• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

“Dëmtuan buxhetin”, lëshohen 8 masa sigurie, 5 prej tyre zyrtarë të bashkisë Tiranë e IMT-së

09/12/2025
in Kronikë
“Dëmtuan buxhetin”, lëshohen 8 masa sigurie, 5 prej tyre zyrtarë të bashkisë Tiranë e IMT-së

Prokuroria e Tiranës ka firmosur sot më datë 9 dhjetor 2025, tetë masa sigurie ndaj disa zyrtarëve të Bashkisë Tiranë dhe përfaqësuesve të subjekteve kontraktuese, në kuadër të hetimeve për shembjen e disa pallateve në zonën e Kombinatit.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria e Tiranës me anë të një njoftimi zyrtar.

Sipas Prokurorisë, masat e sigurimit të firmosura janë “arrest në shtëpi” e “detyrim paraqitje” dhe janë firmosur nga prokurori Bledar Valikaj, raporton për Klan News, gazetarja Glidona Daci.

Nga personat e hetuar, pesë janë zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe të IMT-së. Hetimet lidhen me veprimtari të dyshuara penale që kanë shkaktuar dëme financiare në buxhetin e Bashkisë Tiranë, për shkak të punimeve fiktive dhe falsifikimit të dokumenteve zyrtare.

Hetimet

Prokuroria e Tiranës sqaron se, “nga hetimet mbi procedimin penal nr.2505 të vitit 2021, nisur nga denoncimi i shtetasit A.Xh për prishjen nga IMT të pallatit të tij pa njoftim dhe pa vendim zyrtar, u provua se në janar 2021 janë shembur gjashtë objekte nga Bashkia Tiranë, duke përfshirë edhe pallatin nr.140 që ishte objekti i hetimit”.

Sipas Prokurorisë, në mars 2021, Këshilli Bashkiak miratoi fondin për “Demolimin dhe evadimin e mbetjeve ndërtimore” për 15 pallate, duke përfshirë objektet e demoluara më parë, duke shërbyer kështu si bazë për shpërdorimin e fondeve publike.

Prokuroria thekson se, shtetasja A.M., si përfaqësuese e subjekteve ‘Arb&Trans-2010’ sh.p.k dhe ‘KLAJGER KONSTRUKSION’ sh.p.k, dhe mbikëqyrësi i punimeve, subjekti ‘MAGING studio’ sh.p.k., ka përfshirë edhe objektet që ishin të demoluara që në muajin janar 2021, duke paraqitur rrethana të rreme, punime fiktive dhe duke shkaktuar dëm në vlerë monetare buxhetit të Bashkisë Tiranë.

Gjithashtu, dokumentet e falsifikuara janë hartuar nga shtetasi Sh.M., i cili ka konsumuar elementet e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, duke paraqitur të dhëna të rreme për punimet e kryera.

Roli i zyrtarëve të Bashkisë dhe IMT-së

Prokuroria e Tiranës sqaron se shtetasit S.Q. dhe R.R., në cilësinë e punonjësve të IMT-së pranë Bashkisë Tiranë, kanë hartuar preventivat e punimeve në kundërshtim me detyrën dhe rregullat profesionale, pa dalë asnjëherë në terren për të verifikuar gjendjen reale të objekteve.

Ndërsa, shtetasi F.F., si administrator përfaqësues i “Arb&Trans-2010” sh.p.k dhe “KLAJGER KONSTRUKSION” sh.p.k, ka konsumuar veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve” duke përdorur dokumentin “Procesverbal mbi fillimin e punimeve në objektin Demolimi dhe evadimi i mbetjeve ndërtimore për 15 pallate, mes tyre dhe pallati nr.140”.

Prokuroria shton gjithashtu se shtetasit A.Ç., Drejtor i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, A.B., Drejtor i Drejtorisë së Emergjencave Civile dhe E.G., përgjegjëse e Sektorit të Politikave të Kompensimit nga Fatkeqësitë Natyrore, kanë konsumuar elementet e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, duke lëshuar dokumente zyrtare për punimet e pallatit nr.140 dhe objektet e tjera të kontratës.

Prokuroria thekson se, roli i tyre ka qenë i ndërlidhur drejtpërdrejt me hartimin, nënshkrimin dhe përdorimin e dokumenteve zyrtare që lidhen me aktin e dorëzimit të sheshit të ndërtimit dhe me dokumentacionin vijues të punimeve për pallatet e përfshira.

Masat e sigurisë të vendosura

Në bazë të hetimeve dhe materialeve të grumbulluara, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dhe vendosur masat e mëposhtme sigurie:

Arrest në shtëpi për A.Ç., Drejtor i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim.

Arrest në shtëpi për A.B., Drejtori i Drejtorisë së Emergjencave Civile, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Detyrim paraqitje për E.G., përgjegjëse e Sektorit të Politikave të Kompensimit nga Fatkeqësitë Natyrore, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Detyrim paraqitje për R.R., specialiste e IMT-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Arrest në shtëpi për S.Q., specialist i IMT-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Detyrim paraqitje për A.M., mbikëqyrëse e punimeve dhe përfaqësuese e subjekteve kontraktuese, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Detyrim paraqitje për Sh.M., përfaqësues ligjor i subjekteve kontraktuese, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Detyrim paraqitje për F.F., përfaqësues ligjor i subjekteve kontraktuese, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Prokuroria e Tiranës ka theksuar se këto masa janë të nevojshme për të garantuar vijimësinë e hetimeve dhe për të parandaluar ndërhyrjen apo manipulimin e provave, duke mbrojtur interesin publik dhe fondet e shtetit.

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • Ish-kreu i FBI-së përballet për herë të dytë me akuza nga drejtësia amerikane

    Ish-kreu i FBI-së përballet për herë të dytë me akuza nga drejtësia amerikane

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çmimet e banesave u rritën me 28 %, BSH: U nxitën nga pronat në bregdet, ngadalësohet ritmi në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dështon sërish seanca për zgjedhjen e presidentit në Kosovë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • FOTO/ Pas Prime-t të djeshëm, Mozës i ndodh e papritura jashtë Fermës VIP

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sërish Lëvizje në Policinë e Shtetit, Hita firmos ndryshimet në pikat kufitare (EMRAT)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!