AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Publikoi materialin sekret të SPAK?! Reagon Gazment Bardhi: E gjeta…

by SHT Media
18/12/2025
in Politikë
6
0
Publikoi materialin sekret të SPAK?! Reagon Gazment Bardhi: E gjeta…
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Më 16 dhjetor SPAK i kërkoi Parlamentit heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres dhe njëherësh ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese më 12 dhjetor, e cila e ktheu sërish në detyrë, çështja Balluku mbetet një ndër më zjarrtat e opinionit publik.

Lëvizja e radhës e SPAK ka ngjallur jo pak reagime, ndër të parët që reagoi ishte kryeministri Edi Rama, por të shumtë ishin ata që reaguan edhe nga radhët e opozitës.

Kreu i grupit Parlamentar Gazment Bardhi ka bërë një reagim në rrjetet e tij sociale, ku ka shkëputur një fragment nga kërkesa e SPAK.

“Edi Rama nuk ka më alibi! Rreziku për intimidimin e dëshmitarëve dhe prishja e provave është e vetmja arsye pse ekzistojnë masat e sigurimit.  SPAK me metoda speciale hetimi ka provuar se Belinda Ballukun ka intimiduar dëshmitarët. Provat ekzistojnë, i ka sjell edhe në Kuvend, por Niko Peleshi i ka mbyllur në kasafortë. Vonesat, kasafortat dhe fshehja e fakteve janë vetëm manovra të dëshpëruara të Edi Ramës për të blerë kohë.

Çdo minutë shtesë që Belinda Balluku mbahet në detyrë është një zgjedhje politike e Edi Ramës. Një zgjedhje për të mbrojtur veten!

Por nuk ka më as rrugëdalje për kryeministrin e Republikës së Korrupsionit! Edi Rama duhet të zgjedhë: të dorëzojë të pandehurën Belinda Balluku, ose të mbajë përgjegjësi për pengimin e drejtësisë. Rrugë të mesme nuk ka!”, shkroi Bardhi.

Emisioni “Opinon” në Tv Klan i cili  mbrëmjen e kësaj të mërkure u ndal tek çështja Balluku, ngriti pyetjen se ku Gazment Bardhi e kishte marrë këtë fragment, i cili sipas SPAK supozohej të ishte një sekret hetimor. Pas kërkesës publike të gazetarit Blendi Fevziu për të dhënë sqarime, Gazmend Bardhi reagoi në “Opinion”, ku shkruan: Materiali është marrë nga dosja te kërkesa që ka sjellë SPAK, faqja 6 e kërkesës.

Megjithatë pikëpyetja ngelet e njëjtë: A ka shkelur Gazment Bardhi ka shkelur ligjin duke publikuar një kërkesë të një institucioni të lartë të drejtësisë?!

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Dhëndër Kafsha

04/09/2026

Thellohet konflikti për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, KLGJ dhe Ministria e Financave përplasen në distancë

03/09/2026

Ngjarje tragjike në Itali/ 36-vjeçari rrëmben ish-partneren dhe e hedh nga ura, më pas i jep fund jetës

03/09/2026

KLP në degradim/ Kaos, akuza dhe fyerje mes anëtarëve; gara për Kryeprokurorin mbetet peng

03/09/2026

Vasil Bedinaj me dy figura të krimit mori leje për resort në pronën që bleu dy herë Luani i Deltës, dyshime për falsifikime, projekti në Palasë. Gjobëvënia 5 milionë euro, mashtrim

03/09/2026

Si e zbuti Edi Rama me një licencë “Kaçin e Zi”?

03/09/2026

Vetëgjyqësia e drejtësisë me pagat e saj

03/09/2026

Rrugë të mbarë, po republikanët janë në hall për vete…

03/09/2026

Këllqet elektorale të protestës bulevardore mund të provohen në garën e Tiranës

03/09/2026

Misteri i “rënies” nga dritarja në 1948, zhvarroset trupi i Jan Masaryk për t’i dhënë fund spekulimeve të Luftës së Ftohtë

03/09/2026

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

02/09/2026

Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

02/09/2026

Qeveria ndryshon ligjin për ndërtimet pa leje: AAPSK merr kontrollin, mbrohen blerësit e apartamenteve

02/09/2026

Tragjedia në Vaun e Dejës/ Urgjenca sqaron vonesën: Ambulanca ishte me defekt, dy mjete u nisën nga Shkodra

01/09/2026

Shkëlqim Verdha 11 milionë euro para publike për pajisje mjekësore skarco, si e saboton sektorin publik për të marrë tendera

01/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Dhëndër Kafsha
  • Thellohet konflikti për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, KLGJ dhe Ministria e Financave përplasen në distancë
  • Ngjarje tragjike në Itali/ 36-vjeçari rrëmben ish-partneren dhe e hedh nga ura, më pas i jep fund jetës

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.