AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Mashtrimi në Tik-Tok, mbledh 200 mijë dollarë për diagnozë të rremë ikën në Itali

by SHT Media
01/12/2025
in Kronikë
6
0
Mashtrimi në Tik-Tok, mbledh 200 mijë dollarë për diagnozë të rremë ikën në Itali
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rreth 200 mijë dollarë të mbledhura në Tik-Tok dhe GoFundMe, me qëllim kurimin e Florjana Islamit, dyshohet se nuk janë përdorur për këtë qëllim. Denoncimin e bën Entela Domi, e cila pasi kontribuoi vetë dhe ndoqi nga afër rastin zbuloi, se fondet nuk përputheshin me realitetin mjekësor.

Pasi kërkoi shpjegim, ajo vetë u përball me sharje, ofendime dhe kërcënime në rrjetet sociale. Sipas Entelës, në mars 2025 u hap një GoFund për Florjanën, e shtruar në spital në Tiranë, pasi ajo vuante nga fibroza cistike dhe kishte nevojë urgjente për transplant mushkërie në Itali.

Ajo thotë, se 154 mijë dollarë u mblodhën përmes bankës dhe iu transferuan llogarisë së Florjanës, ndërsa 46 mijë dollarë të tjera u mblodhën nga të afërm dhe biznese. Në 8 prill, Florjana udhëtoi vetë drejt Italisë dhe u paraqit në urgjencë, ku u pranua për probleme me oksigjenimin.

“Unë jam Entela Domi, që po sulmohem prej 2 muajsh në rrjetin social Tik-Tok, pas një mashtrimi, që unë kam zbuluar, përsa i përket fondeve, që bëhen, lekët, që mblidhen për të sëmurët në rrjetin social Tik-Tok. Në mars të 2025 është hapur një “Go Fund” për një gocë nga Saranda, që quhet Florjana Islamaj. Kam bërë një kontribut modest te ky rast, sepse më ka prek shumë, goca ishte në spital, jep e s’merr, sipas personave, që po mblidhnin këto lekë. Janë mbledh 200 mijë $, ku 154 mijë $ janë mbledh me Bankë, janë transferua te llogaria e gocës dhe 46 mijë $ janë mbledh nga persona të afërt, nga bizneset. Goca ishte në Tiranë e shtruar në atë kohë për Fibrozë Çistike edhe këto lekë u donin me patjetër, që sipas tyre, kishin fol në Itali dhe kishte nevojë urgjente për një transplant mushkërie”, denoncon Entela Domi.

Entela, e cila komunikonte çdo ditë me mjekët si përkthyese, thotë se zbuloi që Florjana nuk vuante nga fibroza cistike dhe nuk ishte në listë transplantesh. Diagnoza e saj lidhej me probleme kronike të rrugëve të frymëmarrjes, të lidhura me mungesën e qimeve në hundë, një problem i lindur.

“Çuditërisht goca ka ardhur në Itali, me biletë avioni me 8 prill, ku është prezantua vetë në urgjencë, normalisht Italia nuk të refuzon. Kjo ka pas probleme me frymëmarrjen në atë kohë dhe kishte nevojë për oksigjen. Duke qenë se oksigjeni ishte i ulët, urgjenca e ka pranuar. Kam fol me mjekët, bëja përkthyesen dhe ditë për ditë zbuloja këto gjërat, që unë sot kam arrit, që është një rast mashtrimi 100%. Më vinin dhe letrat e spitalit, analizat, diagnoza më ka ardhur, që goca në fjalë nuk e kishte fibrozën cistike, nuk ishte as në listën e transplantit, nuk ishte diskutua.

Thjesht kishte një problem me rrugët e frymëmarrjes, mungesën e qimeve në hundë dhe shumë e thjeshtë, që kjo të marrë infeksion në rrugët e frymëmarrjes, që e ka kronike, që nga lindja. Është ndjekur nga një spital shumë i specializuar në Milano, që është për pjesën e mushkërive. Ka pas psikologen, ka pas asistencën sociale, që nuk kishte nevojë për asnjë lloj gjëje, as për shpi, ka qenë e mbuluar 100%.

Goca është pajisur mbrapa me leje qëndrimi për kurim. Goca e refuzoi këtë pjesën e asistencës sociale. Di, që ka marrë një shtëpi me qira, sepse qëllimi ishte, që këto lekë të përdoren për gjërat personale dhe të transferohej në Itali”, shtoi denoncuesja.

Emisioni “Stop” u përpoq të marrim një qëndrim nga vetë Florjana Islamaj, por ishte e pamundur. Motra dhe vëllai i saj shmangën përgjigjet dhe refuzuan të japin sqarime.

“Stop” ka siguruar edhe dokumentacion zyrtar nga Spitali “Shefqet Ndroqi” dhe spitali në Itali, ku në të dyja rastet diagnoza e Florjanës rezulton të jetë problem kronik i rrugëve të frymëmarrjes, që kërkon trajtim afatgjatë, që është i mundur edhe në Shqipëri.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Akuzohej për shpërdorim detyre, arrestohet pas një muaji kërkimesh ish-juristi i Kadastrës në Fier!

27/10/2026

Komunistët janë korrupsioni i varfërisë

27/10/2026

U ekzekutua nga kunati pak orë pasi kërkoi ndihmë në Polici, Kuvendi i Kosovës miraton rezolutë për hetimin e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe dhunën ndaj grave

27/10/2026

Lufta në Ukrainë, ministrat evropianë të mbrojtjes paralajmërojnë: Putini nuk po kërkon paqe

27/10/2026

A do të ruajë qeveria e re në Serbi lidhjet me Rusinë?

27/10/2026

Armëpushimi në Olesk në fuqi, Rusia dhe Ukraina vazhdojnë sulmet në fronte të tjera

27/10/2026

SHBA-të kanë plane për sulme të mëdha ndaj Iranit

27/10/2026

“Dhuna rrezikoi vendin, Berisha përkrahu Antifa-n!”- Frrok Çupi: Protesta në Beograd, ndryshe nga e Tiranës! Atje protestuan studentë, këtu huliganë

27/10/2026

“Problem, klima dhe imazhi i krijuar nga dhuna”- Fatura e protestave, eksperti Ribaj: Bankat, pasiguri edhe për kreditimin! Situata…

27/10/2026

Rrjedhja e informacionit të klasifikuar, SHBA ngre akuza të reja ndaj ish-drejtorit të FBI-së, James Comey!

27/10/2026

Rubio pas kthimit të Machado-s në Venezuelë: Me demonstrata në rrugë, nuk arrihet demokracia

27/10/2026

“Dhuna në protestë nga ‘grupi i zjarrit’ të Berishës”- Avokati: SPAK ka fuqizuar krimin dhe kriminelët e Saliut, ai është përgjegjës për…!

27/10/2026

Izraeli mban zgjedhjet vendimtare në klimë të tensionuar, ja çfarë tregojnë sondazhet për përballjen Netanyahu-Eisenkot!

27/10/2026

Trump ngre dyshime për rezultatin në Brazil, vë në pikëpyetje fitoren e Lulës: Duken si zgjedhje të manipuluara

27/10/2026

“Do të rrëmbej avionin”, ndërpritet fluturimi drejt Nju Xhersit pas mesazhit kërcënues, arrestohet 25-vjeçari

27/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Akuzohej për shpërdorim detyre, arrestohet pas një muaji kërkimesh ish-juristi i Kadastrës në Fier!
  • Komunistët janë korrupsioni i varfërisë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.