• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

FBI jep 15 milionë $ për “kokën” e tij! Dikur pjesëmarrës në Olimpiadë, sot strehohet nga Sinaloa

09/12/2025
in Botë
FBI jep 15 milionë $ për “kokën” e tij! Dikur pjesëmarrës në Olimpiadë, sot strehohet nga Sinaloa

Ish-snowboarder-i olimpik kanadez, Ryan Wedding, i cili dikur përfaqësoi Kanadanë në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2002, sot kërkohet në mbarë botën si një nga figurat më të rrezikshme të krimit të organizuar. Më 19 nëntor, zyrtarë amerikanë shpallën shpërblimin rekord prej 15 milionë dollarësh për kapjen e tij, duke e renditur në listën famëkeqe të “Dhjetë të Arratisurve më të Kërkuar” të FBI-së.

FBI jep 15 milionë $ për “kokën” e tij! Dikur

Wedding, i lindur në Thunder Bay të Ontarios në vitin 1981, u rrit në një familje të lidhur ngushtë me sportet e dimrit. Që në moshë të vogël tregoi talent në snowboard dhe në adoleshencë u bë pjesë e ekipit kombëtar kanadez, shkruan A2 CNN. Në periudhën 1997–2002 garoi në turne ndërkombëtare dhe mori pjesë në Lojërat Olimpike të Salt Lake City, ku regjistroi një vend të 24-të zhgënjyes në disiplinën e slalomit gjigant paralel.

FBI jep 15 milionë $ për “kokën” e tij! Dikur

Pas Olimpiadës, ai u largua nga sporti dhe filloi një jetë të re në Vancouver. Aty, sipas hetimeve, u zhyt shpejt në botën e trafikut të drogës. Në vitin 2008, Wedding u arrestua në San Diego gjatë një operacioni të FBI-së, i akuzuar për komplot për trafikim kokaine. Në dhomën e hotelit ku ai dhe bashkëpunëtorët e tij qëndronin u sekuestruan 100 mijë dollarë. Ndryshe nga të tjerët, Wedding zgjodhi të përballej me gjyqin dhe në vitin 2009 u shpall fajtor, duke u dënuar me katër vjet burg.

Megjithatë, pas lirimit në vitin 2011, Wedding, sipas prokurorisë amerikane, e thelloi aktivitetin kriminal në përmasa shumë më të rrezikshme. Në tetor 2024, ndaj tij u ngrit një aktakuzë e zgjeruar që e përshkruante si drejtues të një ndërmarrjeje të madhe kriminale, të përfshirë në trafik kokaine, pastrim parash dhe porositje vrasjesh. Hetuesit thonë se ai dërgonte qindra kilogramë kokainë nga SHBA në Kanada përmes kamionëve të transportit ndërkombëtar.

FBI jep 15 milionë $ për “kokën” e tij! Dikur

Autoritetet e akuzojnë Wedding se ka urdhëruar disa vrasje, përfshirë ekzekutimin e dy anëtarëve të një familjeje në Ontario në nëntor 2023, për hakmarrje ndaj një ngarkese të vjedhur droge, si dhe vrasjen e një tjetër personi në maj 2024 për borxhe të lidhura me trafikun e drogës. Situata u përkeqësua më tej në janar 2025, kur një dëshmitar federal në Kolumbi u vra në një restorant të Medellín. Wedding dyshohet se kishte vënë një shpërblim mbi kokën e tij, duke besuar gabimisht se eliminimi i dëshmitarit do të çonte në rrëzimin e akuzave ndaj tij.

Në mars 2025, FBI e përfshiu Wedding në listën e saj më të lartë të kërkimit, duke e cilësuar “jashtëzakonisht të armatosur dhe të rrezikshëm”. Sipas zyrtarëve amerikanë, rrjeti i tij trafikonte rreth 60 tonë kokainë në vit, ndërsa Departamenti i Thesarit sekuestronte disa nga asetet e tij, përfshirë një Mercedes CLK-GTR Roadster të vitit 2002, të rrallë dhe me vlerë 13 milionë dollarë.

Wedding, i njohur me pseudonime si “El Jefe”, “El Toro” dhe “Giant”, besohet se fshihet në Meksikë nën mbrojtjen e kartelit Sinaloa. Ndërkohë, hetimet vazhdojnë dhe zyrtarët amerikanë thonë se kanë marrë shumë informacione që prej rritjes së shpërblimit, por ish-sportisti që dikur garonte në pistat e borës mbetet ende i pakapshëm në pistën e krimit ndërkombëtar.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!