lëshimet neto të gazit serrë në të gjithë ekonominë e vet me 7-10 % nga nivelet maksimale dhe synon të rrisë pjesën e lëndëve djegëse jofosile në konsumin e  përgjithshëm të energjisë në mbi 30 %.

Ndërsa Nisma e Qeverisjes Globale ka si tipare të saj respektimin e barazisë sovrane, sundimin e ligjit ndërkombëtar, praktikimin e multilateralizmit, vënien e njeriut në vend të parë dhe fokusimin te veprimet konkrete. “Kina do të qëndrojë në anën e drejtë të historisë dhe është e gatshme të bashkëpunojë me vendet e ndryshme për paqe dhe zhvillim në botë, për të ndërtuar një bashkësi me të ardhme të përbashkët,” theksoi presidenti kinez.

Për vitin 2026, kreu i shtetit i Kinës nxiti zhvillimin me cilësi të lartë, thellimin e gjithanshëm të Reformës dhe Hapjes, si edhe bagëtinë e përbashkët të popullit.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Kundërshtoi sanksionet e SHBA-së, PE i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale

22/10/2026

SPAK ‘godet’ pasuritë e lidhura me grupin kriminal, sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

22/10/2026

“Nuk ka zgjedhje, por farsë”, Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

22/10/2026

Netanyahu mohon se Trump e pengoi të sulmonte Iranin përpara zgjedhjeve të mesmandatit: Janë në gjunjë, do ta rrëzojmë regjimin

22/10/2026

“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

22/10/2026

Protestat, kancelari gjerman Merz: Dhuna nuk duhet të jetë përgjigje, Ballkani Perëndimor të vijojë rrugën drejt BE-së

22/10/2026

Procesi i Berlinit në Budva| Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

22/10/2026

Ukraina ende në pritje të përgjigjes nga SHBA-ja për kufizimet në Starlink

22/10/2026

Balla me gishtin e gjakosur i përgjigjet Berishës: Dhuna nuk e ndal dot agjendën europiane

22/10/2026

Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës

22/10/2026

Ndërron jetë 37-vjeçari që u dogj nga flakët e automjetit në aksin Kardhiq–Delvinë

22/10/2026

“Parlamenti i krimit”, Berisha: Ky sistem duhet të marrë fund! Opozita, zëri i kërkesave të studentëve

22/10/2026

Protestat, Rama publikon bilancin: Policia ishte në lartësinë e detyrës, studentët e vërtetë nuk përdorin dhunë

22/10/2026

Rama nga Samiti i Procesit të Berlinit: Një ritual i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor

22/10/2026

GJKKO vendos që gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit të vijojë pa avokatë, gjoba për katër mbrojtësit

22/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Kundërshtoi sanksionet e SHBA-së, PE i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale
  • SPAK ‘godet’ pasuritë e lidhura me grupin kriminal, sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.