AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Spiropali: S’ka si letërsia! Romani “Dielli në mërgim”, dëshmi e artit që na orienton dhe na fisnikëron

by SHT Media
07/12/2025
in Politikë
6
0
Spiropali: S’ka si letërsia! Romani “Dielli në mërgim”, dëshmi e artit që na orienton dhe na fisnikëron
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali ka ndarë një reflektim të gjatë mbi rolin e letërsisë në jetën shoqërore dhe kulturore, duke e cilësuar atë si “gradën më të lartë të sofistikimit të qenies njerëzore”. Postimi vjen pak ditë pas mbylljes së Panairit të Librit, një moment që, sipas saj, rikthen vëmendjen te librat, autorët dhe vlerat e artit letrar.

Spiropali ndalet veçanërisht te romani “Dielli në mërgim” i shkrimtares Ani Wilms, të cilin e vlerëson si një vepër që ndërthur drama, breza dhe vende të ndryshme, “një roman i jashtëzakonshëm i qëndisur mjeshtërisht nga njëra prej pak romanciereve të letërsisë sonë”

Ministrja paralajmëron se braktisja e leximit do të ishte një dëm i pakthyeshëm për shoqërinë.

Postimi i plotë i Elisa Spiropalit:

S’ka si Letërsia

Është gjithmonë kënaqësi të flasësh për gradën më të lartë të sofistikimit të qënies njerëzore: Letërsinë. Për librat, brendinë e tyre, autorët, protagonistët, stilet, atmosferat. Sidomos kur sapo u mbyll një Panair.

Për më tepër kur fjala është për një roman të jashtëzakonshëm: “Dielli në mërgim”, që ngërthen disa drama, disa breza, disa vende. Dhe aq më shumë kur atë roman e ka qëndisur mjeshtërisht njëra nga të paktat romanciere femra që kemi, Ani Wilms.

Letërsia është Ajo që më së shumti na lumturon, na urtëson, na orienton, pse jo, dhe na modelon, shijet, sjelljet, zakonet, mënyrat. S’ka si Letërsia. Pa Letërsinë bota do të ishte më e egër, jeta më e vrazhdë, marrëdhëniet më të vështira, luftrat më të shpeshta dhe me pasoja më dramatike, shoqëria më e ftohtë, progresi më i ngadaltë.

Falë Letërsisë dhe romaneve seriozë si i Ani Wilms, njerëzimi përparon, bëhet gjithmonë e më i butë, më i thellë, më reflektues, jeta më e dashur, fatkeqësitë më pak të hidhura, problemet më të zgjidhshme.

Shqipëria është një ndër shembujt ku, si kudo në botë, ajo që u prin zhvillimeve pozitive është Letërsia. Jo Letërsia e vogël, meskine, mediokre, që të ngushton, të dëshpëron. Por Letërsia e madhe. Ajo që të frymëzon shpirtrin, të ngroh zemrën, të tregon rrugën.

“Dielli në mërgim” nga Ani Wilms e provon. Është pikërisht një shembull i tillë. Të bëjmë kujdes me Letërsinë. T’i shërbejmë, ta mirëmbajmë. Nuk është e vështirë. Nuk kërkon shumë mund. Mjaft të mos e braktisim, të mos e harrojmë. Asgjë më tepër se sa ta lexojmë.

Me gjasa, për shqiptarët të cilëve nuk u ka munguar kurrë dëshira për të lexuar, vështirësia e vetme për të mos e lënë Letërsinë të sëmuret ose të vdesë, është mungesa e kohës. Është e mirëkuptuar. Por nuk është justifikim serioz. Asnjë kohë nuk është më e çmuar se koha e leximit. As koha e gjumit.

Pa Anna Kareninën, Hamletin, Faustin, Taras Bulbën, Ebu Qerimin, Çiçikovin, Naimin, Liqerin, Gjorg Berishën, bota do ishte më e trishtë, jeta më e vështirë, natyra nuk do na dukej fort e bukur.

Po të ndodhë, larg qoftë, të rreshtim së shkruari romane, thurim vargje, organizojmë panaire, do gjejmë belanë.

Autorët, shkrimtarët, protagonistët, poetët, dramaturgët, tragjedianët, Hektori, Akili, Hamleti, Makbethi, Kadare, Floberi, Anna Karenina, Zonja Bovari, Anna Ahmatova, Noli, Konica, e të tjerë e të tjerë, do të ngrihen nga varri me thika e sëpata në duar, do vijnë të na vrasin, të na thonë se s’ka zgjidhje tjetër veç të vdesim ne, të ngjallen ata.

Inshallah kjo nuk ndodh, se po ndodhi nuk do gjejmë dot vend ku të fshihemi, as prokurori ku të ankohemi.

Pikturën, skulpturën, muzikën, i bën edhe Natyra.

I vetmi Art që Natyra nuk e bën dot është Letërsia.

S’ka si Letërsia. Pa Letërsinë do kishim mbetur majmunë duke u kacavjerrë nëpër degë.

Më thuaj cilën Letërsi ke lexuar, të them në cilën kohë ke jetuar.

“Dielli në mërgim” nga Ani Wilms, është shenja e sigurtë, lajmi i mirë, se shqiptarët do të vazhdojnë të bëjnë Letërsi të pavdekshme.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Endri Tafani, “megafoni” i çifutëve në Tiranë, sulm ndaj shqiptarëve që kundërshtojnë gjenocidin

25/10/2026

Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

24/10/2026

Protestuesit e dhunshëm përdorin bombolë gazi të lidhur me kapsolla kundër policisë

24/10/2026

Protesta e dhunshme, eksperti ngre alarmin: Qëllimi i vetëm, destabiliteti

24/10/2026

Koçiu shpërthen pas sulmit me molotov ndaj policisë: Koha kur hidhnin gurin dhe fshihnin dorën ka mbaruar

24/10/2026

Përshkallëzohet protesta! Protestuesit i vënë zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës, molotovë edhe drejt Bashkisë Tiranë

24/10/2026

Rama publikon pamjet e protestuesve të maskuar që futen në selinë e PD-së: Universiteti i dhunës

24/10/2026

Analisti nxjerr prapaskenat: Pas maskave, kriminelë të paguar! Vijnë nga jashtë kufijve, është manuali që ka Antifa

24/10/2026

Kaosi nga protesta e dhunshme në Tiranë, RENEA kthehet para Kryeministrisë

24/10/2026

“Mediat e regjimit” në Tiranë menduan që fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

24/10/2026

Balla publikon pamjet e rënda: Banditët e Saliut hedhin molotov, punonjësit e policisë po digjen!

24/10/2026

Situatë e tensionuar/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve në sheshin Skënderbej, “breshëri” fishekzjarrësh në drejtim të efektivëve

24/10/2026

Protesta e dhunshme në Tiranë, protestuesit vendosin “yjet” metalikë në bulevard për të shpuar gomat e makinave të policisë

24/10/2026

Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!

24/10/2026

Dalin pamjet e fundit me dron, ja përmasat reale të protestës së dhunshme në Tiranë

24/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Endri Tafani, “megafoni” i çifutëve në Tiranë, sulm ndaj shqiptarëve që kundërshtojnë gjenocidin
  • Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.