• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Po gërmonin ilegalisht për thesare në varret ilire mbi 2 mijë vjeçare në Selcë, kapen 3 të rinj në Pogradec

13/12/2025
in Kronikë
Po gërmonin ilegalisht për thesare në varret ilire mbi 2 mijë vjeçare në Selcë, kapen 3 të rinj në Pogradec

Policia e Pogradecit ka kapur në flagrancë 3 të rinj duke hapur gropa në Varret Monumentale Ilire të Selcës së Poshtme në Mokër. Të rinjtë janë kapur pak momente më parë nga inspektori i policisë së zonës, i cili është njoftuar në rrugë operative nga banorë të fshatit se kishin parë të rinj me detonatorë metalesh duke gërmuar në pjesën anësore të territorit arkeologjik.

Banorët kanë raportuar në polici për 4 persona, por policia ka mundur të kapë vetëm 3, pasi njëri prej tyre ka arritur të largohet me motorr dhe policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.

Tre personat e tjerë janë shoqëruar në komisariat.

Në zonë ka shkuar grupi hetimor dhe arkeologë për të hartuar proceverbalet e dëmit të shkaktuar në sitin arkeologjik.

Burimet bëjmë me dije se të rinjtë janë nga zona e Korçës dhe me ta po kryhen veprimet hetimore në terren për tu shoqëruar më pas në komisariat.

Kjo është hera e parë që policia kap në flagrancë persona që gërmojnë për të gjetur metale apo objekte arkeologjike me vlerë në varret Ilire.

Ndërkohë tre gërmime të tilla të paligjshme janë konstatuar në një hark kohor prej 2-3 muajsh, të cilat janë pa autor.

Varret Ilire të Selcës që i përkasin fundit i shekullit IV para Krishtit, janë unike për nga lloji i tyre në të gjithë Evropën, ato janë shpallur zonë A arkeologjike, por futja e personave që kërkojnë objekte arkeologjike në to është tepër e lehtë pasi zona nuk është e rrethuar nga ministria e linjës.

Tashmë me rrugën e re Qukës-Qafë Plloçë që kalon shumë pranë tyre personat që kërkojnë ar e kanë edhe më të lehtë për të shkuar në zonë.

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • E FUNDIT/ Arrestohet në Brazil i shumëkërkuari Ervin Mata

    Të armatosur deri në dhëmbë! Momenti kur policët brazilianë arrestojnë Ervin Matën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Takimi i Trump me këshilltarët e sigurisë kombëtare, zbardhet çështja kryesore e diskutimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Je fëminore, shko në kopsht bashkë me fëmijët e tu”/ Debat i fortë mes Sarës dhe Mozës, fermerja “shpërthen” në lot

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E rëndë! U godit me gur nga motra gjatë lojës, 4-vjeçari ndërron jetë në Spitalin e Traumës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku i drogës! Kush është Ervin Mata, i arrestuar në Brazil

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!