• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Atje ku dyshohet të jenë trafikuar vajza të mitura! Publikohen foto nga ishulli privat i Jeffrey Epstein

04/12/2025
in Botë
Atje ku dyshohet të jenë trafikuar vajza të mitura! Publikohen foto nga ishulli privat i Jeffrey Epstein

Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve publikuan këtë të mërkurë, 3 dhjetor, një seri fotosh dhe videosh nga ishulli privat në Karaibe i Jeffrey Epstein, duke ofruar një vështrim të rrallë në vendin e fshehtë ku ai akuzohet se ka trafikuar vajza të mitura.

Materialet e reja tregojnë ambientet e rezidencës së Epsteinit, përfshirë dhoma gjumi, një telefon, një hapësirë që ngjan me zyrë ose bibliotekë, si edhe një tabelë ku janë shkruar fjalët “fin”, “intellectual”, “deception” dhe “power”.

Një nga fotot shfaq një dhomë me një karrige dentisti dhe maska të varura në mur. The Neë York Times ka raportuar se e dashura e fundit e Epsteinit ishte dentiste dhe ndante një zyrë me një nga kompanitë e tij fiktive. Videot duken si një xhirim i brendshëm i pronës. Materialet e publikuara të mërkurën vijnë nga autoritetet ligjzbatuese të Ishujve Virxhin të SHBA-së dhe janë realizuar në vitin 2020, një vit pas vetëvrasjes së Epsteinit në burg.

Epsteini ishte pronar i dy ishujve në Ishujt Virxhin të SHBA-së, përfshirë Little St. James, të cilin, sipas The Neë York Times, disa banorë lokalë e quanin “ishulli i pedofilit”. Në vitin 2022, Prokuroria e Përgjithshme e Ishujve Virxhin arriti një marrëveshje prej mbi 100 milionë dollarësh me pasurinë e Epsteinit, pasi pretendoi se “dhjetëra gra dhe fëmijë u trafikuar, u përdhunuan, u sulmuan seksualisht dhe u mbajtën peng” në ishullin e tij privat.

Edhe pse fotot dhe videot e publikuara së fundmi nuk zbulojnë informacion të ri, ato duket se synojnë rritjen e presionit ndaj administratës Trump përpara afatit të 19 dhjetorit, kur Departamenti i Drejtësisë pritet të publikojë dokumente të tjera të çështjes. Një grup dypartiak ligjvënësish kërkoi gjithashtu nga Prokurorja e Përgjithshme, Pam Bondi, një përditësim mbi ecurinë e hetimit.

“Imazhet e reja paraqesin një pamje shqetësuese të botës së Jeffrey Epstein dhe ishullit të tij. Ne po i bëjmë publike këto foto dhe video për të garantuar transparencë dhe për të ndihmuar në plotësimin e tablosë së plotë të krimeve të tij të tmerrshme. Nuk do të ndalemi deri sa të sigurojmë drejtësi për të mbijetuarat”, thuhet në deklaratën e Robert Garcia, anëtar i komisionit të mbikëqyrjes në Dhomën e Përfaqësuesve.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!