• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Përdhunoi vajzën me probleme të shëndetit mendor dhe e la shtatzëne, Prokuroria dërgon për gjykim autorin

10/12/2025
in Kronikë
Sekuestro preventive llogarisë bankare të 30-vjeçarit të arrestuar në Greqi

Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim një person, pasi abuzoi seksualisht me një vajzë me probleme të shëndetit mendor.

Prokuroria ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim personin me inicialet M. Ç., i akuzuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

Hetimet nisën pas ankimit të K. Ç., e cila gjatë një vizite mjekësore ishte informuar se ishte shtatzënë. Sipas aktit të ekspertimit psikiatriko-ligjor, e dëmtuara rezultonte me zhvillim intelektual të ulët dhe me moshë mendore të një fëmije rreth 6 vjeç.

Analiza e ADN-së, e kryer mbi mostrën e fetusit të abortuar dhe atë të të dyshuarit, tregoi lidhje gjenetike babë-fëmijë mes tyre. Pas këtij rezultati, e dëmtuara është marrë sërish në pyetje dhe ka deklaruar se M. Ç. kishte përfituar nga gjendja e saj mendore dhe familjare.

Njoftimi i Prokurorisë:

Kryente marrëdhënie seksuale me person të pazotë, duke përfituar nga gjendja mendore, Prokuroria Fier dërgon në gjyq shtetasin M. Ç.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin M.CC. për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, e parashikuar nga neni 103/1 i Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.714/2024 të realizuara nga ankimimi i të dëmtuarës, shtetases K.Ç., e cila pas kryerjes së një vizite mjekësore ishte informuar se ishte shtatëzanë prej dy muajsh rezultoi e provuar se, viktima, sipas aktit të ekspertimit psikiatriko-ligjor, prezantonte zhvillim intelektual të ulët, krahasuar me moshën mendore të një 6 vjeçari.

Në vijim, u krye ekspertimi i AND duke marrë mostra nga fetusi i abortuar i të dëmtuarës dhe nga krahasimi me profilin gjenetik nga mostrat e marra nga i dyshuari, shtetasi M.Ç., rezultoi se profili gjenetik i shtetasit M.Ç., paraqiste lidhje gjenetike babë-bijë me profilin gjenetik të fetusit të abortuar nga e dëmtuara.

Pas këtij konstatimi është ripyetur e dëmtuara, e cila ka pohuar faktin se kishte kryer marrëdhënie seksuale me shtetasin M.Ç., për të cilin tregonte se ky person kishte abuzuar me të, duke kryer marrëdhënie në banesën e saj, pa dëshirën e saj. Ky fakt u konfirmua edhe nga deklarime të tjera, ku tregohej se e dëmtuara kishte treguar për këtë ngjarje.

Shtetasi M. Ç., duke përfituar nga gjendja ekonomike, mendore dhe familjare e tyre ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Në këto kushte u krye ndalimi i menjëhershëm i këtij shtetasi.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që cënojnë apo dëmtojnë mirëqënien dhe zhvillimin normal të të miturve.

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • Ish-kreu i FBI-së përballet për herë të dytë me akuza nga drejtësia amerikane

    Ish-kreu i FBI-së përballet për herë të dytë me akuza nga drejtësia amerikane

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çmimet e banesave u rritën me 28 %, BSH: U nxitën nga pronat në bregdet, ngadalësohet ritmi në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dështon sërish seanca për zgjedhjen e presidentit në Kosovë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • FOTO/ Pas Prime-t të djeshëm, Mozës i ndodh e papritura jashtë Fermës VIP

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sërish Lëvizje në Policinë e Shtetit, Hita firmos ndryshimet në pikat kufitare (EMRAT)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!