AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Me këngë në buzë e dritë në sy”, sot i jepet lamtumira Shpat Kasapit

by SHT Media
30/11/2025
in Kronikë
6
0
“Me këngë në buzë e dritë në sy”, sot i jepet lamtumira Shpat Kasapit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi do të përcillet sot për në banesën e fundit, 30 nëntor 2025.

Njoftimi është dhënë nga familjarët, të cilët me dhimbje kanë bërë të ditura detajet e ceremonisë mortore.

Homazhet për artistin që u nda nga jeta më 26 nëntor, do të zhvillohen prej orës 12:00 në Pallatin e Kulturës në Tetovë, ndërsa ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 14:00 në varrezat e qytetit.

Njoftimi i familjarëve:

Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të birit, babait, bashkëshortit, vëllait dhe shokut tonë të dashur, SHPAT KASAPI

(1 maj 1985 – 26 nëntor 2025)

Shpati ishte një zemër e bardhë, një shpirt i gëzuar që jetonte me këngë në buzë dhe me dritë në sy. Ai falte vetëm dashuri e mirësi, dhe kush e njohu, e ndjeu ngrohtësinë e tij.

Ikja e tij e papritur ka thyer zemrat tona. Do të na mungojë zëri i butë, buzëqeshja e tij e sinqertë dhe prania që na jepte qetësi. Kujtimi i tij do të mbetet i paharrueshëm për ne.

Të gjithë ata që dëshirojnë t’i japin lamtumirën e fundit Shpatit tonë të dashur janë të mirëpritur të marrin pjesë në ceremoninë e tij.

Homazhet do të mbahen të dielën, 30.11.2025, në orën 12:00, në Pallatin e Kulturës në Tetovë. Varrimi: në orën 14:00, në varrezat e qytetit të Tetovës. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij! U prehtë në paqe!


Shpat Kasapi u nda nga jeta në moshën 40 vjeçare pas një ataku kardiak gjatë qëndrimit të tij në Itali, ku ndodhej për një koncert.

Lajmi, tronditi jo vetëm familjarët dhe miqtë e tij, por edhe mbarë publikun dhe komunitetin artistik në të gjitha trevat shqiptare. Ai la pas një djalë 3 vjeç, Roelin dhe partneren e tij, Selvijen.

Shpat Kasapi, një prej emrave më të dashur të muzikës zbavitëse, la pas një karrierë të gjatë me projekte të suksesshme dhe hite që u kënduan nga disa breza. “Valle Kosovare”, një ndër këngët e tij më të njohura, ka qenë prej vitesh pjesë e pandashme e festave dhe dasmave shqiptare

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

27/10/2026

A pendohet për marrëveshjen me Ramën në 2008? Berisha: Ai na u imponua, sot mbështes listat e hapura

27/10/2026

Sula: Jemi në rrugën drejt Bashkimit Evropian

27/10/2026

“Ndërkombëtarët e përgëzuan Policinë në 21 Janar”, Berisha: Balliun e hodhi në Lanë një agjente sekrete

27/10/2026

E veja e opozitarit rus Alexei Navalny ngre alarmin: Regjimet autoritare dhe e djathta ekstreme në Evropë po forcojnë bashkëpunimin

27/10/2026

Bolsonaro largohet drejt SHBA pas humbjes së zgjedhjeve në Brazil

27/10/2026

EMRI/ Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar humb jetën gjatë punimeve për asfaltimin e rrugës, ruli e zuri poshtë vetes!

27/10/2026

“Nuk kemi çfarë mësojmë nga protestat serbe”- Ish-ministri Bajrami: Gjëja më pozitive, mbyllja e kapitullit për politikanët e kohës së Millosheviçit!

27/10/2026

“Macron, shkaktar për situatën në Francë”- Bejko: Fitorja e Le Pen ndikon në integrimin e Shqipërisë në BE! Nëse rreziku shkon përtej Europës…

27/10/2026

“PS do marrë pjesë në konsultime”- PD refuzoi ftesën e Begajt mbi datën e zgjedhjeve vendore, Balla: ‘Depoja e molotovëve’ të SHQUP-it qenka kundër! Uroj që…

27/10/2026

Zgjedhjet në Francë/ Avokatët e Marine Le Pen dorëzojnë ankesë në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit ndaj magjistratit!

27/10/2026

Shiste kokainë dhe heroinë afër shkollave, “Kontigjenti” prangos 31-vjeçarin në Lushnjë!

27/10/2026

Shifrat e INSTAT: Tirana, Lezha dhe Durrësi me numrin më të lartë të aksidenteve gjatë muajit shtator!

27/10/2026

Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

27/10/2026

15 vite në arrati, arrestohet në Ugandë i dyshuari për vrasjen e 38 personave dhe kanibalizëm

27/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë
  • A pendohet për marrëveshjen me Ramën në 2008? Berisha: Ai na u imponua, sot mbështes listat e hapura

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.