AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Salianji: Lëvizja ime nuk krijon dualitet me Berishën, por s’mund të themi përherë që na e hodhi Rama

by SHT Media
12/12/2025
in Politikë
6
0
Salianji: Lëvizja ime nuk krijon dualitet me Berishën, por s’mund të themi përherë që na e hodhi Rama
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka folur hapur lidhur me situatën e brendshme në kampin blu, duke lëshuar kritika ndaj drejtuesve për mungesë reflektimi pas zgjedhjeve të 11 majit.

I ftuar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH, Salianji komentoi turin e tij të fundit të takimeve në bazë (Durrës dhe Gjirokastër), duke e cilësuar atë si një lëvizje të domosdoshme për të “rizgjuar” partinë nga letargjia.

Salianji theksoi se lëvizja e tij nuk bëhet me harta të paracaktuara, por diktohet nga shqetësimet e bazës demokrate. Sipas tij, premtimi për analizën e zgjedhjeve u vonua.

“U tha që pas zgjedhjeve të 11 majit do të ketë analizë dhe ajo u zvarrit. Lëvizja jonë është paqtuese, i jep energji PD-së dhe e bën konkurruese. Ajo ngacmon shurdhërinë e drejtuesve të PD-së që nuk kanë dashur të dëgjojnë,” deklaroi Salianji.

Ai shtoi se qëllimi është rikthimi i meritokracisë dhe karrierës në parti, duke nënvizuar se takimet e tij nuk janë “private”, por politike në shërbim të demokratëve.

Raporti me Berishën

I pyetur nëse takimet e tij krijojnë dualitet me kreun e PD-së, Sali Berisha, deputeti demokrat e mohoi një gjë të tillë, por theksoi se çdo drejtues e ka për detyrë të jetë aty ku janë problemet.

“Nuk mendoj se ka dualitet mes meje dhe Berishës. Unë jam përfaqësues i PD. Nëse edhe privatisht mbledh mijëra demokratë, kjo i bën mirë PD-së,” u shpreh ai.

Avokati i Popullit

Një pjesë të rëndësishme të kritikës, Salianji e fokusoi te strategjia parlamentare e PD-së, duke marrë si shembull procesin për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Ai e quajti “gabim të rëndë” propozimin e 15 emrave pa një direktivë të qartë politike.

“Duhej të shkohej me një emër. Është një gabim i rëndë, pasi i jep mundësi shumicës të bëjë ato që bën. PD-së i heq pikë çdo ulje me Ramën nëse ai nuk firmos përpara çështjet që PD shtron. S’mund të themi përherë që na e hodhi Edi Rama,” tha Salianji.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ankaraja i rrëzon Ramës “Shtetin Bektashi”: Nuk e njohim Baba Mondin si lider botëror

05/09/2026

Dhëndër Kafsha

04/09/2026

Thellohet konflikti për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, KLGJ dhe Ministria e Financave përplasen në distancë

03/09/2026

Ngjarje tragjike në Itali/ 36-vjeçari rrëmben ish-partneren dhe e hedh nga ura, më pas i jep fund jetës

03/09/2026

KLP në degradim/ Kaos, akuza dhe fyerje mes anëtarëve; gara për Kryeprokurorin mbetet peng

03/09/2026

Vasil Bedinaj me dy figura të krimit mori leje për resort në pronën që bleu dy herë Luani i Deltës, dyshime për falsifikime, projekti në Palasë. Gjobëvënia 5 milionë euro, mashtrim

03/09/2026

Si e zbuti Edi Rama me një licencë “Kaçin e Zi”?

03/09/2026

Vetëgjyqësia e drejtësisë me pagat e saj

03/09/2026

Rrugë të mbarë, po republikanët janë në hall për vete…

03/09/2026

Këllqet elektorale të protestës bulevardore mund të provohen në garën e Tiranës

03/09/2026

Misteri i “rënies” nga dritarja në 1948, zhvarroset trupi i Jan Masaryk për t’i dhënë fund spekulimeve të Luftës së Ftohtë

03/09/2026

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

02/09/2026

Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

02/09/2026

Qeveria ndryshon ligjin për ndërtimet pa leje: AAPSK merr kontrollin, mbrohen blerësit e apartamenteve

02/09/2026

Tragjedia në Vaun e Dejës/ Urgjenca sqaron vonesën: Ambulanca ishte me defekt, dy mjete u nisën nga Shkodra

01/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ankaraja i rrëzon Ramës “Shtetin Bektashi”: Nuk e njohim Baba Mondin si lider botëror
  • Dhëndër Kafsha
  • Thellohet konflikti për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, KLGJ dhe Ministria e Financave përplasen në distancë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.