AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

“Putin helmoi ish-spiunin rus”/ Zbardhen detajet e hetimit britanik

by SHT Media
04/12/2025
in Botë
6
0
Rusia hap dyert për kinezët! Putin miraton udhëtimin pa viza për një muaj
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti rus, Vladimir Putin, duhet ta ketë urdhëruar sulmin me agjentin nervor, Noviçok, ndaj agjentit të dyfishtë rus Sergei Skripal, në vitin 2018, në një demonstrim “të pamatur” të fuqisë që çoi në vdekjen e një gruaje të pafajshme. Ky ishte përfundimi i një hetimi publik në Mbretërinë e Bashkuar që u publikua të enjten, më 4 dhjetor.

Skripal u gjet së bashku me vajzën e tij, Yulia, pa ndjenja në një stol publik në qytetin anglez Salisbëri në mars të vitit 2018, pasi Noviçoku ishte vendosur në dorezën e derës së shtëpisë së tyre që gjendej aty pranë.

Rreth katër muaj më vonë, Dawn Sturgess, 44-vjeçare, vdiq nga ekspozimi ndaj helmit pasi partneri i saj gjeti një shishe të parfumit, që spiunët rusë e kishin përdorur për ta futur këtë agjent nervor të klasit ushtarak në Mbretërinë e Bashkuar, u tha në hetim.

Skripalët, një zyrtar policor që shkoi në shtëpinë e tyre, ishin në gjendje kritike nga efektet e helmimit, por i mbijetuan helmimit.

Në përfundimet e tij, kryetari i hetimit, ish-gjyqtari i Gjykatës Supreme të Mbretërisë së Bashkuar, Anthony Hughes, tha se ishte i sigurt që një ekip i oficerëve të inteligjencës ushtarake ruse, GRU, kishte tentuar ta vriste Skripalin, i cili ia kishte shitur sekretet ruse Britanisë dhe ishte zhvendosur në këtë shtet pas një shkëmbimi spiunësh më 2010.

“Kam ardhur në përfundim se operacioni për vrasjen e Sergei Skripalit duhet të jetë autorizuar nga niveli më i lartë, nga presidenti Putin”, tha Hughes në raportin e tij.

“Dëshmitë se ky ishte një sulm nga shteti rus janë të shumta”.

Rusia gjithmonë ka mohuar çdo përfshirje, duke i paraqitur akuzat si propagandë antiruse.

Hughes tha se dy rusë e kishin lyer me Noviçok derën e Skripalit dhe kishin hedhur shishen që përmbante helmin pa përfillur rrezikun që ai paraqiste për njerëzit e pafajshëm.

Hetimi gjeti se shishja e parfumit e kontaminuar kishte mjaftueshëm helm për të vrarë mijëra persona.

Këto veprime “jashtëzakonisht të pamatura” bënë që atentatorët, eprorët e tyre në GRU dhe ata që autorizuan sulmin, deri te vetë Putini, të mbajnë përgjegjësi morale për vdekjen e Sturgessit, tha Hughes.

Autoritetet britanike veçse kanë ngritur aktakuzë në mungesë ndaj tre anëtarëve të dyshuar rusë të ekipit të atentatorëve.

Të enjten, Qeveria britanike njoftoi për sanksione të reja ndaj agjencisë së inteligjencës, GRU, dhe e thirri ambasadorin rus në bisedë për atë që e cilësoi si “fushatë të vazhdueshme të aktivitetit armiqësor” të Moskës.

“Mbretëria e Bashkuar do të ngrihet gjithmonë kundër regjimit brutal të Putinit dhe do të denoncojë makinën e tij vrasëse”, tha kryeministri britanik, Keir Starmer, përmes një deklarate.

Incidenti në Salisbëri nxiti dëbimin më të madh diplomatik mes Lindjes dhe Perëndimit që nga Lufta e Ftohtë dhe raportet mes Moskës dhe Londrës janë përkeqësuar edhe më shumë që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 2022.

Dy nga rusët që Britania i ka akuzuar për helmimin më pas u shfaqën në televizionin rus, ku mohuan përfshirjen në ngjarje. Ata thanë se ishin turistë të pafajshëm që ishin duke e vizituar katedralen e qytetit. Të tre të akuzuarit kanë mohuar çdo përfshirje.

Raporti i së enjtes është hetimi i dytë i madh që fajëson Putinin për sulme në tokën britanike kundër armiqve të tij të perceptuar.

Një hetim i vitit 2016 erdhi në përfundim se Putini me gjasë urdhëroi vrasjen në Londër të Alexander Litvinenkos, një disident rus dhe ish-agjent i shërbimit sekret FSB, duke përdorur polonium-210 radioaktiv./REL

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Endri Tafani, “megafoni” i çifutëve në Tiranë, sulm ndaj shqiptarëve që kundërshtojnë gjenocidin

25/10/2026

Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

24/10/2026

Protestuesit e dhunshëm përdorin bombolë gazi të lidhur me kapsolla kundër policisë

24/10/2026

Protesta e dhunshme, eksperti ngre alarmin: Qëllimi i vetëm, destabiliteti

24/10/2026

Koçiu shpërthen pas sulmit me molotov ndaj policisë: Koha kur hidhnin gurin dhe fshihnin dorën ka mbaruar

24/10/2026

Përshkallëzohet protesta! Protestuesit i vënë zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës, molotovë edhe drejt Bashkisë Tiranë

24/10/2026

Rama publikon pamjet e protestuesve të maskuar që futen në selinë e PD-së: Universiteti i dhunës

24/10/2026

Analisti nxjerr prapaskenat: Pas maskave, kriminelë të paguar! Vijnë nga jashtë kufijve, është manuali që ka Antifa

24/10/2026

Kaosi nga protesta e dhunshme në Tiranë, RENEA kthehet para Kryeministrisë

24/10/2026

“Mediat e regjimit” në Tiranë menduan që fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

24/10/2026

Balla publikon pamjet e rënda: Banditët e Saliut hedhin molotov, punonjësit e policisë po digjen!

24/10/2026

Situatë e tensionuar/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve në sheshin Skënderbej, “breshëri” fishekzjarrësh në drejtim të efektivëve

24/10/2026

Protesta e dhunshme në Tiranë, protestuesit vendosin “yjet” metalikë në bulevard për të shpuar gomat e makinave të policisë

24/10/2026

Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!

24/10/2026

Dalin pamjet e fundit me dron, ja përmasat reale të protestës së dhunshme në Tiranë

24/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Endri Tafani, “megafoni” i çifutëve në Tiranë, sulm ndaj shqiptarëve që kundërshtojnë gjenocidin
  • Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.