AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Nuk ndalen përleshjet mes Tajlandës dhe Kamboxhias në kufirin e kontestuar, rritet numri i viktimave

by SHT Media
09/12/2025
in Botë
6
0
Nuk ndalen përleshjet mes Tajlandës dhe Kamboxhias në kufirin e kontestuar, rritet numri i viktimave
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tajlanda dhe Kamboxhia janë përfshirë sërish në luftime të ashpra përgjatë kufirit të tyre të diskutueshëm, duke rrezikuar prishjen e paqes së brishtë në rajon.

Autoritetet tajlandeze njoftuan se të martën kanë ndërmarrë operacione ushtarake për të dëbuar forcat kamboxhiane të zbuluara brenda territorit të tyre në provincën bregdetare Trat. Marina tajlandeze akuzoi Kamboxhian për vendosjen e snajperëve, armëve të rënda dhe hapjen e llogoreve, duke e cilësuar këtë si një kërcënim serioz ndaj sovranitetit të vendit.

Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes së Kamboxhias raportoi se dy civilë humbën jetën gjatë natës, duke e çuar numrin e viktimave në gjashtë. Tajlanda konfirmoi vdekjen e një ushtari dhe plagosjen e 18 të tjerëve, ndërsa Kamboxhia njoftoi për nëntë civilë të lënduar.

Kryeministri kamboxhian Hun Manet paralajmëroi se Tajlanda “nuk duhet të përdorë forcën ushtarake për të sulmuar fshatra civile nën pretekstin e rikthimit të sovranitetit”.

Mijëra banorë e kaluan natën në strehimore në zonën kufitare të Siem Reap në Kamboxhia, të zhvendosur nga përplasjet e fundit dhe pa siguri se kur do të mund të kthehen në shtëpitë e tyre.

Ndërkohë, komunitetet në anën tajlandeze të kufirit jetojnë nën frikën e vazhdueshme të evakuimeve të përsëritura, që kanë ndërprerë jetën e përditshme, mbyllur shkolla e spitale dhe dëmtuar aktivitetet ekonomike.

Banorët shprehen se i dëgjojnë qartë të shtënat pranë fshatrave të tyre dhe ndihen të pafuqishëm përballë situatës, duke e cilësuar këtë gjendje si një vuajtje të vërtetë që po prek mënyrën e tyre të jetesës.

Siç shkruan Reuters, përplasjet e fundit janë më të ashpra që nga korriku, kur një shkëmbim pesë-ditor raketash dhe artilerie të rëndë la pas 48 të vrarë dhe mbi 300 mijë të zhvendosur, përpara se presidenti amerikan Donald Trump të ndërhynte për të ndërmjetësuar një armëpushim.

Të dy vendet kanë një histori të gjatë mosmarrëveshjesh mbi kufirin tokësor prej 817 kilometrash, ku shpeshherë mosmarrëveshjet për tempuj të lashtë kanë nxitur ndjenja nacionaliste dhe përplasje të armatosura.

Tensionet u rritën ndjeshëm në maj, pas vrasjes së një ushtari kamboxhian, duke çuar në grumbullim trupash dhe përshkallëzim të krizës diplomatike.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Endri Tafani, “megafoni” i çifutëve në Tiranë, sulm ndaj shqiptarëve që kundërshtojnë gjenocidin

25/10/2026

Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

24/10/2026

Protestuesit e dhunshëm përdorin bombolë gazi të lidhur me kapsolla kundër policisë

24/10/2026

Protesta e dhunshme, eksperti ngre alarmin: Qëllimi i vetëm, destabiliteti

24/10/2026

Koçiu shpërthen pas sulmit me molotov ndaj policisë: Koha kur hidhnin gurin dhe fshihnin dorën ka mbaruar

24/10/2026

Përshkallëzohet protesta! Protestuesit i vënë zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës, molotovë edhe drejt Bashkisë Tiranë

24/10/2026

Rama publikon pamjet e protestuesve të maskuar që futen në selinë e PD-së: Universiteti i dhunës

24/10/2026

Analisti nxjerr prapaskenat: Pas maskave, kriminelë të paguar! Vijnë nga jashtë kufijve, është manuali që ka Antifa

24/10/2026

Kaosi nga protesta e dhunshme në Tiranë, RENEA kthehet para Kryeministrisë

24/10/2026

“Mediat e regjimit” në Tiranë menduan që fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

24/10/2026

Balla publikon pamjet e rënda: Banditët e Saliut hedhin molotov, punonjësit e policisë po digjen!

24/10/2026

Situatë e tensionuar/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve në sheshin Skënderbej, “breshëri” fishekzjarrësh në drejtim të efektivëve

24/10/2026

Protesta e dhunshme në Tiranë, protestuesit vendosin “yjet” metalikë në bulevard për të shpuar gomat e makinave të policisë

24/10/2026

Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!

24/10/2026

Dalin pamjet e fundit me dron, ja përmasat reale të protestës së dhunshme në Tiranë

24/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Endri Tafani, “megafoni” i çifutëve në Tiranë, sulm ndaj shqiptarëve që kundërshtojnë gjenocidin
  • Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.