• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Shërbimi Sekret Britanik paralajmëron për rrezikun e një sulmi rus ndaj NATO-s

15/12/2025
in Botë
Shërbimi Sekret Britanik paralajmëron për rrezikun e një sulmi rus ndaj NATO-s

Britania e Madhe ndodhet tashmë në vijën e frontit kundër Rusisë dhe duhet të jetë e përgatitur që “eksporti i kaosit” nga Presidenti Putin të vazhdojë derisa ai të detyrohet të ndryshojë strategjinë e tij, paralajmëroi drejtuesja e MI6, Blaise Metreweli, në fjalimin e saj të parë publik që nga marrja e detyrës. 

Metreweli, gruaja e parë dhe më e re që udhëheq shërbimin sekret britanik, tha se “vijë e frontit është kudo” për shkak të përdorimit nga Moska i luftës hibride, duke përfshirë dezinformimin, sabotazhin dhe sulmet kibernetike. Ajo paralajmëroi se Britania po përballet me një “epokë pasigurie” ndërsa rregullat e konfliktit po ri-shkruhen nga Rusia dhe aktorë të tjerë armiqësorë. 

“Putin nuk duhet të ketë dyshime, mbështetja jonë është e qëndrueshme. Presioni që ushtrojmë për Ukrainën do të vazhdojë,” tha Metreweli, duke përshkruar Rusinë si “agresive, ekspansioniste dhe revisioniste”. Ajo theksoi se “eksporti i kaosit” është pjesë e strategjisë ruse për të krijuar paqëndrueshmëri ndërkombëtare dhe për të nxjerrë përfitime politike ose për të tërhequr vëmendjen e Perëndimit. 

Strategjia e Moskës përfshin, sipas analistëve, valë migrantesh, përdorimin e mercenarëve në konflikte jashtë vendit, sulme kibernetike, aktet e sabotazhit, manipulimin e informacionit dhe depërtimin e avionëve në hapësirën ajrore evropiane. 

Sipas Metrewelit, konceptet tradicionale të vijës së frontit janë tejkaluar, dhe publiku britanik përjeton tashmë pasojat e këtij “eksporti kaotik”. Ajo shtoi se sfida kryesore e shekullit XXI nuk është thjesht kush zotëron teknologjitë më të fuqishme, por kush i përdor me mençuri, pasi siguria, prosperiteti dhe humanizmi varen nga kjo. 

Ndërsa, Kryekomandanti i Forcave të Armatosura, Air Chief Marshal Sir Richard Knighton, në fjalimin e tij të parë vjetor në Royal United Services Institute, bëri thirrje për një qasje gjithëpërfshirëse të shoqërisë për të ndërtuar “reziliencën kombëtare” përballë kërcënimeve në rritje. 

“Çmimi i paqes po rritet dhe ka një probabilitet më të madh që Rusia të sulmojë një vend të NATO-s. Lufta në Ukrainë tregon gatishmërinë e Putinit për të targetuar shtetet fqinje, përfshirë popullsitë civile, madje edhe me armë të reja dhe shkatërruese, që kërcënojnë të gjithë NATO-n, përfshirë Britaninë,” tha Knighton. 

Fjalimet e Metrewelit dhe Knighton vijnë ndërsa liderët britanikë dhe evropianë, përfshirë Sir Keir Starmer, po zhvillojnë një samit emergjent në Berlin me Presidentin Zelensky dhe emisarë të SHBA, për të diskutuar një plan alternativ paqeje për Ukrainën. 

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!