AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Azem Hajdari tha se…”, Meçe: Emri “Parti Demokratike” u la nga Berisha, erdhi dhe Rama…

by SHT Media
08/12/2025
in Politikë
6
0
“Azem Hajdari tha se…”, Meçe: Emri “Parti Demokratike” u la nga Berisha, erdhi dhe Rama…
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria përkujton 35-vjetorin e Lëvizjes Studentore të dhjetorit ‘90 që shënoi rënien e diktaturës komuniste.

Analisti Arben Meçe tregoi se momentin kur u fol për krijimin e Partisë Demokratike. Në emisionin “Real Story” në ABC News, Meçe u shpreh se Azem Hajdari deklaroi gjatë një mbledhjeje, se do të krijohej parti studentori, por se Berisha vendosi që emrin ta kishte Partia Demokratike.

Meçe deklaroi se themelimi i partisë u bë nga 17 persona, që sipas tij, është një precedent që nuk është parë në botë.

Teksa ishin në një mbledhje, Meçe tha se dikush erdhi, hapi derën  dhe tha se nuk ulej me komnistët. Meçe deklaroi se nuk e njihte atë person, por më vonë e mori vesh që ishte Edi Rama.

Arben Meçe: Sapo jemi kthyer nga Ramiz Alia, kur vijmë në shesh, kishte filluar regjistrimi i bisedës. Kur erdhëm ne, nuk u mor njeri me ne. Kur ikëm, ikëm si heronj, Kur u kthyem, sheshi kishte parë pluralizmin dhe vazhdonte. Në kat të dytë, mblidhet Sali Berisha, Arben Meçe, Aleksandër Meksi, Preç Zogaj, Arben Imami, Azem Hajdari. Ora 12 e natës. Sapo jemi kthyer, thjesht vajtëm në shesh. U mblodhëm në shesh pushim në kat të dytë. U diskutua, çfarë do bëjmë tani. Do bëjmë parti, fjala e parë. Azemi thotë do ta bëjmë parti studentore, intelektuale. Foli Saliu, do ta bëjmë parti demokratike. Emrin do t’ja vëmë Parti Demokratike. Flitet për demokraci dhe fjalën demokraci nuk duhet t’ia lëmë askujt të na e marrë. U la, grupi nismëtar do shkonte te shtëpia e Gramoz Pashkos. Arben Meçe  do merrej me studentët, me sigurinë e mbledhjes. Nesër, në datën 12, në orën 5 të darkës, do bëhej shpallja e programit, dhe e partisë. Në atë ambient kishte njerëz të armatosur. Në orën 4 e gjysmë, vjen shefi i Policisë së Tiranës. Ti je me sigurimin? Po, i thashë. Mua më kanë lënë. Në rregull, tha. Ki parasysh që sot është një person me pardesy kafe, me kasketë, çantë të zezë, i cili është ngarkuar të vrasë Sali Berishën.

Do merrni të gjitha masat për mbrojtjen e Sali Berishës. Është një grup, që quhet nismëtari, është fotografi klasike ajo. Bëmë rrethim dhe nuk lamë askënd. Mbaroi mitingu, shkuam në mensë. Kemi ndenjur deri në orën 4 të mëngjesit, të largoheshin të gjithë, për të garantuar se nuk do na vritej Saliu. Ne, grupi nismëtar u shkëputëm dhe vazhduam punën si grup nismëtar. Është e pamundur dhe nuk është precedent në botë, të mblidheshin 17 veta dhe të shpallej themelimi i një partie. Nuk ishim protagonistë në lëvizje, ishte Ben Imami, unë dhe Azem Hajdari. Pjesa tjetër nuk ishin fare në lëvizje. Ishte prodhimi i mitit. Ne ishim pa eksperiencë. Përbërja e komisionit nismëtar që ishte 17 veta, forca intelektuale ishte dominuese. Ishin persona që përfaqësonin edhe figura publike, por edhe persona shumë aktivë. Duke qenë se Saliu nuk kishte mazhorancë në këtë komision, hedh një tezë, nëse ne ishim spontan, Saliu vinte nga partia. E njihte mirës skeën, prapaskenën dhe çdo gjë tjetër. Hedh kuptimin e të persekutuarve. Në Kryesi u futën individë të cilët u futën si të persekutuar dhe filloi të ndryshonte raporti. Ndryshimi iraportit filloi diku në janar, kur u bënë zgjedhjet të një kryesie të PD. Në votimin e parë, doli rezultati, natyrisht dominonte fryma inteketuale.

Pati një sherr të madh dhe ky ishte gabimi i madh i frymës intelektuale që e toleroi. Që atë ditë fillon uzurpimi përfundimtar i PD nga Sali Berisha. U bënë dy votime. Në votimin e parë fitoi Meksi. Në votimin e dytë që u bë sherri i madh, fitoi Sali Berisha. I dhashë këto dy detaje, ka edhe një detaj tjetër. Në datën 13, Shkodra filloi të acarohej. Kemi qenë në katin e dytë, në Pallatin e Kulturës në Qytetin Studenti. Aty bënim mbledhjet e Kryesisë. Duke biseduar ne, hapet dera dhe futet një gjë e madhe përpara. Tha, ju spiunët e Ramiz Alisë, ju do fusnit Hekuran Isain në litar, ju tradhtuar idealet e kohës. Nuk njihja gjë. I thotë Pashko, hajde Edi ulu këtu. Unë të ulem në gjunjë me ju komunistët, tha. Përplasi derën dhe iku. Më vonë mora vesh që ky ishte Edi Rama. Ky ishte komunikimi i parë i Edi Ramës me këtë komision nismëtar.”, theksoi ai.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Endri Tafani, “megafoni” i çifutëve në Tiranë, sulm ndaj shqiptarëve që kundërshtojnë gjenocidin

25/10/2026

Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

24/10/2026

Protestuesit e dhunshëm përdorin bombolë gazi të lidhur me kapsolla kundër policisë

24/10/2026

Protesta e dhunshme, eksperti ngre alarmin: Qëllimi i vetëm, destabiliteti

24/10/2026

Koçiu shpërthen pas sulmit me molotov ndaj policisë: Koha kur hidhnin gurin dhe fshihnin dorën ka mbaruar

24/10/2026

Përshkallëzohet protesta! Protestuesit i vënë zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës, molotovë edhe drejt Bashkisë Tiranë

24/10/2026

Rama publikon pamjet e protestuesve të maskuar që futen në selinë e PD-së: Universiteti i dhunës

24/10/2026

Analisti nxjerr prapaskenat: Pas maskave, kriminelë të paguar! Vijnë nga jashtë kufijve, është manuali që ka Antifa

24/10/2026

Kaosi nga protesta e dhunshme në Tiranë, RENEA kthehet para Kryeministrisë

24/10/2026

“Mediat e regjimit” në Tiranë menduan që fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

24/10/2026

Balla publikon pamjet e rënda: Banditët e Saliut hedhin molotov, punonjësit e policisë po digjen!

24/10/2026

Situatë e tensionuar/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve në sheshin Skënderbej, “breshëri” fishekzjarrësh në drejtim të efektivëve

24/10/2026

Protesta e dhunshme në Tiranë, protestuesit vendosin “yjet” metalikë në bulevard për të shpuar gomat e makinave të policisë

24/10/2026

Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!

24/10/2026

Dalin pamjet e fundit me dron, ja përmasat reale të protestës së dhunshme në Tiranë

24/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Endri Tafani, “megafoni” i çifutëve në Tiranë, sulm ndaj shqiptarëve që kundërshtojnë gjenocidin
  • Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.