AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Këto që të çova tani, 100% origjinale”/ Ja si negocionte ish-efektivi Haxhiaj trafikun e drogës me grupin e Visit të Pojës

by SHT Media
29/11/2025
in Kronikë
6
0
“Këto që të çova tani, 100% origjinale”/ Ja si negocionte ish-efektivi Haxhiaj trafikun e drogës me grupin e Visit të Pojës
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-efektivi Igli Haxhiaj rezulton i përfshirë drejtpërdrejtë në trafikun ndërkombëtar të drogës me grupin e Elvis Doçit, i njohur ndryshe edhe si Visi i Pojës. Janë një sërë bisedash në SkyECC që Haxhiaj, i cili asokohe ishte oficer i Operacionales, që  implikojnë në trafikun e drogës. Dosja e SPAK, të cilën Report Tv e disponon, evidenton se Haxhiaj bën pazare e negocion çmimet për blerjen e kokainës me trafikantët e këtij grupi.

Ai shfaqet në biseda duke u kërkuar anëtarëve të grupit cilësi të lartë të kokainës, siguron transport dhe zbulon se kontakte në disa shtete. Në bisedat e zhvilluara në mars të 2023-shit, Igli Haxhiaj pyet për “mall të mirë me çmim”. Anëtari i grupit, ende i paidentifikuar, i ofron “Holandë me 29”, ndërsa shton se ka “të përzier me 25”. Haxhiaj ve në dukje se “qenka shtrenjtë” por pranon se “po prapë është duke u dhënë me aq”.

Haxhiaj: Vlla si e ke punën andej… A ke noi mall të mirë me çmim?

SEJRCV: Si e kom hajde mo tu lëviz për me bo lekët si gjithmonë. Ku ? Kam Holandë me 29 me duket.. Ma ofruan para ca ditësh, origjinal… Se t’përzim kam plot me 25 po te hy ne punë me luspa me krejt.

I.Haxhiaj: Qenka shtrenjta, kuptoj… Po prapë është duke u dhen me aq.

Dy anëtarët e grupit kanë shkëmbyer shpesh foto të kokainës, e cila dallohet me mbishkrime të ndryshme, si “bebe”, “111”, “rolex” (një prej markave luksoze të orave) apo “CR7” (lojtari Kristiano Ronaldo).

FM369H: Kjo është, nuk e di sa ka akoma gjendje duhet me pyt.. me 28 mund ta le ty… Fol e me thuaj, t’jap një për prove e shife. Por me këta jemi me lek ne dore

I.Haxhiaj: Kuptoj file… Ca çmimi.. A është e mire?… Me lek ne dore se pa lek s’dua unë… A është e mirë di gjë?

FM369H: Merreni një për test dhe vendosni. Mgjth duhet ti pyes nëse ka ngel dhe sa… Flit me njerëzit dhe nëse janë ok, të flas për gjendjen unë.

Nga përmbajtja e bisedës më sipër, anëtari i grupit i ofron Haxhiajt mall me çmim “28”, duke i sugjeruar që ta marrë “një për provë”. Ish-efektivi kërkon informacion për cilësinë dhe shprehet “me lek në dorë se pa lek s’dua”.

Në një tjetër bisedë në SkyECC anëtari i grupit deklaron se ka “një copë në Athinë”, duke shpjeguar se “ajo ngarkesë është… pml, a body, rolex… nuk e di fiks, por ajo punë është”. Ai i shpjegon skemën e çmimeve: “29k blerja, 2k transporti, 31k… e marrim 30k”.

Ndërkohë, një anëtar i grupit në një tjetër bisedë i kërkon “20 buk në Hollandë”, duke iu referuar kokainës. Haxhiaj i ofron çmimin “28 ma le mua”. Më pas deklaron se “ka një të mirë në Rotterdam me 27”, duke dërguar foto të produktit dhe duke shpjeguar se “këto që të çova tani janë 100% colo, origjinale”.

SPAK nuk ka arritur të sekuestrojë sasi droge, duke mos mundësuar ekspertimin e cilësisë apo llojit të saj, gjë që do të mundësonte që ndaj tij të ngrihej edhe akuza për trafik për ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ai akuzohet për “Shpërdorim detyre” dhe “Zbulim të akteve ose të dhënave sekrete”, pasi dyshohet se ka dekonspiruar operacionet policiore dhe siç dilte edhe në biseda kërkonte deri në 15 mijë euro për të shitur informacionet hetimore.

Si funksiononte organizata e trafikut të drogës?

Grupi i Visit të Pojës e kishte bazën në Shqipëri kishte edhe 6 baza të tjera në Breshia, aty ku pritej droga dhe më pas anëtarët shqiptarë e shpërndanin. Grupi dyshohet se ka trafikuar të paktën 1.3 tonë kokainë nga Amerika e Jugut në drejtim të Italisë, e cila ka lëshuar edhe masat e sigurisë për të dhe 23 anëtarë të tjerë. Në krye të grupit qëndronte vetë Visi i Pojës, me dy bashkëpunëtorët e tij, Erion Kapidanin dhe Denis Myftiun, ky i fundit është ai që shfaqet në bisedat në SKyECC me ish-efektivin Haxhiaj.

Kokaina nisej nga Amerika e Jugut dhe transportohej përmes linjave detare tregtare drejt porteve kryesore të Evropës Veriore, më pas fshehur në mjete të tonazhit të rëndë drejt Italisë. Ngarkesat shpërndaheshin në bazat logjistike, ndërsa paratë e fituara nga shitja ktheheshin te drejtuesit shqiptarë përmes korrierëve të quajtur “money mules”, kryesisht drejtues autobusi të linjave Itali-Shqipëri. Bashkëpunimi me një kompani transporti të administruar nga Giuseppe Iorio, 57 vjeç, me origjinë nga Campania dhe banues në Bergamo, siguroi mbulim logjistik për aktivitetet kriminale, duke vënë në dispozicion kamionë dhe udhëtime të mbrojtura. Organizata bashkëpunonte edhe me kriminalitetin e organizuar puljez, veçanërisht me Sacra Corona Unita, për shpërndarjen e drogës në Italinë e Jugut.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit

06/09/2026

Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

06/09/2026

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

06/09/2026

Petrit Vasili fsheh pasuri qindra mijëra euro te Kodra e Diellit dhe pallat në emrin e gruas së dytë, lidhja me kompaninë që i dha dhjetëra miliona euro kur ishte ministër Shëndetësie

06/09/2026

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD!

06/09/2026

Athina sinjalizon veto ndaj avancimit të Shqipërisë në BE, Mitsotakis: Do të ushtrojmë të drejtat tona

06/09/2026

Çfarë është AfD dhe çfarë programi ka! Kështu partia e ekstremit të djathtë nisi pushtimin e Gjermanisë

06/09/2026

“Non-grata çështje e mbyllur”, Berisha sulmon Blinken dhe Yuri Kim nga Nju Xhersi: Kush na tregoi barin, sot është pa punë!

06/09/2026

Skandali Epstein ‘mbërrin’ në Itali, Prokuroria e Romës nis hetime për italianë të përfshirë

05/09/2026

A do të marrë fund lufta? Nis takimi i Putinit me Kushner dhe Witkoff: Do të flasim për të gjitha aspektet

05/09/2026

Gledian Llatja hap dyqan lodrash te Qendra Toptani, bashkëpronar i Rezidencës Arena në Elbasan. Çfarë e lidh me kompaninë Viola Green?

05/09/2026

“Do t’i presim me vezë, domate e miell”, Lika paralajmëron deputetët dhe ministrat: Çdo seancë plenare do të na kenë te dera!

05/09/2026

Prestanome i krimit? Vasil Bedinaj ngriti skenarin mediatik për gjobëvënie nga Luan Muça me 5 milionë euro, por si qëndron e vërteta?!

05/09/2026

Pasuria e ‘beut fason’ Skënder Pashaj, deputeti i PS miliona euro nga djersa qindra grave e vajzave të varfëra, pronat dhe llogaritë e majme bankare

05/09/2026

Adem Alushi i Aldent korrupton me dhëmbë porcelani kupolën e Ministrisë së Arsimit, fton drejtoreshën e ASCAL Anisa Subashi në ‘fabrikën’ e tij të diplomave, konflikt interesi dhe dyshime për pastrim parash

05/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit
  • Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit
  • Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.