• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Fermerët në Greqi përforcojnë bllokadat, plagosen 4 fermerë dhe 1 polic! Mitsotakis: Jemi për dialog!

06/12/2025
in Botë
Fermerët në Greqi përforcojnë bllokadat, plagosen 4 fermerë dhe 1 polic! Mitsotakis: Jemi për dialog!

Mijëra traktorë janë rreshtuar në rrugët kombëtare të Greqisë, zyrat doganore dhe pika kyçe, me demonstratat që tashmë po marrin karakter kombëtar. Fermerët grekë po intensifikojnë presionin mbi qeverinë, pasi bllokadat forcohen çdo ditë dhe numri i traktorëve të rreshtuar në rrugët kryesore të vendit po rritet vazhdimisht. Ditët në vijim janë konsideruar kritike, ndërsa organizatorët po shohin mundësinë e bllokimit të përgjithshëm të akseve rrugore dhe porteve.

Të premten pasdite u regjistruan incidente serioze pranë Selanikut. Fermerë nga Selaniku Lindor dhe Halkidiki tentuan të thyejnë barrikadën e policisë për të lëvizur drejt qendrës aeroportuale “Maqedonia”. Fermerët raportojnë se nga ana e tyre ka katër të plagosur, disa prej të cilëve nga përdorimi i gazit lotsjellës. Gjithashtu edhe policia referoi në prokurori lëndimin e një efektivi, shkruan CNN grek.

Shefi i qeverisë greke Kyriakos Mitsotakis, ripërsëriti thirrjen për dialog teksa ishte i pranishëm në një aktivitet publik.

“Qeveria është e hapur për dialog. Fermerët duhet të paraqiten në mënyrë të organizuar, me përfaqësim të caktuar dhe me kërkesa konkrete, dhe ne jemi këtu për të bërë më të mirën që mundemi. Protestat duhet të marrin parasysh edhe pasojat tek komuniteti më i gjerë.”, tha ai.

Fermerët thonë se nuk do të marrin pjesë në dialog pa angazhime të qarta për zgjidhjen e problemeve të tyre bazë. Ata theksojnë se çdo iniciativë për diskutim në këtë kohë minon përpjekjet e tyre dhe insistojnë mbi nevojën për një veprim të koordinuar kombëtar.

Këtë javë fermerët synojnë ta mbyllin me të paktën 30 pika bllokimi në të gjithë Greqinë, ndërsa nga e hëna e javës që vjen protesta do të përshkallëzohet me bllokimin e porteve. Porti i Volosit është shënjestruar si i pari që do të bllokohet, si nga deti ashtu edhe nga toka.

Më të lexuarat

  • Ish-balerina që u bë police në Shqipëri, gjen suksesin në Dubai si instruktore fitnessi

    Ish-balerina që u bë police në Shqipëri, gjen suksesin në Dubai si instruktore fitnessi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “BE është bekim për ne”, Rama: Unioni ndryshoi qasjen për zgjerimit pas agresionit Rus në Ukrainë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 10 vende vakante në Misionin shqiptar në Bruksel, Ministria e Jashtme thirrje profesionistëve: Bëhuni pjesë e skuadrës së Shqipërisë europiane

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, Begaj: Shprehim mirënjohjen më të thellë për njerëzit e punës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marta Kos: Bashkimi Europian pezullon fondet për Serbinë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sot 1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Iu refuzua kandidimi për kreun e PD, Salianji: Akt i padëgjuar, partia po trajtohet si pronë personale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SHBA-të i japin fund krizës 76-ditore, rihapet qeveria pas bllokimit të pjesshëm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Në PD s’ka garë”, Mërtiri: Me Sali Berishën në krye, e kanë të sigurt humbjen!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Hapet Akademia e Arteve Marciale në Bilisht, mundësi e re për fëmijët dhe të rinjtë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!