• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

“Siguria e prokurorëve, prioritet absolut”, Gokaj: Dumani dhe Kraja s’kanë ndërhyrë në asnjë çështje

11/12/2025
in Kronikë
“Siguria e prokurorëve, prioritet absolut”, Gokaj: Dumani dhe Kraja s’kanë ndërhyrë në asnjë çështje

Kandidati i tretë për drejtimin e SPAK, Elvin Gokaj, prezantoi këtë të enjte para Këshillit të Lartë të Prokurorisë platformën e tij, duke vendosur në qendër të saj sigurinë e prokurorëve dhe stafit të strukturës.

Gokaj theksoi se prokurorët e SPAK janë “në vijën bazë” të hetimeve të krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndaj garantimi i mbrojtjes së tyre do të jetë prioritet kryesor në drejtimin e tij.

“Prokurorët janë në vijën bazë të hetimit të krimit të organizuar. Për të siguruar qetësinë e prokurorit dhe familjarëve të tij, unë angazhohem të mbështes stafin për marrjen e të gjitha masave, në mënyrë që stafi të vijojë qetësisht punën në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.”, tha ai. Sipas Gokajt: “Prokurorët duhet të punojnë të qetë, të mbështetur dhe të mbrojtur në çdo hap të procesit hetimor”

Gokaj e cilësoi këtë detyrë si një përgjegjësi “përballë Zotit dhe shoqërisë”, duke u zotuar për një SPAK të pavarur, të besueshëm dhe efikas.

“Zotimi im është të konsolidoj një SPAK që vepron shpejt dhe rrit besimin te qytetarët. Ky është angazhimi im solemn dhe vizioni që garantoj për drejtimin e SPAK”, përmbylli ai fjalën e tij.

Elvin Gokaj tha se nëse zgjidhet në krye të SPAK do të jetë vetvetja. Ai u shpreh se do të marrë praktikat më të mira të kolegëve paraardhës dhe do të vazhdojë drejtimin vetë.

“Drejtimi im do jetë vetvetja për faktin se kam qenë mbi 10 vite drejtues në shumë rrethe të Shqipërisë. Do marr praktikat më të mira të kolegëve të mi paraardhës dhe do të vazhdoj drejtimin vetë”, tha ai.

Ai vlerësoi se Arben Kraja dhe Altin Dumani nuk kanë ndërhyrë asnjëherë në çështjet e prokurorëve. Këtë linjë tha se do ta ndjekë edhe vetë nëse zgjidhet.

“Nuk kanë ndërhyrë asnjëherë në asnjë çështje. Nuk kemi pasur asnjë ndikim nga drejtuesit e mëparshëm për çështje konkrete. Për këtë mendoj që do të jetë edhe linja ime që do t’i qëndroj”, tha Gokaj.

Sipas tij, më e rëndësishme në punën e një drejtuesi është puna në grup.

“Praktikat më të mira të punës së një drejtuesi është puna në grup. Sot pavarësisht se SPAK ka 20 prokurorë, për mendimin tim janë 20 drejtues aty sepse e ka rregulluar ligji dhe kushtetuta. Drejtuesi mund të rrijë vetëm në mbështetje të prokurorëve”, tha ai.

Një nga pikat e dobëta që sheh te vetja ai tha se janë programet kompjuterike që kanë avancuar. Ai u shpreh se me ndihmën e ekspertëve edhe kjo fazë do të arrihet të kalohet në SPAK.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!