AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Trump intensifikon presionin mbi Maduro, dy avionë F/A-18 fluturojnë mbi Gjirin e Venezuelës

by SHT Media
10/12/2025
in Botë
6
0
Trump intensifikon presionin mbi Maduro, dy avionë F/A-18 fluturojnë mbi Gjirin e Venezuelës
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dy avionë F/A-18 të marinës amerikane fluturuan mbi Gjirin e Venezuelës, sipas të dhënave të gjurmimit të fluturimit të martën, 9 dhjetor. Analistët e quajnë këtë një veprim presioni më të fortë ndaj regjimit të presidentit Nicolás Maduro, në një kohë kur tensionet në rajon janë rritur.

Shtetet e Bashkuara kanë intensifikuar operacionet ushtarake në Karaibe, përfshirë ushtrime ajrore, detare dhe tokësore.

Që nga shtatori, SHBA-të kanë kryer sulme me anije që kanë shkaktuar mbi 80 viktima. Pentagoni po monitorohet nga afër pas një sulmi ndaj një anijeje të dyshuar për kontrabandë droge, që përfshinte një aksion të dytë pasues, i cili vrau disa nga të mbijetuarit, raportoi Associated Press, duke cituar burime të njohura me operacionin.

Maduro deklaroi se Venezuela nuk dëshiron “paqe skllavërore”, duke theksuar refuzimin për t’u nënshtruar presionit amerikan. Ai ripohon angazhimin e vendit për ruajtjen e sovranitetit, pavarësisht presionit në rritje ushtarak dhe diplomatik nga Uashingtoni.

Administrata e Donald Trump e ka konsideruar Maduron një udhëheqës të paligjshëm dhe ka shpallur “Cartel de los Soles” një organizatë terroriste, duke akuzuar presidentin venezuelas dhe zyrtarë të lartë ushtarakë për drejtimin e grupit.

Maduro dhe Trump zhvilluan një bisedë telefonike javën e kaluar, por nuk u arrit asnjë rezultat konkret. Trump theksoi se do të shqyrtojë zgjerimin e fushatës kundër drogës në vende si Meksika dhe Kolumbia.

Dy avionë F/A-18 Super Hornets qëndruan mbi Gjirin për rreth 40 minuta, duke fluturuar kryesisht pranë kufirit me Venezuelën, në të njëjtën zonë ku forcat amerikane kishin testuar më parë sistemet e mbrojtjes ajrore të vendit, sipas faqes Ëar Zone.

Më herët, F/A-18 Super Hornets, një RC-135 Rivet Joint dhe bombardues B-52 kanë marrë pjesë në ushtrime stërvitore për të testuar aftësitë e mbrojtjes ajrore venezuelase, tha një zyrtar amerikan për War Zone në nëntor.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Endri Tafani, “megafoni” i çifutëve në Tiranë, sulm ndaj shqiptarëve që kundërshtojnë gjenocidin

25/10/2026

Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

24/10/2026

Protestuesit e dhunshëm përdorin bombolë gazi të lidhur me kapsolla kundër policisë

24/10/2026

Protesta e dhunshme, eksperti ngre alarmin: Qëllimi i vetëm, destabiliteti

24/10/2026

Koçiu shpërthen pas sulmit me molotov ndaj policisë: Koha kur hidhnin gurin dhe fshihnin dorën ka mbaruar

24/10/2026

Përshkallëzohet protesta! Protestuesit i vënë zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës, molotovë edhe drejt Bashkisë Tiranë

24/10/2026

Rama publikon pamjet e protestuesve të maskuar që futen në selinë e PD-së: Universiteti i dhunës

24/10/2026

Analisti nxjerr prapaskenat: Pas maskave, kriminelë të paguar! Vijnë nga jashtë kufijve, është manuali që ka Antifa

24/10/2026

Kaosi nga protesta e dhunshme në Tiranë, RENEA kthehet para Kryeministrisë

24/10/2026

“Mediat e regjimit” në Tiranë menduan që fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

24/10/2026

Balla publikon pamjet e rënda: Banditët e Saliut hedhin molotov, punonjësit e policisë po digjen!

24/10/2026

Situatë e tensionuar/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve në sheshin Skënderbej, “breshëri” fishekzjarrësh në drejtim të efektivëve

24/10/2026

Protesta e dhunshme në Tiranë, protestuesit vendosin “yjet” metalikë në bulevard për të shpuar gomat e makinave të policisë

24/10/2026

Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!

24/10/2026

Dalin pamjet e fundit me dron, ja përmasat reale të protestës së dhunshme në Tiranë

24/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Endri Tafani, “megafoni” i çifutëve në Tiranë, sulm ndaj shqiptarëve që kundërshtojnë gjenocidin
  • Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.