• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Aulon Kalaja rrëfen detajet nga takimi me Salianjin: Ja çfarë diskutuam për 3 orë.. Të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD

28/11/2025
in Politikë
Aulon Kalaja rrëfen detajet nga takimi me Salianjin: Ja çfarë diskutuam për 3 orë.. Të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD

Ish-kandidati i PD-së nga listat e hapura për zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Durrësit, njëkohësisht ndër më të votuarit, Aulon Kalaja, ka rrëfyer detajet e takimit të djeshëm të thirrur nga ish- deputeti demokrat Ervin Salianji. 

Ai shpjegoi arsyet e këtij takimi, diskutimet e mbajtura aty, qëllimin e kësaj mbledhje dhe çfarë u kërkua. Kalaja shpjegoi se qëllim nuk ishte krijimi i ndonjë fraksioni apo lëvizjeje partiake, por kërkimi i një riorganizimi dhe riformimi të partisë, me qëllim forcimin e strukturave të saj, reformimin me qëllim fitoren dhe kthimin në qeverisje. 

“Nuk kam shkuar as për parti politike, as franksion dhe as për lëvizje partiake. Ka qenë konfigurim i çuditshëm, janë ftuar më të votuarit e listës së hapur, ka qenë thirrje nga zoti Salianji për një diskutim dhe kafe në një nga hotelet e Tiranës. Nuk jam për spekulime dhe nuk dua të spekulohet. Unë kërkoj ringritjen e PD-së dhe jo për ndarjen e saj apo fraksionet. Unë e kam thënë PD ka nevojë për ringritje, forcim që të fitojë zgjedhjet, sepse e djathta qeveris më mirë nga e majta. PD duhet të shkojë drejt një force konservatore. Unë shkoj edhe në takimet e tjera opozitare”, tha Kalaja për “News 24”. 

Ai shpjegoi se kishte kundërshtuar Kodin Zgjedhor aktual ku bëhen pazare partish, duke kërkuar që të diskutohet fillimisht me zgjedhësit dhe kandidatët dhe pastaj të bëhet ky Kod. 

Ai tha se diskutimet në takim zgjatën 3 orë dhe gjithashtu u kërkua mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD për të diskutuar problematikat konkrete. 

“Kam shprehur kundërshtitë e mia për Kodin Zgjedhor, sepse mendoj se nuk ka nevojë që PD ta bëjë marrëveshjen me PS-në direkt, por të diskutohet me bazën, me partinë. Kandidatët të pyeten për problemet që kanë. Takimi zgjati 3 orë dhe u diskutua nga të gjithë për problemet e gjithsecilit në qarqet përkatëse. Më e rëndësishmja është mbledhja e këshillit Kombëtar, nuk është mbledhur për kohë të gjatë”, vijoi gazetari. 

Kalaja theksoi se qëllimi është vetëm forcimi i PD-së dhe rikthimi i saj në fitore. 

Ai refuzoi të bëhej pjesë e pazareve, sepse nënvizoi se ka prioritet parimet, por solli në vëmendje se nuk ishte normale që një bashki si Kruja, me 100 mijë banorë, të mos kishte asnjë deputet përfaqësues në Parlament, kur legjislaturën e kaluar kishte 4 të tillë. 

“Ne e bëjmë këtë proces dhe diskutim apo analizë që PD nesër të fitojë dhe të jetë forcë qeverisëse dhe kjo nis që nga diskutimet në Këshillin Kombëtar ku analizohet çështja e deputetëve më të votuar, përfaqësimit të tyre real, sepse në listat e sigurta ka deputetë që nuk kanë marrë vota, apo kanë marrë më pak nga të tjerët. Mendimet duhet të merren nga baza dhe kandidatët, këtë moment e ndava edhe dje në takim. Kruja ka 100 mijë banor si bashki, por nuk ka asnjë deputet, legjislaturën e kaluar pati 4 deputetë, dy nga PS dhe dy nga PD, tani nuk ka asnjë. Nuk është e drejtë. Unë nuk jam për pazar, por për parime. Nëse bëhet për pazare, atëherë unë nuk marr më pjesë”, përfundoi Kalaja. 

Më të lexuarat

  • Parashikimi i motit për ditën e martë, ja sa do të shkojnë temperaturat

    Parashikimi i motit për ditën e martë, ja sa do të shkojnë temperaturat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U përjashtua menjëherë nga Ferma VIP, Malbora reagon për herë të parë, zbulon arsyen e vërtetë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tragjedia në Durrës, Braçe në Kuvend: Ngjarja duhet trajtuar si vrasje, jo si shkelje rrugore! Të ndryshojmë Kodin Penal

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump paralajmëron Iranin: Nëse sulmoni anijet amerikane, do t’ju zhdukim nga faqja e dheut!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Irani sulmon me dronë edhe pikat strategjike në Oman

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas tragjedisë në Durrës, Taulant Balla: ‘Të fortët’ e lagjeve s’kanë pse të kenë patentë! Duhen ndryshime urgjente në Kodin Penal

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Komedi për ne, tragjedi për vendin”, Ngjela ironizon qëndrimet e Berishës ndaj Ramës: Shiheni se kush na ka drejtuar si kryeministër!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tragjedia në Durrës, nis me një minutë heshtje për dy të miturit seanca plenare

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SHBA në bisedime me Iranin, Witkoff: Po diskutojmë për t’i dhënë fund luftës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha reagon për aksidentin e rëndë në Durrës: Një tragjedi e vertetë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!