AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Vangjeli: 2025, vit ndëshkimi, ende jo drejtësie, jemi larg

by SHT Media
24/12/2025
in Politikë
6
0
Vangjeli: 2025, vit ndëshkimi, ende jo drejtësie, jemi larg
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti Lorenc Vangjeli e ka cilësuar vitin 2025 si vitin e ndëshkimit, por jo të drejtësisë. Në emisionin “Trialog” në RTSH, ai komentoi arritjet e sistemit të drejtësisë, duke theksuar se pavarësisht zhvillimeve, vendi mbetet ende larg garantimit të drejtësisë së plotë.

“Është vit ndëshkimi, por ende jo vit drejtësie. Ka shumë akuza, fillimisht kanë qenë publike, politike, tani janë certifikuar edhe nga akuza  publike si të tilla, por mbetet të verifikohen në gjykatë. Ajo që mund të thuhet padyshim është që pandëshkueshmëria është një mit që i përket së shkuarës, por dhënia e drejtësisë është ende larg”, tha ai.

Vangjeli nënvizoi se qytetari i zakonshëm shqiptar e ka edhe më të vështirë rrugën drejt drejtësisë, ndërsa për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ka rezultate të dukshme.

“Qytetari i zakonshëm shqiptar e ka edhe më të vështirë nganjëherë edhe më të pamundur rrugën drejt drejtësisë, pra garantimin e drejtësisë. Ndërkohë që për pjesë tjetër, luftën kundër krimit të organizuar dh e korrupsionit, ka rezultate domethënëse. Drejtësia është një aktor me të cilin po bëhen llogaritë në tavolinë. Më së paku në dy vitet e fundit, drejtësia është imponuar dhe ka arritur të garantojë bashkëqeverisje në distancë me Edi Ramën dhe bashkëqeverisje edhe me Sali Berishën. Në kuptimin që shumë vendime të Ramës dhe Berishën ndikoheshin në mënyrë  të drejtpërdrejtë nga ky aktor i ri në fushë”, theksoi ai.

Analisti shtoi se procesi i reformës në drejtësi pritet të sjellë surpriza dhe sakrifica, të cilat shpesh i përjetojnë qytetarët shqiptarë përmes drejtësisë së vonuar apo të përçudnuar.

“Unë besoj që do të ketë shumë surpriza dhe sakrifica, për fat të keq, që bëjnë qytetarët shqiptarë që marrin drejtësi të vonuar apo të përçudnuar, por ndoshta ja vlen”, shtoi Vangjeli.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Dhëndër Kafsha

04/09/2026

Thellohet konflikti për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, KLGJ dhe Ministria e Financave përplasen në distancë

03/09/2026

Ngjarje tragjike në Itali/ 36-vjeçari rrëmben ish-partneren dhe e hedh nga ura, më pas i jep fund jetës

03/09/2026

KLP në degradim/ Kaos, akuza dhe fyerje mes anëtarëve; gara për Kryeprokurorin mbetet peng

03/09/2026

Vasil Bedinaj me dy figura të krimit mori leje për resort në pronën që bleu dy herë Luani i Deltës, dyshime për falsifikime, projekti në Palasë. Gjobëvënia 5 milionë euro, mashtrim

03/09/2026

Si e zbuti Edi Rama me një licencë “Kaçin e Zi”?

03/09/2026

Vetëgjyqësia e drejtësisë me pagat e saj

03/09/2026

Rrugë të mbarë, po republikanët janë në hall për vete…

03/09/2026

Këllqet elektorale të protestës bulevardore mund të provohen në garën e Tiranës

03/09/2026

Misteri i “rënies” nga dritarja në 1948, zhvarroset trupi i Jan Masaryk për t’i dhënë fund spekulimeve të Luftës së Ftohtë

03/09/2026

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

02/09/2026

Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

02/09/2026

Qeveria ndryshon ligjin për ndërtimet pa leje: AAPSK merr kontrollin, mbrohen blerësit e apartamenteve

02/09/2026

Tragjedia në Vaun e Dejës/ Urgjenca sqaron vonesën: Ambulanca ishte me defekt, dy mjete u nisën nga Shkodra

01/09/2026

Shkëlqim Verdha 11 milionë euro para publike për pajisje mjekësore skarco, si e saboton sektorin publik për të marrë tendera

01/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Dhëndër Kafsha
  • Thellohet konflikti për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, KLGJ dhe Ministria e Financave përplasen në distancë
  • Ngjarje tragjike në Itali/ 36-vjeçari rrëmben ish-partneren dhe e hedh nga ura, më pas i jep fund jetës

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.