AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Gjermania vë në funksion mburojën kundër raketave pas tensioneve të larta me Rusinë

by SHT Media
03/12/2025
in Botë
6
0
Gjermania vë në funksion mburojën kundër raketave pas tensioneve të larta me Rusinë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ushtria e Gjermanisë ka vënë në funksion pjesën e parë të një sistemi të mbrojtjes kundër raketave balistike në vlerë prej rreth 4 miliardë dollarësh, me qëllim që të mbrohet më mirë Evropa në një kohë kur tensionet janë të larta me Rusinë. 

Sistemi Arrow (Shigjeta), i prodhuar në Izrael dhe i zhvilluar me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, do të jetë pjesë e nismës së gjerë Mburoja e Qiellit Evropian, që u lansua pak pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, që ngriti shqetësimet për boshllëqet e mundshme në mbrojtjen ajrore të vendeve evropiane të NATO-s.  “Për herë të parë po fitojmë aftësinë për paralajmërim të hershëm dhe mbrojtje kundër raketave balistike me rreze të gjatë veprimi për popullsinë dhe infrastrukturën tonë”, tha ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius. 

“Po forcojmë shtyllën evropiane të NATO-s dhe po përmbushim një obligim planifikues të NATO-s. Po demonstrojmë që Gjermania po merr përgjegjësi”,shtoi ai. 

Marrëveshja për furnizimin e sistemit Arrow 3, e nënshkruar në vitin 2023, u përshkrua si kontrata më e madhe ushtarake e eksportit në historinë e Izraelit. 

Sistemi është dizajnuar që të shkatërrojë raketa balistike me rreze të gjatë veprimi që fluturojnë mbi atmosferën e Tokës. 

Ai përbëhet nga sisteme radar për zbulim, lëshues raketash dhe një sërë raketash penguese që, sipas raportimeve, janë në gjendje të godasin objektiva në lartësi deri në 100 kilometra. 

Një delegacion izraelit iu bashkua zyrtarëve ushtarakë gjermanë në bazën ajrore Holzdorf në pjesën lindore të Gjermanisë në një ceremoni që shënoi dislokimin zyrtar të pjesëve të para të sistemit Arrow 3. 

Dislokimi i së mërkurës shënoi herën e parë që një sistem Arrow është vendosur jashtë Izraelit, një gjë që Ministria gjermane e Mbrojtjes e përshkroi si “një sinjal të qartë për lidhjet e ngushta dhe partneritetin mes Izraelit dhe Gjermanisë”. 

Elemente të tjera pritet të dislokohen në lokacione të tjera në Gjermani sapo sistemi të jetë plotësisht operacional. 

Sipas raportimeve të mediave izraelite, Izraeli kishte dislokuar sistemin e vet Arrow 3 për të rrëzuar dhjetëra raketa balistike iraniane gjatë përleshjeve gjatë vitit të kaluar. 

Sistemi Arrow 3 i jep Gjermanisë një mbulim me rreze të gjatë, që plotëson sistemet aktuale gjermane Patriot me rreze të mesme, si dhe raketat me rreze të shkurtë veprimi, Iris-T. 

Në total, 23 vende të tjera janë bashkuar me nismën Mburoja e Qiellit Evropian, që udhëhiqet nga Gjermania. Berlini kishte propozuar nisjen e kësaj iniciative në gusht të vitit 2022./REL 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Endri Tafani, “megafoni” i çifutëve në Tiranë, sulm ndaj shqiptarëve që kundërshtojnë gjenocidin

25/10/2026

Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

24/10/2026

Protestuesit e dhunshëm përdorin bombolë gazi të lidhur me kapsolla kundër policisë

24/10/2026

Protesta e dhunshme, eksperti ngre alarmin: Qëllimi i vetëm, destabiliteti

24/10/2026

Koçiu shpërthen pas sulmit me molotov ndaj policisë: Koha kur hidhnin gurin dhe fshihnin dorën ka mbaruar

24/10/2026

Përshkallëzohet protesta! Protestuesit i vënë zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës, molotovë edhe drejt Bashkisë Tiranë

24/10/2026

Rama publikon pamjet e protestuesve të maskuar që futen në selinë e PD-së: Universiteti i dhunës

24/10/2026

Analisti nxjerr prapaskenat: Pas maskave, kriminelë të paguar! Vijnë nga jashtë kufijve, është manuali që ka Antifa

24/10/2026

Kaosi nga protesta e dhunshme në Tiranë, RENEA kthehet para Kryeministrisë

24/10/2026

“Mediat e regjimit” në Tiranë menduan që fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

24/10/2026

Balla publikon pamjet e rënda: Banditët e Saliut hedhin molotov, punonjësit e policisë po digjen!

24/10/2026

Situatë e tensionuar/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve në sheshin Skënderbej, “breshëri” fishekzjarrësh në drejtim të efektivëve

24/10/2026

Protesta e dhunshme në Tiranë, protestuesit vendosin “yjet” metalikë në bulevard për të shpuar gomat e makinave të policisë

24/10/2026

Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!

24/10/2026

Dalin pamjet e fundit me dron, ja përmasat reale të protestës së dhunshme në Tiranë

24/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Endri Tafani, “megafoni” i çifutëve në Tiranë, sulm ndaj shqiptarëve që kundërshtojnë gjenocidin
  • Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.