AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Xholi, pro shtimit të numrit të prokurorëve të SPAK: Të mos hetojmë korrupsion me shifra të vogla

by SHT Media
11/12/2025
in Kronikë
6
0
Xholi, pro shtimit të numrit të prokurorëve të SPAK: Të mos hetojmë korrupsion me shifra të vogla
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati për kreun e SPAK, Adnan Xholi, tha se është pro shtimit të numrit të prokurorëve të SPAK, por edhe ndryshimit të ligjit për sa i përket llojit të çështjeve që duhet të hetojë ky institucion.

I pyetur nga anëtari i KLP, Vate Staka, nëse mendon se SPAK duhet të mbetet një njësi elitë e akuzës dhe a do të prekej ky status nga shtimi i numrit të prokurorëve, Xholi u përgjigj: “Çështjet në SPAK zgjasin me muaj dhe vite. Jo pa qëllim kërkova që duhen patjetër ndryshime të kompetencës lëndore, sidomos për sa i përket korrupsionit me shifra të vogla. Duke u ruajtur ekuilibri mes ndryshimit të kompetencës lëndore dhe shtimit të prokurorëve, do të arriheshin më shumë rezultate”.

“Më shumë qëndroj me ta sesa me familjen biologjike”

Xholi shtoi se Prokuroria e Posaçme ndodhet në një fazë të rëndësishme, në luftën kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe krimit të organizuar. Ai gjithashtu tha se është shumë e rëndësishme mbrojtja e magjistratëve prokurorë ndaj sulmeve të padrejta që i bëhen.

“Secili prej prokurorëve të SPAK është kandidat potencial për të drejtuar atë strukturë, falë rezultateve që ata kanë arritur. Do të mbështes çdo kandidat që do të fitojë, sepse janë familja ime. Më tepër qëndroj me ta, sesa me familjen biologjike”, tha Xholi, përcjell A2 CNN.

Xholi shtoi se gjatë punës së tij i ka kaluar të gjitha hallkat e punës së prokurorit, ndërsa që prej përfshirjes në SPAK ka qenë pjesë e disa operacioneve për goditjen e grupeve kriminale shqiptare me shtrirje ndërkombëtare.

Kam udhëhequr disa hetime të rëndësishme. Jam drejtues i 5 skuadrave të përbashkëta hetimore me drejtësi të vendeve të BE. Kam pasur hetime paralele me shume vende në rang global. Kam pasur çështje të trafikut të narkotikëve, trafikut të armëve dhe qenieve njerëzore. Kam aplikuar në masë përdorimin e metodave të posaçme të hetimit.

“Autorët ndiheshin të paprekshëm, por morën burg përjetë”

Kandidati për kreun e SPAK, Adnan Xholi, bëri një përmbledhje të punë së tij të nisur që nga viti 1997. “Sa i përket eksperiencës në ndjekjen e çështjeve, gjatë karrierës sime kam përfaqësuar një sërë çështjes të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Na viti 99 në Gjirokastër, jam angazhuar në çështje problematike e sensitive të ngjarjeve të vitit 1997. Kam hetuar një grup që në aksin Vlorë-Tepelenë kishin krijuar një mekanizëm për grabitjen e emigrantëve që ktheheshin nga Kakavija. 4 vetë janë vrarë nga ky grup, ku një person hiqej si taksist dhe më pas të tjerët dilnin në pritë. Autorët u dërguan para drejtësisë dhe morën dënim e deri në burgime të përjetshme”, tha Xholi para anëtarëve të KLP, gjatë procesit të intervistimit, përcjell A2 CNN.

“Dy çështje të tjera kanë të bëjnë rrëmbimin e dy biznesmenëve në qytetin e Gjirokastrës. I dhunuan fizikisht dhe psikologjikisht, duke i detyruar të hapin edhe varrin e tyre. Iu kërkuan 100 mln dhrahmi, por mundën të marrin 25 milionë. Hetimi ishte j pezulluar. E rihapa dhe u identifikuan, arrestuan dhe dënuan autorët. Rasti tjetër ka të bëjë me një pengmarrje, ku pengu u ekzekutua, por autorët vijuan të kërkonin para. U identifikua autori dhe u kërkua dënim përjetë për të”.

Ai kujtoi edhe disa prej ngjarjeve më të rënda që ka hetuar kur ishte pjesë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. “Ngjarjet e 97, të njohura si “masakra e Cërrikut”, ku janë vrarë 6 efektivë të Gardës dhe “masakra e Qafë gjashtës”, ku u vra një efektiv policie dhe u tentua të vritet një drejtues policie. Ndodheshim në një presion të jashtëzakonshëm të familjarëve të të pandehurve, që ndjeheshin të paprekshëm në qytetet e tyre dhe të familjarëve të viktimave, që kërkonin drejtësi”.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Endri Tafani, “megafoni” i çifutëve në Tiranë, sulm ndaj shqiptarëve që kundërshtojnë gjenocidin

25/10/2026

Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

24/10/2026

Protestuesit e dhunshëm përdorin bombolë gazi të lidhur me kapsolla kundër policisë

24/10/2026

Protesta e dhunshme, eksperti ngre alarmin: Qëllimi i vetëm, destabiliteti

24/10/2026

Koçiu shpërthen pas sulmit me molotov ndaj policisë: Koha kur hidhnin gurin dhe fshihnin dorën ka mbaruar

24/10/2026

Përshkallëzohet protesta! Protestuesit i vënë zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës, molotovë edhe drejt Bashkisë Tiranë

24/10/2026

Rama publikon pamjet e protestuesve të maskuar që futen në selinë e PD-së: Universiteti i dhunës

24/10/2026

Analisti nxjerr prapaskenat: Pas maskave, kriminelë të paguar! Vijnë nga jashtë kufijve, është manuali që ka Antifa

24/10/2026

Kaosi nga protesta e dhunshme në Tiranë, RENEA kthehet para Kryeministrisë

24/10/2026

“Mediat e regjimit” në Tiranë menduan që fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

24/10/2026

Balla publikon pamjet e rënda: Banditët e Saliut hedhin molotov, punonjësit e policisë po digjen!

24/10/2026

Situatë e tensionuar/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve në sheshin Skënderbej, “breshëri” fishekzjarrësh në drejtim të efektivëve

24/10/2026

Protesta e dhunshme në Tiranë, protestuesit vendosin “yjet” metalikë në bulevard për të shpuar gomat e makinave të policisë

24/10/2026

Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!

24/10/2026

Dalin pamjet e fundit me dron, ja përmasat reale të protestës së dhunshme në Tiranë

24/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Endri Tafani, “megafoni” i çifutëve në Tiranë, sulm ndaj shqiptarëve që kundërshtojnë gjenocidin
  • Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.