• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Tre tryeza, tre realitete të ndryshme dhe ende asnjë marrëveshje! Çfarë po ndodh me negociatat për Ukrainën

09/12/2025
in Botë
Tre tryeza, tre realitete të ndryshme dhe ende asnjë marrëveshje! Çfarë po ndodh me negociatat për Ukrainën

Në tre tryezat ku po vendoset fati i luftës në Ukrainë dhe i negociatave për përfundimin e saj, Moska, Miami dhe Brukseli, po luhen lojëra të ndryshme, me interesa shpeshherë të kundërta. Çdo hap përpara në një tryezë shoqërohet me hapa pas në një tjetër, ndaj deklaratat për “përparime” apo “sinjale pozitive” duhen parë me kujdes dhe në kontekst.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është i vetëdijshëm për këtë realitet. Sapo mbërriti në Londër për takimin e parë me liderët europianë, ai deklaroi se “nuk ka një marrëveshje mes nesh, amerikanëve dhe rusëve për Donbasin”. Pikërisht çështja territoriale rrezikon të jetë pengesa kryesore që mund të rrëzojë çdo përpjekje diplomatike për t’i dhënë fund luftës.

Në thelb, pozicionet janë të qarta: Vladimir Putin kërkon të gjithë Donbasin, përfshirë edhe rreth 20% të rajonit të Donetskut që nuk është pushtuar nga trupat ruse, zona ku ndodhen qytetet Kramatorsk dhe Sloviansk, me mbi 100 mijë banorë. Për më tepër, Kremlini kërkon edhe njohjen formale të këtyre territoreve si pjesë e Federatës Ruse. Nga ana tjetër, Zelensky nuk mund dhe nuk dëshiron të heqë dorë nga territoret lindore, pasi një lëvizje e tillë do të shkaktonte protesta masive dhe akuza për tradhti të lartë.

Sipas burimeve diplomatike, një zgjidhje alternative që negociatorët e Kievit kanë paraqitur në Miami, ku po zhvillohen bisedimet me përfaqësuesit e presidentit amerikan, Donald Trump dhe sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, parashikon përmbysjen e kushteve të planit fillestar amerikan me 28 pika. Propozimi synon që kjo zonë të shpallet zonë e çmilitarizuar, por të mbetet nën sovranitetin e Ukrainës.

Në këtë skenar, ushtria ukrainase do të tërhiqte artilerinë dhe njësitë e dronëve nga Kramatorsk dhe Sloviansk, me kusht që Shtetet e Bashkuara të garantojnë integritetin territorial të kësaj pjese të Ukrainës. Nëse jo drejtpërdrejt SHBA-të, atëherë garancitë do të jepeshin nga një forcë ndërkombëtare nën mandatin e OKB-së. Për pjesën tjetër të Donbasit, Ukraina do të pranonte ngrirjen e vijës së frontit, por pa asnjë njohje ligjore apo faktike të pushtimit rus.

Megjithatë, Uashingtoni duket se nuk është i gatshëm ta mbështesë këtë qasje. Sipas Politico, zyrtarët amerikanë po këmbëngulin që Ukraina të heqë dorë nga Donbasi. “Qëndrimi i tyre është i thjeshtë: Rusia i do këto territore dhe amerikanët mendojnë se kjo duhet të ndodhë, në një mënyrë apo tjetër”, ka deklaruar një zyrtar europian pranë negociatave.

Në çështjen e garancive të sigurisë, një tjetër nyje e vështirë, ka sinjale më inkurajuese. Delegacioni ukrainas është kthyer nga Miami me një dokument të veçantë nga marrëveshja e përgjithshme e paqes, që parashikon, pas armëpushimit, një mekanizëm mbrojtjeje të ngjashëm me nenin 5 të NATO-s, me angazhime konkrete në rast të një sulmi të ri rus. Sipas njërit prej ndërmjetësve ukrainas, Oleksandr Bevz, këto detyrime do të duhet të miratohen edhe nga Kongresi amerikan.

Dokumenti, sipas Kievit, duhet të firmoset edhe nga vendet europiane. Pikërisht për këtë u zhvilluan bisedimet në Londër mes Zelensky-t, kryeministrit britanik Keir Starmer, presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Friedrich Merz.

“Kemi rënë dakord për një qëndrim të përbashkët mbi rëndësinë e këtyre garancive të sigurisë”, shkroi Zelensky në rrjetin X, përpara se të udhëtonte drejt Brukselit.

Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania janë të gatshme të kontribuojnë në mbrojtjen e Ukrainës, por mbetet e paqartë se çfarë parashikon konkretisht dokumenti i rishikuar në Miami. Pyetja kyçe mbetet: A do të ndërhynin ushtarakisht europianët nëse Rusia do të sulmonte sërish dhe a do ta bënin këtë edhe pa mbështetjen e SHBA-ve?

Në tryezën e Moskës, Putin ka mbajtur një qëndrim të prerë përballë të dërguarve të Trump: jo anëtarësimit të Ukrainës në NATO dhe jo pranisë së trupave të NATO-s në territorin ukrainas.

Ndërkohë, për çështjen e mbi 200 miliardë eurove asete ruse të ngrira në Europë, një tjetër pikë e nxehtë e negociatave, Zelensky është kthyer nga Brukseli me përshtypjen se ka pasur zhvillime pozitive në favor të Ukrainës, veçanërisht për financimin e vitit 2026 dhe për rindërtimin e vendit.

Megjithatë, nëse këto lëvizje do ta afronin realisht një marrëveshje paqeje, varet nga tryeza ku ulesh. Tre tryeza, tre realitete të ndryshme dhe ende asnjë marrëveshje.

Shkrim nga La Repubblica

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!