• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Salianji duhet të luftojë për vendin e Berishës jo të Nokës”/ Dash Sula: PD s’mund të drejtohet nga persona në ndjekje penale!

10/12/2025
in Politikë
“PD-ja po përfundon në kioskë”, Sula: Opozita e ka mendjen te armiqtë e brendshëm

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka evidentuar dhe njëherë Sali Berishën si problemin kryesor të mosfunksionimit dhe të përçarjes së PD-së. Në një lidhje direkte në studion e “Sot, Live në Shqipëri”, Sula komentoi dhe takimet e pavarura të Salianjit me qytetarët e Durrësit.

Dash Sula u shpreh se për të mundur mazhorancën, opozita duhet të jetë një shembull i kundërt duke nisur që nga personat në krye që nuk mund të jenë individë që kanë çështje të hapura me ligjin.

“E kemi thënë disa herë dhe u bë me muaj që problemi i opozitës qëndron dhe kushto qytetar do të thonte përse merreni me opozitën dhe jo me mazhorancën. Unë e kam bindje që edhe sot që PD është në opozitë, në sistemin demokratik funksionojnë dy forcat që duhet të jenë të kundërtat e tyre. Në këtë rast jemi në pole të njëjta. Në kuptim që me problematikat, me problemet e korrupsionit ë ka mazhoranca, duhet të përballë të ketë një model ndryshe, një model që duhet ta ketë opozita dhe nuk e ka. Nuk duhet të ketë opozita persona në ndjekje penale si mazhoranca”, tha Sula.

Ish-deputeti tha se nuk i është bashkuar Ervin Salianjit në takimet e tij të pavarura me qytetarët jashtë programit të PD-së, duke thënë se e ka të qartë fundin. Sula u shpreh se do të ishte e udhës dhe e drejtë nëse Salianji do të lufte për vendin e Berishës, por jo për atë të Flamur Nokës.

“Nuk mund të luftohet diktatura e narkoshteti me një njëjtat mjete. Nga 11 maji, 2 foltore të Berishës dhe 1 foltore të Salianjit. Unë nuk i jam bashkuar Salianjit sepse e kam të qartë fundit. Nëse Salianji do të luftonte për lidership do të ishte në të drejtën e tij. Po lufton për vendin e 2, ja iku Flamur Noka, se po shikosh po e luftojnë dhe vetë nga brenda, sepse lideri për të shpëtuar veten, flak gjithçka, dhe ato që i kanë mbetur besnikë.

Nëse Salianji do të luftojë për vendin e lidership, ka terren, do të mbështetje. Nëse do të luftojë për numrin 2 nuk ndryshon asnjë gjë. Berisha vetëm një herë në jetën e vet doli nga qasja e vet politike në vitin 2005 që bashkoi të gjithë opozitën. Vetë PD ka pjellë shumë parti të vogla të djathta që kanë copëzuar opozitën. Ndodh se qasja e liderit është ekstrem për të përzënë këdo nga shtëpia tij. I vetmi pushtet që i ka mbetur në dorë Berishës që kush mendon ndryshe e ka zë ndryshe, duhet të përjashtohet ose të rrudhet”, tha Sula.

Dashnor Sula komentoi gjithashtu dhe propozimet e marra nga Partia Socialiste. Ai sqaroi se bëhet fjalë për propozime pune në administratën shtetërore nga eksponentë të partisë. Sula tha se do të punojë dhe do të japë kontribut në institucionet e shtetit.

“Duhet të kemi njerëz më të mirë, më të devotshëm, me reputacion. Unë jam i larguar nga PD sepse ma mbyllën derën, më prenë kokën dhe këmbët kur nuk më vunë në zgjedhjet e 11 majit. Unë punova 15 vite në sistemin e drejtësisë dhe tani 20 vite politikë, unë përsëri do punon, në institucionet e shtetit. Le të dali një ministër i PS që unë i kam kontaktuar, kam punuar apo i kam kërkuar një nder. Unë sot jam në pozita të tjera, dua të kontribuoj në institucionet e shtetit shqiptar. Sigurisht nga eksponentë të PS të ndryshëm, ka pasur biseda të cilët më kanë ofruar për të punuar në institucionet e shtetit. Ndonjë rast dhe e kam refuzuar se nuk më është përshtatur”, tha Sula.

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • Ish-kreu i FBI-së përballet për herë të dytë me akuza nga drejtësia amerikane

    Ish-kreu i FBI-së përballet për herë të dytë me akuza nga drejtësia amerikane

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çmimet e banesave u rritën me 28 %, BSH: U nxitën nga pronat në bregdet, ngadalësohet ritmi në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dështon sërish seanca për zgjedhjen e presidentit në Kosovë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • FOTO/ Pas Prime-t të djeshëm, Mozës i ndodh e papritura jashtë Fermës VIP

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sërish Lëvizje në Policinë e Shtetit, Hita firmos ndryshimet në pikat kufitare (EMRAT)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!