AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

E vetmja grua kandidate për kreun e SPAK: Duhet të udhëhiqemi me transparencë dhe frymë në ekip!

by SHT Media
11/12/2025
in Kronikë
6
0
E vetmja grua kandidate për kreun e SPAK: Duhet të udhëhiqemi me transparencë dhe frymë në ekip!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidatja e vetme grua për kreun e ri të SPAK-ut, Doloreza Musabelliu, prezantoi sot, më 11 dhjetor, platformën e saj gjatë mbledhjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). Ajo theksoi se angazhimi i saj profesional synon jo vetëm hetimin e çështjeve penale, por edhe përmirësimin e standardeve ligjore, rritjen e transparencës dhe cilësisë së hetimeve.

Musabelliu vuri theksin tek ndërtimi i një marrëdhënieje transparente me mediat, duke respektuar sekretin hetimor dhe integritetin e institucioneve.

“Gjatë ushtrimit, kam hetuar çështje me ndjeshmëri dhe vëmendje të lartë publike, ku media ka luajtur një rol të rëndësishëm në pasqyrimin e çështjeve të rëndësishme.
Kam respektuar gjithmonë integritetin hetimor, duke vendosur balancë midis sekretit hetimor dhe të drejtës për informim. Në ushtrimin e funksionit si drejtues i SPAK, e konsideroj thelbësore ndërtimin e një marrëdhënieje transparente me mediat, duke garantuar një informim të drejtë, profesional dhe pa cënuar integritetin e sekretit hetimor dhe reputacionin e institucionit.”
, tha Musabelliu.

Ajo gjithashtu nënvizoi rëndësinë e menaxhimit të burimeve njerëzore dhe krijimin e një mjedisi pune bashkëpunues, duke përmendur edhe drejtimin e grupeve të përbashkëta hetuese me autoritetet ndërkombëtare: “Kam treguar aftësi në menaxhimin e burimeve njerëzore, në çdo rast kam siguruar ndarje të qartë të detyrave, duke krijuar një mjedis pune bashkëpunues. Këto aftësi janë dëshmuar edhe në drejtimin e grupeve të përbashkëta hetuese me autoritetet e huaja. Në radhë të parë vendoset besimi, pastaj mund të shkëmbesh informacione pa rezerva.”.

Fryma në ekip, ishte pika kyçe në punën që synon të kryejë si drejtuese e SPAK-ut.

“Nëse më besohet detyra, do të siguroj një drejtim efektiv, motivues dhe transparent për çdo anëtar.
Vlerësimi i drejtë i performancës, mbështetja dhe garantimi i pavarësisë në vendimmarrje do të jenë elemente kryesore. Jam e vetëdijshme për rëndësinë që ka drejtimi i SPAK, por mbetet thelbësore fryma e ekipit. Vlerësoj shumë punën e palodhur të gjithë prokurorëve, hetuesve, oficerëve të policisë gjyqësore dhe partnerëve ndërkombëtarë. Në thelb të vizionit tim qëndron fryma e ekipit, sepse një individ, sado profesional të jetë, nuk mund të arrijë rezultatet vetë.”
, tha Musabelliu.

Ajo përmendi gjithashtu përvojën e saj në hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke theksuar se eksperienca e 20 viteve në sistemin e drejtësisë e vendos atë në pozita optimale për drejtimin e SPAK.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Skandali Epstein ‘mbërrin’ në Itali, Prokuroria e Romës nis hetime për italianë të përfshirë

05/09/2026

A do të marrë fund lufta? Nis takimi i Putinit me Kushner dhe Witkoff: Do të flasim për të gjitha aspektet

05/09/2026

Gledian Llatja hap dyqan lodrash te Qendra Toptani, bashkëpronar i Rezidencës Arena në Elbasan. Çfarë e lidh me kompaninë Viola Green?

05/09/2026

“Do t’i presim me vezë, domate e miell”, Lika paralajmëron deputetët dhe ministrat: Çdo seancë plenare do të na kenë te dera!

05/09/2026

Prestanome i krimit? Vasil Bedinaj ngriti skenarin mediatik për gjobëvënie nga Luan Muça me 5 milionë euro, por si qëndron e vërteta?!

05/09/2026

Pasuria e ‘beut fason’ Skënder Pashaj, deputeti i PS miliona euro nga djersa qindra grave e vajzave të varfëra, pronat dhe llogaritë e majme bankare

05/09/2026

Adem Alushi i Aldent korrupton me dhëmbë porcelani kupolën e Ministrisë së Arsimit, fton drejtoreshën e ASCAL Anisa Subashi në ‘fabrikën’ e tij të diplomave, konflikt interesi dhe dyshime për pastrim parash

05/09/2026

Qeveria e Edi Ramës shqyen edhe Vilë-Bashtovën, 77 mijë m² tokë shtetërore në kthetrat e mafies së betonit

05/09/2026

“Koordinatori” i madh i Edi Ramës: Ron Yeffet dhe interesat e errëta që kryqëzohen rreth kryeministrit

05/09/2026

Ankaraja i rrëzon Ramës “Shtetin Bektashi”: Nuk e njohim Baba Mondin si lider botëror

05/09/2026

Dhëndër Kafsha

04/09/2026

Thellohet konflikti për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, KLGJ dhe Ministria e Financave përplasen në distancë

03/09/2026

Ngjarje tragjike në Itali/ 36-vjeçari rrëmben ish-partneren dhe e hedh nga ura, më pas i jep fund jetës

03/09/2026

KLP në degradim/ Kaos, akuza dhe fyerje mes anëtarëve; gara për Kryeprokurorin mbetet peng

03/09/2026

Vasil Bedinaj me dy figura të krimit mori leje për resort në pronën që bleu dy herë Luani i Deltës, dyshime për falsifikime, projekti në Palasë. Gjobëvënia 5 milionë euro, mashtrim

03/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Skandali Epstein ‘mbërrin’ në Itali, Prokuroria e Romës nis hetime për italianë të përfshirë
  • A do të marrë fund lufta? Nis takimi i Putinit me Kushner dhe Witkoff: Do të flasim për të gjitha aspektet
  • Gledian Llatja hap dyqan lodrash te Qendra Toptani, bashkëpronar i Rezidencës Arena në Elbasan. Çfarë e lidh me kompaninë Viola Green?

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.