• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

E rëndë në Mat, hidhet nga ura 150 metra 39-vjeçari. Viktima, nip i Nehat Kullës

09/12/2025
in Kronikë
E rëndë në Mat, hidhet nga ura 150 metra 39-vjeçari. Viktima, nip i Nehat Kullës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në urën e fshatit Fshat në Mat, përgjatë Rrugës së Arbrit, ku një 39-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga lartësia rreth 150 metra.

Sipas burimeve paraprake, viktima, i cili dyshohet të jetë nipi i Nehat Kullës, ka ndaluar automjetin e tij në mes të urës, ka dalë prej tij dhe është ngjitur mbi mbrojtëset anësore. Vetëm pak çaste më vonë ai është hedhur, pa lënë asnjë shenjë që mund të tregonte motivet e veprimit ekstrem.

Policia dhe shërbimet e emergjencës u njoftuan, ndërsa ekipet kërkim-shpëtimit kanë punuar gjatë natës dhe vijojnë prej mëngjesit për gjetjen e trupit. Terreni i thepisur dhe lartësia e madhe e urës po e vështirësojnë operacionin.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat, ndërsa po verifikohen edhe të dhënat për identitetin dhe gjendjen e 40-vjeçarit para ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 08.12.2025, rreth orës 23:40, tek ura e fshatit Fshat, bashkia Klos, shtetasi K.K., rreth 39 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura dhe për pasojë, ka humbur jetën.

Si pasojë e terrenit të vështirë, pas disa orësh kërkimi nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikësve, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit nga gremina.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • Ish-kreu i FBI-së përballet për herë të dytë me akuza nga drejtësia amerikane

    Ish-kreu i FBI-së përballet për herë të dytë me akuza nga drejtësia amerikane

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çmimet e banesave u rritën me 28 %, BSH: U nxitën nga pronat në bregdet, ngadalësohet ritmi në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dështon sërish seanca për zgjedhjen e presidentit në Kosovë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • FOTO/ Pas Prime-t të djeshëm, Mozës i ndodh e papritura jashtë Fermës VIP

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sërish Lëvizje në Policinë e Shtetit, Hita firmos ndryshimet në pikat kufitare (EMRAT)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!